Drejtuesi dhe roli i tij (3)

Drejtuesi dhe roli i tij (3)
Përqendrimi i stafit drejtues ditën e parë
Pavarësisht sesa mirë është përgatitur stafi drejtues për ditën e parë, ka disa nga ato që do të kenë panik dhe do të thonë: “por çdo të bëjmë kur të vijnë vajzat”?

Ankthi i ditës së parë është i zakonshëm – edhe pse drejtuesit duan ta largojnë kohë pas kohe. Pyetja se çfarë do të bëjmë kur të vijnë vajzat duhet të marrë një përgjigje serioze dhe me kujdes.

Është një ndihmesë shumë e madhe për stafin drejtues që të kenë diçka ku të përqendrohen lehtë dhe ta mbajnë mend për ditët e para të kampit.

Formati i mëposhtëm i titulluar “BUZEQESHJA” është pikërisht për këtë qëllim. Kur themi që anëtarët e stafit drejtues ditën e parë ose të dytë duhet të “Buzëqeshin”. Me fjalën “buzëqesh nënkuptoj kuptimin literal të saj, por gjithashtu edhe 5 kuptime të tjera. Detyra jonë kryesore e cila mund të sjellë ndryshim është të lidhemi me kampistet.



Buzëqesh
Është e habitshme që ne harrojmë shumë lehtë të buzëqeshim. Shoqëri të mëdha në Amerikë kalojnë mijëra orë trajnimi duke iu kujtuar nënpunësve të tyre t’u buzëqeshin klientëve. Drejtueset duhet të jenë shumë të përgatitura në këtë drejtim, edhe mes ankthit dhe shqetësimeve ato nuk duhet të harrojnë “përshëndetjen” më të ëmbël nga të gjitha – buzëqeshjen!

Vështro në sy
T’i vështroni kampistet në sy është një tjetër pikë delikate, por një sjellje që i ndihmon kampistet të ndjehen të mirëpritura dhe që që i përkasin këtij ambjenti. Jini shumë të kujdesshme, vështrojini ato me respekt dhe dashuri si një motër e madhe që kujdeset me dhembshuri, që ato të ndihen sa më mirë në këtë ambient të ri.

Përfshi
Tre çështjet e fundit të formatit “Buzëqesh” kanë dalë nga përvoja me kampistet. P.sh., ne e dimë që një nga dy gjërat që i bëjnë kampistet të ndihen të lëna mënjanë në kamp është të mos diturit e emrave të kampisteve të tjera në grupin e tyre. Shumë vajza nuk i pyesin kampistet e tjera për emrat e tyre, nëse ato nuk ia dinë emrin pas ditës së parë. Drejtueset duhet të përsëritin me zë të lartë emrat e kampisteve me të cilat flasin gjatë ditëve të para të kampit. Kjo përsëritje, jo vetëm që na ndihmon të mësojmë emrat e kampisteve, por kur i thërret në emër, ato ndihen më të përfshira personalisht dhe thënia e emrave me zë të lartë ndihmon kampistet e tjera ta dëgjojnë dhe t’i mësojnë. Duke e bërë këtë me entuziazëm ju dërgoni një mesazh pa fjalë që ju vetë jeni të kënaqura në kamp dhe të kënaqura që jeni me kampistet.

Pas ditës së parë
Pas ditës së parë do të duhet të ndodhin disa ndryshime në përqendrimin e “buzëqeshjes” së drejtueseve. E para është që drejtueset duhet të bënë një përpjekje për t’u afruar kampisteve dhe të flasin me to. Kjo është pak delikate, por edhe një element i fuqishëm ndërveprimi midis drejtueseve dhe kampisteve. T’u afrohesh kampisteve fillon kontaktin me to dhe i bën ato të ndihen më të lidhura me drejtueset. Është shumë mirë kur i afrohesh një kampisteje për të biseduar me të, dhe është shumë ndryshme kur flet me to duke bërtitur nga larg. Sigurisht që drejtueset duhet të kujdesen që kampistet të përfshihen në çdo aktivitet. Meqë fillimi i kampit mund t’i bëjë vajzat të ndiejnë mall për familjen, vetmi, drejtueset duhet të kujdesen t’i aktivizojnë kampistet në aktivitete dhe t’i mbajnë ato të përfshira në to.

Mëso për çdo kampiste
Një nga gjërat më të rëndësishme që një drejtuese mund të bëjë gjatë 5 ditëve të para të kampit është të mësojë diçka për çdo kampiste të grupit që ka në përgjegjësi. Duke ditur diçka për çdo vajzë individualisht e bën edhe më personale përvojën që një drejtuese ka me kampisten dhe kjo do të bëjë që vajzat të ndiejnë që drejtueset kanë interesim dhe kujdes të vërtetë për to. Duke ditur që drejtueset duhet t’i ndihmojnë gjithmonë vajzat në kamp, një gjë tjetër që ato duhet të mësojnë është aktiviteti i preferuar për çdo vajzë në grup. Kjo mund të ndryshojë nga dita në ditë, gjithashtu edhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse kjo bën që edhe ato të përfshihen me kampistet. Kur drejtueset bisedojnë për herë të parë me kampistet, është mirë që t’i pyesin edhe për aktivitetin e preferuar të kampit të vitit të kaluar (nëse kanë qenë në kamp), ose për aktivitetin që ato mezi presin që të zhvillohet këtë vit.

Miqësi të reja
Nëse do të pyesësh vajzat që kanë qenë në kamp se cila është gjëja që kujtojnë më shumë, shumë nga ato mund të thonë për miqësitë e reja që ato kanë filluar. Disa nga ato mund të thonë që shoqet më të ngushta dhe më të mira janë ato që kanë njohur në kamp. Sigurisht, miqësia është një nga hallkat kyçe të një përvoje pozitive të kampit. Miqësia është gjithashtu diçka që shumica e drejtueseve mund të ndërtojnë në një mënyrë pozitive. Kjo është e rëndësishme, sepse nxit drejtueset të kenë më shumë miqësi me njëra - tjetrën. Drejtueset duhet të nxitin vajzat të zënë “miqësi të reja” dhe kjo është një nga gjërat më të zgjuara që një drejtuese mund të bëjë.

PËRSHËNDET dhe BUZËQESHI çdo kampisteje individualisht
Buzëqesh shumë! – ajo dërgon një mesazh mirëseardhjeje dhe miqësie
Kontakto me Sy! – ajo të lidh me kampistet.
Prezanto çdo kampiste te të gjitha anëtaret e tjera të grupit.
Mëso emrin e çdo kampisteje.
Ji entuzianste! Entuziazmi është i efekshëm!.

Gjatë ditëve të tjera….
Buzëqesh!
Tashmë ju i dini emrat e kampisteve!
Buzëqesh shumë! – ajo dërgon një mesazh ngrohtësie dhe miqësie.
Afrohu kampisteve! – ji e gatshme t’u afrohesh atyre.
Përfshi çdo kampiste në aktivitete
Mëso dy gjëra për çdo kampiste:
Inkurajo çdo kampiste  që të bësh një mike të re.

Lista shqyrtuese
Në fund të pesë ditëve
  •  A i dini emrat e kampisteve të grupit tuaj?
  • A i dinë kampistet emrat e njëra-tjetrës?
  • A ka kontaktuar me sy çdo kampiste me ty?
  • A di çdo kampiste të paktën një këngë të kampit?
  • A i dini aktivitetin e preferuar në kamp për çdo kampiste?
  • A dini të paktën një gjë për çdo kampiste? (preferencat e tyre)
  • A ka bërë çdo kampiste një shoqe të re në grupin e saj?

  
Kujtoni….
        Fëmijët mësojnë më shumë, përpiqen më shumë për gjërat, kënaqen më shumë dhe zënë më shumë shokë kur ndihen të sigurt!
        Përdorni listën shqyrtuese për të parë sesa i sigurt është ambienti që ju keni krijuar për kampistet!

Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment