Ndërmjetime shenjtorësh:


Ndërmjetime shenjtorësh:
Sipas traditës Orthodhokse shenjtorët e fjetur (të mbaruar) vijnë në lavdinë e Perëndisë, shfaqen përpara “Trinisë duke bashkëmbretëruar me Shpëtimtarin në jetë të jetëve dhe qëndrojnë të shenjtë në të pafundmet, pafundësisht”.
Sipas Vasilit të Madh besimtari me hirin e Shpirtit të Shenjtë bëhet kungues me Hirin e Krishtit, Bir i Dritës dhe merr pjesë në lavdinë e përjetshme të Perëndisë. Shën Athanasi i Madh thotë se shenjtorët më shumë nga të gjithë janë “tempull i Shpirtit të Shenjtë” përderisa në ta banon Hiri i Trinisë së Shenjtë, e gjithë Shën Trinia.

Shën Grigor Pallamai duke interpretuar vargjet e 2 Kor. 6,1-16 dhe Heb. 3,6; tek të cilat bëhet fjalë për tempullin e Perëndisë thekson se Perëndia “gjendet kudo”, është i kudondodhur por “banon vetëm ndër shenjtorët”.



Këtë bazë teologjike duhet ta kemi parasysh për ndërmjetimet e shenjtorëve. Shkrimi i Shenjtë referon shumë shembuj që në bazë të tyre duken se të drejtën e ndërmjetimit të shenjtorëve e dha vetë Perëndia. Abrahami, Moisiu, Jobi ndërmjetojnë tek Perëndia për njerëzit. Kryeprifti i drejtë Onia pa “të Shumëlumurin” profetin Jeremia “mbi qytetin e shenjtë”. Në këtë mënyrë u sigurua fitorja e Judë Makabeut ndaj armiqve.
Shembuj të njëjtë ndërmjetimesh të shenjtorëve na tregon edhe tradita e shenjtë e etërve. Shenjtorja martire Potamia apo Potamiena kërkoi nga Krishti të kurorëzonte Vasilidhin idhujtar, i cili e ruajti nga sulmet dashakeqe. Vasilidhi u bë i krishterë dhe u martirizua për besimin. Ndërmjetimi i saj u dëgjua nga Perëndia.
Shën Joan Gojarti interpreton si më poshtë ndërmjetimin e shenjtorëve: “Njerëzit gjejnë shumë dobi kur përikin tek ndihma e mbretërve të tokës, aq më shumë shenjtorët tek Zoti Qiellor kur kërkojnë ndihmë për ne, për luftimin e pasioneve të shumta që na mbytin”.

Etërit e Sinodit të IV Ekumenik kërkuan ndërmjetimet e Shën Flavianit, Kryepeshkop të Konstandinopojës. Etërit e Sinodit të VII shpehën: “ Kush nuk pohon se që nga themelimi i botës shenjtorët e lavdëruar të Perëndisë, qofshin këta ose para ligjit, ose në ligj, ose në hir që janë të nderuar përpara Perëndisë, edhe për nga shpirti, por edhe për nga trupi i tyre dhe nuk kërkon ndërmjetimin e tyre si persona të drejtësuar për ndërmjetim për botën, duke qënë në rregull me traditën e kishës”, “ Qoftë i anatemizuar!”
Shenjtorët paraqiten duke ndërmjetuar përpara Perëndisë. Banojnë në qiell dhe vishen me dritën hyjnore. Të gjithë shenjtorët janë “bashkë me grupet e ëngjëjve dhe të martirëve të Perëndinjeriut Fjalë” dhe lavdërojnë Zotin dhe Bërësin e të gjithave.
Lutjet e shenjtorëve përpara Perëndisë dhe ndërmjetimet e tyre për njerëzit i dedikohen ngjarjes se u treguan ata që panë Perëndinë, të mire, të panjollshëm, të butë, të pastër, të virgjër, asketë dhe zelotë të dëshmisë të martirizimit të Krishtit. Shenjtët i morën virtytet nga Krishti dhe “pa Krishtin dhe aleancën e tij” nuk do të mundnin të arrinin asgjë. Kjo përbën besimin bazë të etërve niptikë.
Shenjtët dëshironin gjërat e larta, vetëpërmbajtën mishin, fituan mbi demonët dhe imituan pësimin e Krishtit me luftën e tyre dhe martirizimin qoftë ky i gjakut apo i ndërgjegjjes.

Sipas Kishës Orthodhokse, ajo fuqi që përsos besimtarët dhe i tregon miq të Perëndisë është misteri i Kryqit dhe i Ngjalljes. Me bindjen që shfaqin tek Perëndia, Hiri i Perëndisë shndërron interesin e besimtarëve në dashuri të pa interes, dhe kështu, të krishterët hyjnizohen dhe bëhen të afërt për Perëndinë, vëllezër të Tij, duke bashkëmbretëruar sipas Hirit të Krishtit dhe bij të birësuar të Virgjëreshës e cila gjendet në kulmin e shenjtorëve.

Të krishterët thërrasin për ndërmjetimin e “ vëllezërve të Krishtit”, d.m.th. të atyre që vuajtën për Krishtin akoma dhe para martirizimit. Pas vdekjes martirike, martirët “Krishtmbajtës” ngjiten pa gjykim në Parajsë dhe zënë vendin bashkë me Apostujt dhe të drejtët e Dhiatës së Vjetër “në vendin e djathtë” të Zotit. Shenjtoret jane në mbretërinë e Perëndisë, si kungues të saj dhe pjesëtarë të gjykimit të tij dhe gjykatës në gjyqin e ardhshëm. Nga ky vend me përparësi qëndrojnë ndërmjetimet e vazhduara tek Zoti për vëllezërit që luftojnë duke përdorur lutjet e tyre.

Perktheu: Thoma Shkira