Nderimet e shenjtorëve dhe festimi per nder te shenjtoreve


Nderimet e shenjtorëve dhe festimi per nder te shenjtoreve

Sinodiku i Sinodit të VII Ekumenik për orthodhoksinë, besimin e drejtë shkruan: “Profetët si njohin, apostujt si na mësuan, kisha si mori…”2 përmbledh mësimdhënien e etërve, të cilët na mësojnë se shenjtorët janë “ndriçues të Perëndisë”, “miq dhe njohës të vërtetë të Perëndisë”, duhet të nderohen jo vetëm si “shëronjës të Perëndisë” por dhe si drejtues të besimtarëve në “ çdo të vërtetë më Shpirtin e Shenjtë”. Shenjtët si miq të vërtetë të Krishtit vlerësohen të nderohen, sepse jeta e tyre ishte “ripërtëritëse”, “ e re “.
“ Në qoftë se nderon babain tënd biologjik aq më shumë duhet të duash dhe të nderosh etërit e tu shpirtërorë” na thotë Shën Grigor Pallamai. Nga sa nënkuptohet nga teologjia e këtij të fundit, na tregohet se besimtarët kanë nevojë për t’i kushtuar nderimin e duhur shenjtorëve, të cilët janë përçues të ndriçimit hyjnor, mund të kuptojmë dhe nocionin e imitimit të tyre.
Njohja e të vërtetave të Kishës dhe ruajtja e drejtë e dogmave që përbëjnë përcaktime empirike dhe jo përpunime stohastike, përbën çështje të domosdoshme për shoqërinë e besimtarëve me shenjtorët dhe imitimin e jetës së tyre brenda Kishës.
Shoqëria, kungimi më Krishtin realizohet me referimin e besimtarëve tek shenjtorët dhe imitimin e jetës së tyre. Duke “bashkëmbretëruar me Shpëtimtarin Krisht” dhe duke ndërmjetuar tek Perëndia nderojmë shenjtorët:
(i) me fjalë (ii) me shkrime (iii) me mendime (iv) me therore (v) në kisha (vi) në ikona.


Festimi për nder të shenjtorëve

Festat për nder të shenjtorëve janë të shumta dhe ndahen në kategoritë e mëposhtme:

1. Kujtimi i shenjtorit-bëhet fjalë për përvjetorin e fjetjes së lumur të shenjtorëve. Quhet kujtimi sepse kujtojmë shenjtin që festohet, d.m.th., nderimin e tij.
2. Dita e shenjtorit – zakonisht shenjti festohet më në veçanti nga shenjtorët e tjerë ku besimtarët kërkojnë bekimin e tij.
3. Dita e lindjes – dita sipas të cilës shenjti lindi në Mbretërinë e Perëndisë.
4. Dita e mbarimit – sepse i mbaruar hyn në Mbretërinë e Perëndisë.

Kategori tjetër e festave është:

(a) Mbledhjet.
Festa të tilla janë Mbledhja e Perëndilindëses (Hyjlindëses më 26 dhjetor), Mbledhja e Shën Joan Prodhromit (Pararendësit më 7 janar), Mbledhja e 12 Apostujve më 30 qershor, Mbledhja e Kryeëngjëllit Gabriel më 26 mars. Vemë re se bëhet fjalë për mbledhje të besimtarëve, për nder të atyre figurave të shenjta që luajtën rol të rëndësishëm në një ngjarje të madhe si e Hyjlindëses në Lindjen e Krishtit, etj.
Por mbledhje mund të cilësohen dhe të gjitha festat.

(b) Transferim apo ritransferim lipsanesh të shenjta (Të Shën Gjergjit më 3 nëntor, të Shën Dionisit në Zakintho më 24 gusht, etj.)

(c) Përvjetor mrekullie, siç për hir të fjalës së Shën Efthimisë, kur pranoi vendimet e Sinodit të IV Ekumenik.

(d) Ngjitje( vajtja) e Shën Kirillit në Efes për mbledhjen e Sinodit të III Ekumenik (18 janar).


(e) Gjetje e ikonave, lipsaneve dhe të objekteve të tjera të shenjta, kujtime tërmetesh, inagurime,etj.



Perktheu: Thoma Shkira