e) Kundërrmimi (Aroma ) i lipsaneve- Burimi i miros
Besimi i të Krishterëve se nga shenjtorët buron miro dhe ndihet erë e mirë është një dukuri e kishës Paleokristiane fillimin e së cilës nuk mund ta përcaktojmë.
Në kishën e hershme të krishterët besonin se trupat e martirëve dhe të omologjetëve (pohuesve) lëshonin një erë karakteristike të veçantë. Tek ata që ishin prezentë në momentin e martirizimit të Shën Polikarpit u bë e ndjeshme aromë e mirë. Gjithashtu, martiri Kapadok i përndjekjes së fundit Juliani lëshoi aromë të këndshme të Shpirtit të Shenjtë. Në apoflegmat lexojmë se një asket i madh “ ishte burrë me dhuratën e dallueshmërisë dhe plot me aromë të Shpirtit të Shenjtë”.
Së fundi, i referohemi edhe njëherë Perandorit Justinian që kërkoi të marrë pjesë nga lipsani i Shën Dhimitrit. Librat e “Mrekullive” bëjnë fjalë për aromën e baltës së copëtuar (shkëputur) dhe kjo në vend të pjesës së lipsanit të cilin nuk e lejoi martiri që të jepej.
Aroma e shenjtorëve karakterizohet si aroma e Krishtit përderisa na bëhet e ditur si “era e këndshme e Krishtit ndër ata që shpëtohen dhe ndër ata që humbasin” (2 Kor. 2,15) apo si “era e këndshme e Shpirtit të Shenjtë”. Zoti është “aroma e pësosur”. Nga Krishti dhe nga Shpiri i Shenjtë lëshohet “erë pavdekësie”.
Prezenca e Krishtit apo e Shpirtit të Shenjtë bëhet e perceptueshme nga era e këndshme që mbush vendin. Përgjatë Pendikostisë zbritja e Shpirtit të Shenjtë shoqërohet nga era e këndshme. Tek apokrifet mësimdhënia e Thadeut bën fjalë për mbushjen e vendit me aromë ku ishin të mbledhur nxënësit përgjatë Pendikostisë.
Aroma që tregonin martirët dhe shenjtorët ashtu siç dhe fuqia e lipsaneve të tyre nuk është një cilësi e tyre, por cilësi e fuqisë hyjnore që banon tek ata. Aroma e Krishtit, kundërrmimi i Shpirtit të Shenjtë është aroma e pavdekësisë. Aroma shfaqet më vonë tek vaji që sipas Krisostomit kujtohet si “Beteja shpirtërore e martirëve”. Përveçse vaji në veten e tij nuk përmban asgjë karizmatike duke përshkruar trupin e një shenjti apo martiri bëhet shërues dhe ripërtëritës. Shenjtët, nga varri i të cilëve buron miro thërriten “mirovlitë”.
Mirovlitët, kryesisht Shën Dhimitri u treguan përveç tij edhe Shën Nil mirovliti, Shën Simeon Nemania, ndërtuesi i manastirit Hilandar, martiri i ri Agathangjel Esfigmeniti, oshënar Serafimi i Sarovit, etj.
Në veçanti për miron e Shën Dhimitrit, burimet e pasura na referojnë këto: miroja është simbol i gjakut që derdhi shenjti duke imituar martirizimin e Krishtit. Efstath Selanikasi thotë se trupi i martirit gjendet në varr por nga ai buron gjak dhe miro. Ky gjak është simbol i jetës. Gjithashtu, Efstathi rrjedhjen e miros ia dedikon jetës së pastër të Shën Dhimitrit.
Për shumë shenjtorë miroja konsiderohet si simbol i shenjtërisë. Për Shën Dhimitrin ajo ka lidhje dhe me burimin e gjakut. Shën Nikolla Kavasila kombinon miron dhe gjakun e Dhimitrit me pastërtinë. Në mënyre analoge me këtë të fundit, interpretojnë miron edhe Grigor Pallamai, Filotheos Koqinos, Patriark i Konstandinopojës. Miroja e Shën Dhimitrit është rezultat i virgjërisë dhe i martirizimit për Krishtin. Edhe Shën Simeoni i Selanikut duke iu referuar burimit të miros tek Shën Dhimitri, thotë se ndërsa u hoqi kryq njollave dhe shijoi Drurin e Jetës na jep tregues të pavdekësisë, miron e tij.
Pas gjithë këtyre që përmendëm bëhet e qartë se në kishën Orthodhokse nuk është e mundur që të ketë kishë ku të kryhet Liturgjia Hyjnore pa pasur lipsanet e shenjtorëve. Kanoni i Shtatë i Sinodit të VII Ekumenik në lidhje me këtë përcakton “ sa tempuj të shenjtë që nuk vendosën lipsanet e shenjta të martirëve, përcaktojmë që në ta të vendosen pjesë lipsanesh sipas uratës së zakonshme( shërbesës së inagurimit). Ai që nuk vendos lipsanet e shenjta në tempull çkishërohet duke shkelur kështu traditat kishtare”.
Në mënyrë analoge të njëjtën gjë përcakton dhe Kanoni i 91-të i Sinodit të Kartagjenës duke thënë se: “Tempujt të cilët nuk janë inaguruar me vendosjen e lipsaneve të shenjta ose të gremisen, ose të inagurohen”. Gjithashtu, shërbesa e inagurimit tregon dukshëm të vërtetën se lipsanet e hirshme janë pjesë të Krishtit.
Për këtë arsye vendosen mbi dhiskun e shenjtë dhe kryeprifi u bën litani përgjatë shërbesës së inagurimit duke i ngritur mbi kokën e tij, ashtu siç meshetari ngre dhe mban misteret e frikshme duke vulosur me to dyert e tempullit që inagurohet dhe hedh mbi to miro të shenjtë dhe uron duke kujtuar martirët e shenjtë në ndërmjetime dhe duke i vendosur më pas në gurin qëndror të tryezës së shenjtë.
Perktheu: Thoma Shkira