Arti Kristian si element liturgjik i adhurimit hyjnor
Njeriu, qenia unike e paperseritshme, e krijuar sipas
ikones se vete Perendise dhe gjithashtu e dallueshme nga kafshet duke
pasur arsye, eshte e vetmja qenie e cila pervecse u lejua nga Perendia
qe te behet bashkekrijues me Te, krijon dhe sjell qyteterim.
Njeriu duke vezhguar bukurine e natyres, kupton akoma
dhe me teper se ajo eshte nje stoli e krijuar nga Perendia dhe nuk ka
si te mos frymezohet prej saj per te qene me kreativ dhe qe ky
kreativitet shpesh here ti kushtohet Atij qe te gjitha I krijoi dhe te
Cilit I detyrohemi gjithcka, qofte ti kthejme dhe dicka te vogel qe
eshte krijuar prej nesh per te treguar mirenjohjen tone ndaj dashurise
dhe bekimit dorehapur te Tij qe beri per ne.
Per
me teper Njeriu behet bashkekrijues me Perendine kur ai ben femije dhe
kujdeset per te. Gjithashtu ai behet ne ndryshim nga Krijuesi I te
gjithave krijues jo duke krijuar si Perendia qe krijoi gjithcka nga e
mosqena, nga hici por duke krijuar me disa elemente baze.
Ky kreativitet dhe qyteterim I njeriut nuk sherben vetem per plotesimin
e nevojave te tij por dhe per nje nga qellimet baze te deshires se
njeriut per te adhuruar Krijuesin Perendi. Kjo deshire e tij vjen nga
nevoja e mbjelle nga Perendia per te pasur komunikim me Te ashtu sic
Adami dhe Eva kishin komunikim me Te ne Kopshtin eEdenit. Perdorim
fjalen deshire sepse tregon me se miri lirine e njeriut qe kur u krijua.
Liri qe do te thote qe njeriu ishte I lire me deshiren e vet te
qendonte me Perendine ose jo, te thyente rregullin e parajses ose jo.
Meqenese sic dime ky rregull u thye dhe komunikimi I te Paregatuarve me
Krijuesin qe I gatoi u prish. Ata qe pasuan, te cilet ishin te
perfaqesuar nga Adami dhe Eva si perfaqsues te gjithe gjinise njerezore,
nuk kishin nje komunikim te rregullt me Perendine per shkak se natyra
njerezore u erresua. Keshtu njeriu nuk ishte me I kthjellet per te pasur
nje komunikim te paster me Zotin. Perpjekja e njeriut, pas renies
rezultoi ne paganizem. Pra, deshira e mjelle nga Perendia dhe nevoja per
te qene ne komunikim te vazhdueshem me Te dhe tashme me natyre te rene
dhe mendje te erresuar bene qe perpjekja e njeriut per tju afruar sado
pak Krijuesit te rezultonte ne paganizem duke iu falur idhujve,
fenomeneve, elementeve te natyres se krijuar si Perendi.
Nevoja e popujve per tju falur Perendive qe ata vete krijuan eshte
mjaft e qarte dhe buron nga nevoja per te qene ne komunikim te vertete
me Perendine e vertete(Vini re: Te gjithe popujt prisnin nje
Mesia,Enciklopedia). Meqe renia e natyres njerezore, mendja e erresuar e
njeriut dhe mekati nuk mund te arrinin tek Krijuesi dhe Artisti I Madh I
gjithckaje te dukur dhe te padukur (Besorja), atehere Perendia dergoi
Birin e Tij te vetemlindur per tu bere njeri me qellim qe njeriu te
behet Perendi( Shen Athanasi I Madh) duke qene keshtu jo vetem ne
komunikim por dhe ne kungim me Te.
Komunikimi
dhe kungimi ndermjet Perendise dhe njeriut beri qe njeriu te jete
kreativ dhe ti ofroje Perendise elemente te natyres te punuar me doren e
tij si mirenjohes ndaj Krijuesit te gjithckaje. Pra sado pak I ofron
Perendise po njekohesisht dhe Shpetimtarit nga ato qe Vete Ai ka
krijuar.( liturgjia Hyjnore, lutja pa ze). Arti Kristian quhet I tille
ne ndryshim nga arti I paganeve apo idhujtareve dhe quhet kristian nga
vete Emri I Shpetimtarit tone, Krishtit, I Cili jo vetem qe nepermjet
tij morri pjese me Atin dhe me Shpirtin e Shenjte ne Krijim por tani per
te shpetuar njerezimin dergohet prej Atit per tu bere njeri per te
restauruar ikonen e erresuar, Ikone qe ishte krijuar si Ikona e Tij ose
si ikona qe ai do te merrte kur te misherohej sepse ndryshe pa kete te
fundit nuk do te shpetohej natyra njerezore( Gjeneza “Le ta bejme
njeriun…”) Pra perpara Perendise, Krijuesit dhe te vetmit Shpetimtar te
gjithckaje, nuk mund te krahasojme as gjithe artistet me te shquar dhe
me te talentuar te te gjitha koherave. Pa Perendine bota as rastesi nuk
do te ishte, as stoli nuk do te ishte, ndersa njeriu, nuk do te ishte
dot njeri.
Qe ne fillimet e Krishterimit te Krishteret
jo vetem qe u bene pjestare te mjaft perfitimeve te domosdoshme
shpirterore dhe jo vetem por dhe u perkushtuan duke I dedikuar cdo gje
Perendise, Krijuesit dhe Shpetuesit te gjithckaje. Ata duke qene ne
komunikim dhe kungim me Perendine filluan te perdorin elementet e
natyres per tja ofruar Atij dhe duke I punuar ato me mjeshteri jo vetem
per te plotesuar nevojat e komunitetit te tyre gjate adhurimit te
perbashket hyjnor por dhe per tja ofruar perseri Atij qe I krijoi dhe I
dha, per ti bekuar dhe per ti shenjteruar ato per shenjterimin e
besimtareve me Krishtin.
Shkroi: Thoma Shkira