Rreth Dhiates se Re
Dhiata e Vjeter profetizon ardhjen e Mesias, ne te gjithe librat e saj
therret “Krishti do te vije ” dhe Dh e Re siguron se Mesia erdhi! Edhe
Apokalipsi (ose ndryshe Zbulesa) thote: “ Krishti perseri do te vije” me
Ardhjen e Tij te Dyte. Pra do te thonim se e gjithe Dh e Vj eshte
profetike, pasi nis dhe mbaron me profetsi.
Dh e Vj kerkon Mesian; kerkon qe ta gjeje; kjo perben
“fundin”, dmth qellimin e botes se Dh se Vj. Jobi thote me zell te
madh: “Ah sikur te dija ku ta gjeja” (Job 23, 3). Ne kete kerkese Dhiata
e Re pergjigjet: “ E gjetem”! (Jn. 1, 46).
Dhiata e Re
perbehet nga 27 libra: Kater Ungjijte (sipas Mateut, sipas Markut, sipas
Llukait, sipas Joanit), Veprat e Apostujve, katermbedhjete letrat e
Apostull Pavlit (drejtuar Romakeve, drejtuar korinthianeve 1 dhe 2,
drejtuar Galatianeve, drejtuar Efesianeve, drejtuar Filipisianeve,
drejtuar Kollosianeve, drejtuar Thesalonikasve 1 dhe 2, drejtuar
Timoteut 1dhe 2, drejtuar Titit, drejtuar Filemonit, drejtuar
Hebrenjve), shtate letrat Katholike (ose te pergjithshme) (E Jakobit, te
Pjetrit 1dhe 2, te Joanit 1dhe 2dhe 3, e Judes) dhe Apokalipsi (ose
Zbulesa) e Joanit. Keto libra jane deshmi te Apostujve dhe te nxenesve
te tjere perreth jetes dhe mesimdhenies se Krishtit dhe te Dhiates se
Tij, qe u lidh me Gjakun e Tij per shpetimin e te gjithe botes; Keto
libra nuk perbejne ekspozite te mesimdhenies se Krishtit dhe te Kishes
se Tij, por jane shkrime (tekste) qe u shkruan gjate koheve te ndryshme
per nje qellim te caktuar; Kryesisht dy arsye detyruan shkrimtaret e
hirshem te shkruanin keto libra. Njeri eshte rreziku per shtremberim te
mesimdhenies se Apostujve, qe vete kishte nisur te ndodhte dhe arsyeja
tjeter eshte nevoja per komunikimin se largu me bashkesite e ndryshme
kishtare.
Keto libra te shenjte perdoreshin qe heret per
qellime te caktuara te Kishes. Per shembull, tre Ungjijte e pare te
quajtur “sinoptike”, se bashku me tekste te Dh se Vj perdoreshin per
mesimdenien e Katikumeneve para pagezimit te tyre dhe me pas Ungjilli
sipas Joanit perdorej per mesimdhenie te larte te te sapopagezuarve, per
formim me te shumte te besnikeve. Prandaj akoma dhe sot ne Kishen tone
pas Pashkes, gjate se ciles kryhej pagezimi I katikumeneve, leximet
ungjillore jane sipas Ungjillit te Joanit dhe ne shumicen e tyre kane
lidhje me ujin (pagezimin). Edhe letrat e Apostull Pavlit jane shkruar
per tu dhene zgjidhje problemeve te ndryshme qe shqetesonin bashkesite
kishtare. Pra e themi perseri, librat e Dh se Re nuk perbejne nje hartim
sistematik te mesimdhenies se Kishes. Ashtu sic thote pater Jerothe
Blahos, Apostujt “ nuk kishin motiv te shfaqnin sistematikisht
mesimdhenien te cilen e morren nga Perendia, prandaj dhe Zbulesa nuk
njehsohet absolutisht me Shkrimin e Shenjte. Ka tema te cilat, per arsye
se nuk u trajtuan dhe perballuan si probleme, nuk shkruhen ne Dh e Re.
Librat kanonike dhe apokrife
27 librat e Dh se Re qe referuam jane libra kanonike, qe perfshihen ne
kanonin e Shkrimit te Shenjte, ashtu sic e caktoi Kisha. Librat kanonike
te Shkrimit te Shenjte quhen dhe “ Endhiatheta” ose “ Endhiathnta”
sepse perfshihen ne beselidhje; quhen akoma dhe “ origjinale”. Ne te
kundert ato qe nuk jane origjinale quhen “ fallco” ose “apokrife”. Libra
apokrife te Shkrimit te Shenjte, te Dhiate se Vj dhe te Re, therriten
ato libra qe u shkruan nga shek i dyte para K. deri ne shek e peste pas
K, ose nga judenj ose nga shkrimtare te krishtere, tek te cilat shkuesit
e tyre, duke imituar librat kanonike te Shkrimit te Shenjte, u perpoqen
te japin potencial kanonik duke I dhene autoresine emrave me autoritet
te Krishterimit. Librat apokrife jane te shumte ne numur; shume prej te
cilave u shpetuan ne veprat e shkrimtareve kishtare, vetem per nga
titulli por dhe nga permbajtja e tyre. Per nga emertimi I tyre, librat
apokrife vertiten perreth emertimit te librave kanonike.
Librat
kanonike te Shkrimit te Shenjte jane te pagabueshem, dmth nuk permbajne
asnje mossaktesi dhe asnje gabim apo genjeshter ne lidhje me te
verteten shpetimtare. Akoma dhe keto libra jane theopnevsta pra te
frymezuara nga Perendia. U shkruajten nga burra te shenjte me ndricimin e
Shpirtit te Shenjte, qe ne thelb eshte Shkruesi I Shkrimit te Shenjte
dhe qe perdori si mjet shkrimtaret e shenjte; ndersa shkruesit e hirshem
merrnin pjese ne kuptimin (e atyre qe shkruanin) dhe nuk shkruanin si
medium sepse shkruajten me gjuhen e tyre personale dhe karakterin e tyre
shkruajtes.
Librat Apokrife ne te kundert me librat kanonike, kane kurthe, sepse ne shumicen e tyre u shkruajten nga rrethet heretike.
Shpesh Eterit e Kishes sone hartonin katalog te Shkrimit te Shenjte,
por vecanerisht verejme se I linin te paperfunduar sepse prisnin zene e
Kishes per percaktimin autentik te librave kanonike. Sic permendem
librat e Dh se Re jane 27. Thuhet shpesh here se librat e Dh se Re jane
27 meqe Kisha I gjykoi keto si origjinale pas nje studimi te kujdesshem,
ose se ky apo ai liber I Dh se Re u perfshij ne Kanon, meqe pas nje
fare kohe u konstatua origjinaliteti I tij.
“Ky eshte nje gabim
dhe madje serioz”. Kisha asnjehere nuk gjykoi permbajtjen e ndonje
libri kanonik qe te vendosi nese duhet apo nuk duhet te behet I
pranueshem ne kanon. Kisha mori …Marrja e garantuar eshte kriteri I te
qenit kanonik dhe jo nga studimi I konsiderimit te vlefshmerise. Kriter
eshte informacioni historik dhe jo haludimi kritik. Librat kanonike
ishin ne kanon qe prej fillimi, nuk u vune fillimisht nen gjykim per te
ardhur (ne Kanon)….
Katalog kishtar I garantuar I librave
kanonike te Dh. se Re dhe I te gjithe kanonit te Shkrimit te Shenjte
eshte katalogu I Athanasit te Madh. Ky katalog perfshihet ne letren e
tij te 39 eortastike (festim, kremtim) qe u dergua si enciklike ne
kremtimin e Pashkes tek te gjitha Kishat e Botes ( “ Sinodi I pare
Ekumenik ngarkoi eksluzivisht episkopin e Aleksandrise qe te kujtoje me
enciklike porosite (kanonet)ne te gjithe Kishen, te percaktoje festimin e
perbashket te Pashkes dhe te shprehe dogmen e Kishes.”). Nga letra
shpetoi vetem kapitulli qe dedikohet ne kanonin e Shkrimit te Shenjte.
Katalogu I librave te Shkrimit te Shenjte qe permendet ne kete leter te
shen Athanasit, kete morri Kisha, ky eshte Kanoni kishtar I Shkrimit te
Shenjte.
Studim Orthodhoks I Shkrimit te Shenjte
Per
te interpretuar drejt, teologjikisht dhe kristologjikisht Shkrimin e
Shenjte nevojitet ndricimi I Perendise qe e perfitojme me lutjen dhe me
pastertine e jetes. Pasi Shkrimi I Shenjte eshte tekst theopnevst ( I
frymezuar nga Perendia), interpretohet drejt, teologjikisht, vetem nga
ai qe ka Shpirtin e Shenjte. “ Jo vetem shkruesi por dhe lexuesi duhet
ti njohe germat. Jo vetem shkruesi rreth matematikes duhet qe te njohe
matematiken, por dhe ai qe lexon dhe qe shpjegon shkrimet e matematikes
duhet te njohe matematike. E njejta gje fungsionon per percimin e cdo
teksti ne cdo shkence. Dhe per c’arsye te perjashtohet Shkrimi I
Shenjte? Ne te pershkruhet pervoja perreth Perendise dhe mbreterise dhe
lavdise se Tij te profeteve dhe apostujve te perendishem. Si nuk
fungsionon rregulli I pergjithshem shkencor dhe ne kete rast? Dmth si
lexuesit dhe komentuesit e sakte te kesaj pervoje te te perendishmeve
duhet te jene ata qe bejne pjese ne shoqerine e perendishme me Krishtin?
Pra, duhet te lutemi qe Krishti te na dergoje Shpirtin e Shenjte, qe ta
interpretojme sakte fjalen e tij. Sa e bukur eshte ajo qe shkruan
Jerondikoja. Shkuan disa vellezer ne Ava Andoni per ta pyetur se si
shpjegohet nje varg I Levitikut. Dhe shen Andoni beri lutje tek Perendia
te dergoje Moisiun, qe shkroi Levitikun, qe tu shpjegoje vargun e
veshtire!
Perktheu: Thoma Shkira