NGJITJA NË QIEJ E ZOTIT KRISHT - Dyzetë ditë pas Pashkës


 Ndoshta historia më e shkurtër e thënë në Shkrimet e Shenjta është historia e Ngjitjes së Zotit tone nw qiell.  Kjo ngjarje, që festohet si një nga 12 Festat më të Mëdha, gjendet në librin e Veprave të Apostujve 1:3-11. Festohet 40 ditë pas Pashkës dhe gjithmonë të enjten. Moment i Ngjitjes thuhet në një fjali: “Mbasi i tha këto gjëra, pasi ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre” (Veprat e Apostujve 1:9).
            Krishti bëri paraqitjen e Tij të fundit në tokë, 40 ditë pas Ngjalljes së Tij prej së vdekurish. Libri i Veprave të Apostujve tregojnë se dishepujt dhe nëna e Jisuit, Hyjlindësja, ishin në Jerusalem. Papritur, Jisui u shfaq para tyre. Jisui u dha dishepujve të Tij disa udhëzime që ata duhet të ndiqnin. Ai u tha dishepujve se ata duhet të qëndronin në Jerusalem për dhjetë ditë. Ai shtoi se pasi të kalonin dhjetë ditë, Shpirti i Shenjtë do t’i vizitonte ata.
            Pasi Jisui dha këto udhëzime, ai i udhëhoqi dishepujt në Malin e Ullinjve dhe u dha atyre udhëzime të mëtejshme. Jisui u tha atyre të shkonin jashtë në gjithë botën dhe të predikonin Ungjillin të gjithë popujve. Ai gjithashtu i udhëzoi ata të pagëzonin të gjithë njerëzit në emër të Atit, Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Përfundimisht Jisui u tha atyre: “Unë jam me ju gjithmonë, deri në fund të botës”. Atëherë Jisui ngriti duart e Tij, bekoi grupin, dhe u ngrit në qiell.


 Dukshëm, Dishepujt u mrekulluan. Ata vazhduan ta shihnin Jisuin ndërsa ai po ngjitej në qiell. Papritur, dy engjëj iu shfaqën atyre dhe i pyetën ata se përse po shikonin në mënyrë ngulmuese në qiell
Pastaj engjëlli tha: “O burra Galileas, pse rrini e vështroni në qiellit? Ky, Jisu që u ngjit që prej jush lart në qiell, do të vijë kështu, siç e patë atë duke shkuar në qiell” (Veprat e Apostujve 1:11). Kur dishepujt e dëgjuan këtë, ata ranë në gjunjë dhe adhururan Zotin.
             Ikona e Ngjitjes së Zotit tonë është një ikonë e gëzueshme. Ajo është pikturuar me ngjyra të ndritshme. Duke parë ikonën, historia që ajo tregon nuk duket e saktë. Në fakt, Krishti duhet të jetë personi kryesor në këtë ikonë. Gjithsesi, ikona, duket se bën njerëzit kryesor të kësaj ngjarjeje, Hyjlindësen, engjëjt dhe dishepujt. Krishti, i Cili ngjitet në qiell, është personi i rëndësihëm i kësaj ngjarjeje, por, ai tregohet më i vogël se figurat e tjera.
            Hyjlindësja zë një vend shumë të veçantë në këtë ikonë. Ajo është në qendër të ikonës, menjëherë poshtë Krishtit që po ngjitet. Gjesti i duarve të saj është gjest lutjeje. Ajo është qartësisht e paraqitur nga bardhësia e rrobave të engjëjve. Hyjlindësja është pikturuar me pamje shumë të qetë. Kjo është shumë e ndryshme nga paraqitja e dishepujve. Ata po lëviznin, po flasin njëri me tjetrin dhe po shikojnë dhe tregojnë drejt qiellit. Gjithë grupi, Hyjlindësja dhe dishepujt përfaqësojnë Kishën e Krishtit. Krishti tregohet në ikonë duke u ngjitur në lavdinë e Tij. Mandorla është një dizenjo e cila është në formën e bajames ose të rrethit. Brenda mandorlës është një figurë e një personi të shenjtë. Në këtë ikonë personi i shenjtë është Jisui. Mandorla simbolizon qiellin. Mandorla duket sikur po mbështetet nga engjëjt. Shpëtimtari ynë nuk ka nevojë për mbështjetjen e tyre. Ai u ngjit në qiell me anë të fuqisë së Tij. Engjëjt janë atje që ta lartësojnë atë.
            Krishti bekon mbledhjen me dorën e Tij të djathtë. Në dorën e Tij të majtë, është  një pergamen. Pergameni është simbol i të dhënit mësim. Kjo ikonë tregon se Zoti në qiell është burim i bekimit. Për më tepër, Jisui është burim i njohurisë. Ne, njerëzit, e marrim këtë njohuri nëpërmjet Kishës.
            Përsëri, arti Bizantin është besnik i Shkrimeve të Shenjta. Historia në veprat e Apostujve 1:12 tregon se Ngjitja e Zotit tonë ndodhi në Malin e Ullinjve. Në këtë ikonë, ai vend tregohet me pemë ullinjsh në sfond. Pemët e ullinve janë pikturuar duke u rritur  në tokën shkëmbore të kësaj zone.
            Ikona e Ngjitjes përfshin disa persona që nuk janë dëshmitarë të Ngjitjes. Shën Pavli tregohet në të djathtë të Hyjlindëses, por ne e dimë se ai nuk ishte i pranishëm në Ngjitje. Në atë kohë, shën Pavli akoma nuk besonte te Jisui. Por ai u bë i krishterë dhe u bë një nga apostujt më të mëdhenj të Krishtit. Prania e shën Pavlit qëllimisht pikturohet në ikonë që të tregojë që e gjithë Kisha dëshmon mbi këtë ngjarje.

Nga Libri: “ Historia e Ikonave”
Shkruar nga Mary Paloumpis Hallick




No comments:

Post a Comment