Lutje në kohë nevoje




Lutje në kohë nevoje

Perëndi i tërëfuqishëm,
Atë i mëshirave dhe i çdo ngushëllimi,
eja ndihmomë dhe çliromë nga kjo vështirësi, që më shqetëson.
Besoj, o Zot, se të gjitha provat e jetës janë nën kujdesin tënd
dhe se gjithçka punon për të mirën e atyre që të duan.
Largo prej meje frikën, ankthin dhe hidhërimin.
Ndihmomë t’i përballoj vështirësitë e mia me besim,
kurajë dhe me urtësi.
Bëj që kjo provë të më sjellë më pranë teje,
sepse Ti je mbrojtësi im dhe streha ime,
ngushëllimtari im dhe shpresa ime,
kënaqësia dhe gëzimi im.
Te dashuria dhe dhembshuria jote e vendos shpresën e besimit tim.
Se i bekuar është emri yt, i Atit, i Birit edhe i Shpirtit të Shenjtë,
tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

No comments:

Post a Comment