HYRJE
Festa e Ngjitjes së Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht festohet çdo vit në ditën e 40-të pas festës së Madhe dhe të Shenjtë të Pashkës. Meqë data e Pashkës ndryshon çdo vit, ndryshon edhe data e Festës së Ngjitjes. Kjo festë festohet gjithmonë ditën e enjte.
Festa vetë përkujton se të dyzetën ditë pas Ngjalljes, Jisui i drejtoi dishepujt e Tij për në Malin e Ullinjve dhe pasi i bekoi ata dhe u kërkoi atyre të prisnin për përmbushjen e premtimit të Shpirtit të Shenjtë, u ngjit në qiell.
HISTORIA BIBLIKE
Historia e Ngjitjes së Zotit tonë, e festuar si një nga 12 Festat e Mëdha të Kishës, gjendet në librin e Veprave të Apostujve 1:3-11. Ajo theksohet edhe në Ungjillin sipas Markut (16:19) dhe sipas Llukës (24:50-53). Momenti i Ngjitjes tregohet me një fjali: “Edhe si tha këto, ndërsa ata po shihnin u ngrit lart, dhe një re e mori nga sytë e tyre” (Veprat 1:9).
Paraqitja e fundit e Krishtit në tokë ishte 40 ditë pas Ngjalljes së tij prej së vdekurish. Veprat e Apostujve shpallin se dishepujt ishin në Jerusalem. Jisui u shfaq para tyre dhe i urdhëroi ata të mos largohen nga Jerusalemi, por të prisnin për “Premtimin e Atit”. Ai tha: “Joani pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoni me Shpirt të Shenjtë, jo shumë ditë pas këtyre” (Veprat 1:5).
Pasi Jisu dha këto udhëzime, i drejtoi dishepujt te Mali i Ullinjve. Këtu, Ai i porositi ata të jenë dëshmitarët e Tij “në Jerusalem edhe në gjithë Judenë edhe në Samari edhe deri në fund të dheut” (Veprat 1:8).
Ishte pikërisht në këtë kohë kur Jisui i drejtoi dishepujt “të shkojnë dhe të mësojnë gjithë kombet dhe të pagëzojnë në emër të Atit e të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë” (Mateu 29:20).
Ndërsa dishepujt po shihnin, Ai ngriti lart duart e Tij, i bekoi ata dhe u nda prej tyre dhe shkoi në qiell (Luka 25:51, Veprat 1:9). Dy engjëj iu shafqën atyre dhe i pyetën se përse po vështronin në qiell. Njëri nga engjëjt tha: “Jisui që u ngjit që prej jush lart në qiell, do të vij kështu, siç e patë atë duke shkuar në qiell” (Veprat 1:11).
IKONA E FESTËS
Ikona e Ngjitjes së Zotit tonë është një ikonë e gëzuar. Ajo është pikturuar me ngjyra të ndritshme. Krishti tregohet të ngjitet në qiell me një mandorla. 1. Mandorla është një dizajn në formën e bajames ose të rrumbullakët. Brenda mandorlës është një figurë e një personi të shenjtë. Krishti bekon popullin me dorën e Tij të djathtë. 2. Në dorën e Tij të majtë është një dorëshkrim. Dorëshkrimi është simbol i mësimdhënies. 3. Kjo ikonë tregon se Zoti në qiell është burimi i bekimit. Si shtesë, Jisui është burimi i njohurisë. Ikona na kujton se Krishti vazhdon të jetë burimi i mësimdhënies dhe mesazhi i Kishës, duke bekuar dhe udhëhequr ata të cilëve Ai u ka besuar punën e Tij.
Hyjlindësja zë një vend të veçantë në këtë ikonë. 4. Ajo është në qendër të ikonës, menjëherë poshtë Krishtit të Ngjitur. Gjesti i duarve të saj është gjest lutjeje. Ajo është qartësisht e skicuar duke parë nga bardhësia e veshjeve të engjëjve. 5. Hyjlindësja është e përshkuar në një qëndrim shumë të qetë. Kjo është mjaft e ndryshme nga paraqitja e Dishepujve. Ata janë duke lëvizur, flasim me njëri-tjetrin dhe janë duke shikuar në qiell. Grupi i tërë, Hyjlindësja dhe dishepujt prezantojnë Kishës.
Ikona e Ngjitjes përfshin disa që nuk e dëshmuan Ngjitjen. Shën Pavli tregohet në anën e majtë të Hyjlindëses, por ne e dimë se ai nuk ishte i pranishëm në Ngjitje. Në këtë kohë, shën Pavli ende nuk kishte besuar në Jisuin. Por ai u bë i krishterë dhe një nga Apostujt dhe misionarët më të mëdhenj të Kishës.
Ikona shpreh sovranitetit e Krishtit mbi Kishën e Tij; Ai është Kreu i Saj, udhëheqësi i Saj, burimi i Saj i frymëzimit dhe i mësimdhënies; ajo e merr porosinë dhe shërbimin nga Ai, dhe e përmbush atë në Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.
FESTIMI I KRISHTERË ORTHODHOKS PËR FESTËN E NGJITJES
Festa e Zotit tonë festohet me Liturgjinë Hyjnore të Shën Joan Gojartit, e cila kryhet në ditën e Festës dhe paraprihet nga shërbesa e mëngjesores. Mbrëmësorja e Madhe kryhet në mbrëmjen para ditës së Festës. Leximet e Shkrimeve për Festën janë: Në Mbrëmësore: Isaia 2:2-3, 62:10-63:9; Zakaria 14:1,4,8-11. Në shërbesën e Mëngjesores lexohet nga Ungjilli sipas Markut 16:9-20; dhe në Liturgjinë Hyjnore lexohet nga Veprat e Apostujve 1:1-12; Luka 24:36-53.
HIMNET E FESTËS
Përlëshore
U shestjove me lavdi, o Krisht Perëndia jonë, dhe gëzove me zotimin e Shpirtit Shenjt dishepujtë, të cilët u siguruan me bekimin që ti je i Bir' i Perëndisë, Shpërblenjësi i botës.
Shkurtore
Pasi mbarove urdhërimin për ne dhe bashkove të dheshmet me qielloret, u shestjove me lavdi, o Krisht Perëndia jonë, pa u ndarë prej gjëkundi, po duke mbetur afër, dhe duke u thirrur atyreve që të deshnin: Unë jam me ju, dhe asnjë s'është kundër jush.
No comments:
Post a Comment