Nëse duam njëri-tjetrin, Perëndia mbetet ndër ne!

 Asnjë s’e ka parë Perëndinë ndonjëherë.
Nëse duam njëri-tjetrin, Perëndia mbetet ndër ne dhe dashuria e tij është e përsosur ndër ne1 Joani 4:12
Ashtu si shumica e njerëzve, edhe ti mban në shtëpi fotografi të personave që janë shumë të rëndësishëm për ty. Madje kënaqesh kur ia tregon ato të tjerëve dhe dhe përjeton edhe një herë momentet e veçanta që ke kaluar.
Por a ke menduar për  ikonën e Zotit që mban në shtëpinë tënde?
Mund ta kesh në ikonostas ose në kokën e krevatit tënd, por te Letra e parë e Joanit thuhet se kur duam të tjerët, atëherë Perëndia është ndër ne.
Kështu pikturojmë  ikonën e Zotit dhe u tregojmë të tjerëve si është Ai, sepse Perëndia është dashuri.
Mësoje tani se Perëndia do që ti ta njohësh Atë; dhe dëshiron që, nëpërmjet teje, ta shfaqë veten e tij në botë. Ai dëshiron që ti ta shfaqësh dashurinë e tij dhe t’ua tregosh atë të tjerëve.

Te Letra 1 e Korintianëve mësojmë ç’është dashuria.


Cakto disa minuta çdo ditë dhe  lejo që ky pasazh të depërtojë thellë në zemrën tënde.
Kujto, sa më shumë të duash të tjerët, aq më shumë je si Perëndia. Dashuria është gjëja më e çmuar.
Çdo gjë tjetër do të venitet, por dashuria e Tij është ikona që do të jetë përjetësisht. Amin.

No comments:

Post a Comment