Imi është shpagimi; unë kam për të shpaguar, thotë Zoti!

  
 Mos merrni shpagim për veten tuaj, o të dashur, po bëjini udhë zemërimit; sepse është shkruar: "Imi është shpagimi; unë kam për të shpaguar, thotë Zoti". Romakëve 12:19

Të gjithë kalojmë nëpër situata ku nuk jemi trajtuar me drejtësi. Ndoshta dikush flet për ty prapa krahëve, që ti të dukesh keq;  ndoshta je lënë pas dore në pozitat e punës, ose të kanë mashtruar për çështje biznesi. Kur keqtrajtohesh, gjëja natyrale është të mbrosh veten dhe të kujtosh me përpikmëri çdo gjë që të kanë bërë.

Natyra njerëzore kërkon shpangim dhe merr hak, por Shkrimi i Shenjtë thotë: " Imi është shpagimi  ... thotë Zoti".
Kjo do të thotë që Perëndia kërkon të rregullojë gabimet e tua. Ai dëshiron të të shpaguajë për çdo padrejtësi që të është bërë. Ai është Perëndia i drejtësisë.

Vini re se çfarë thotë Shkrimi i Shenjtë:  Ose ti mund të marrësh hak për veten tënde, ose mund të lësh Perëndinë të jetë hakmarrësi yt. Por nuk mund t’i kesh të dyja mënyrat.
Nëse i merr gjërat në duart e tua, atëherë Perëndia do të bëjë prapa dhe do të thotë: “Vazhdo, bëje si di ti. Duket sikur nuk ke nevojë për ndihmën time”.  


Por nga ana tjetër nëse ti qëndron në mes të situatës që po kalon dhe thua: “Jo, unë do të lë Zotin të jetë hakmarrësi im dhe do t’i kemi Atij besim se do të sjellë drejtësi në jetën time”, atëherë ti i lë vend Perëndisë të veprojë fuqishëm në anën tënde. Amin.




No comments:

Post a Comment