PENTIKOSTIA - Shpjegimi i ikonës


 
Hyrje
Festa e Pentikostisë së Shenjtë (Rrëshajeve) festohet çdo vit 50 ditë pas Festës së Madhe dhe të Shenjtë të Pashkës dhe dhjetë ditë pas festës së Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiej. Festa festohet gjithmonë të dielën.
Festa përkujton zbritjen e Shpirtit të Shenjtë mbi Apostujt në ditën e Pentikostisë (Rrëshajeve), një festë e traditës judaike. Ajo gjithashtu feston themelimin e Kishës nëpërmjet predikimit të Apostujve dhe pagëzimin e qindra njerëzve të cilët besuan atë ditë në mesazhin e shpëtimit të Ungjillit nëpërmjet Jisu Krishtit. Festa shihet gjithashtu si pika kulminante e shfaqjes së Trinisë së Shenjtë.

Ikona e Festës
'lucida grande', tahoma, verdana, arial, sans-serif; font-size: 13px; line-height: 19.5px;">Ikona e Festës së Pentikostisë njihet si ikona e “Zbritjes së Shpirtit të Shenjtë”. Është një ikonë me ngjyra të theksuara të së kuqes dhe ngjyrës së artë që tregojnë se kjo është një ngjarje e madhe. Lëvizja e ikonës është nga maja deri në fund. Në krye të ikonës është një gjysmërrethi me rreze që dalin prej tij . Rrezet shkojnë në drejtim të apostujve dhe gjuhët e zjarrit shihen të zbresin mbi çdonjërin prej tyre duke treguar zbritjen e Shpirtit të Shenjtë.

Gjysmërrethi me rrezet që drejtohen mbi çdonjërin nga apostujtë.
Një gjuhë zjarri qëndron mbi kokën e shën Pjetrit

Ndërtesa në sfond të ikonës paraqet dhomën e sipërme ku dishepujt e Krishtit u mblodhën pas Ngjitjes. Apostujt tregohen të ulur në një gjysmërrethi i cili tregon unitetin e Kishës. Përfshirë në grupin e Apostujve është edhe shën Pavli , i cili edhe pse nuk ishte  i pranishëm me të tjerët në ditën e Pentikostisë,
u bë një apostull i madh i Kishës dhe misionari më i madh. Të përfshirë janë edhe katër Ungjillorët – Mateu, Marku, Lluka dhe Joani – të cilët mbajnë librat e Ungjijve ndërsa Apostujtë e tjerë mbajnë dorëshkrime që prezantojnë autoritetin e mësimdhënies të dhënë nga Krishti tek ata. 

Apostujt në dhomën e sipërme të mbushur me Shpirtin e Shenjë
Shën Pavli i cili nuk ishte i pranishëm në ditën e Pentikostisë, përfshihet në ikonë midis të dymbëdhjetëve
I përfshirë në ikonë është edhe shën Mark Ungjillori, i cili nuk ishte i pranishëm me dymbëdhjetë dishepujt në atë ditë
Përfshihet në ikonë është edhe shën Luka i cili nuk ishte i pranishëm në atë ditë

Në qendër të ikonës poshtë dishepujve, shihet një figurë mbretërore me kurriz nga sfondi i errët. Kjo është një figurë simbolike, Kozmosi, i cili paraqet  njerëzit e botës të cilët jetojnë në errësirë dhe në mëkat dhe të përfshirë në adhurimin pagan. Gjithsesi, figura mban në duar një rrobë që mban dorëshkrime dhe me këtë paraqet mësimet e Apostujve. Tradita e Kishës na thotë se Apostujtë mbanin mesazhin e Ungjillit për të gjitha anët e botës. 

Kozmosi, i cili paraqitet në qendër të ikonës, duke paraqitur njerëzit e botës
Dorëshkrimet të cilat mbahen nga Kozmosi paraqesin mësimet e Apostujve

Në ikonën e Pentikostisë ne shohim plotësimin e premtimit të Shpirtit të Shenjtë, të dërguar mbi apostujtë, të cilët do të mësojnë kombet dhe do t’i pagëzojnë ata në emër të Trinisë. Këtu shikojmë se Kisha mblidhet së bashku dhe është e qëndrueshme në unitet, nëpërmjet pranisë dhe veprës së Shpirtit të Shenjtë. Shpirti udhëheq Kishën në veprën misionare kudo në botë, dhe Shpirti udhëheq Trupin e Krishtit, Kishën, në të vërtetën dhe në dashuri.
Të Krishterët Orthodhoksë Festojnë Festën e Pentikostisë
Kjo Festë e Madhe kremtohet me Liturgji Hyjnore të Shën Joan Gojartit të dielën pas 50 ditëve pas kremtimit të Pashkës. Liturgjia kryhet ditën e festës dhe mbrëmja e ditës së mëparshme paraprihet nga Mbrëmësorja e Madhe dhe në mëngjesin e festës  kryhet shërbesa e Mëngjesores. Në ditën e festës kryhet një shërbesë Mbrëmësorjeje që përfshin lutjet gjunjëzuese. Këto lutje shënojnë fillimin e praktikës së gjunjëzimit përgjatë Liturgjisë në kohën kur Dhuratat e Shenjta të bukës dhe të verës shenjtërohen si Trup dhe Gjak i Krishtit. Praktika e gjunjëzimit lihet mënjanë përgjatë sezonit Paskal. Të hënën pas Festës, kryhet Liturgjia Hyjnore në përkujtim të Shpirtit të Gjithëmirë, jetëkrijues dhe të gjithëfuqishëm, i Cili është Perëndi, dhe Një nga Trinia, i një nderi, i një esence dhe i një lavdie me Atin dhe me Birin
(Nga Sinaksari i Festës).   

Leximet e Shkrimeve për festën janë si më poshtë:
Në Mbrëmësoren e së shtunës lexohen: Numrat: 11:16-17, 24-29; Joeli 2:23-32; Ezekieli 36:24-28.
Në Mëngjesore lexohen: Joani 20:19-23.
Në Liturgjinë Hyjnore të Pentikostisë lexohen: Veprat 2:1-11; Joani 7:37-52, 8:12. Në Liturgjinë Hyjnore në të hënën e Shpirtit të Shenjtë lexohen: Efesianët 5:8-19; Mattheu 18:10-20.
Lutje drejtuar Shpirtit të Shenjtë
O Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirt i së Vërtetës, që ndodhesh kudo dhe i mbush të gjitha, thesar i të mirave dhe Dhurues Jete; eja dhe qëndro ndër ne dhe pastrona nga çdo njollë dhe shpëto, o i Mirë shpirtrat tanë. Amin.

Përlëshorja e Festës
I bekuar je, o Krisht Perëndia ynë, që i tregove peshkatarët të gjithurtë, duke iu dërguar Shpirtin e Shenjtë, dhe me anën e tyre rrjetove tërë botën, Njeridashës, lavdi më Ty. 

                                                                
                                                  
                                                                         IKONA E FESTES 



No comments:

Post a Comment