IKONA E NGJALLJES - SHPJEGIMI

ZBRITJA NË HADH - PASHKA 
Pashka përkujton Ngjalljen e Krishtit. Kjo është festa më e madhe në Kishën Orthodhokse. Pashka në Kishën Orthodhkose nuk listohet me 12 Festat e Mëdha, sepse ajo qëndron veç, mbi të gjitha festat. Ajo është Festa e Festave.


Në Kishën Orthodhokse, janë dy ikona që tregojnë Ngjalljen e Krishtit. Njëra është Ikona e Gruas Miroprurëse. Në këtë ikonë engjëlli tregon varrin bosh të Jisuit. Kjo është një histori që tregohet në Shkrimet e Shenjta. Shkrimet e Shenjta shpallin se “Krishti u Ngjall”. Asnjë prej Ungjijve – Mateu, Marku, Lukai dhe Joani – nuk përshkruajnë mënyrën e Ngjalljes së Krishtit. Arti bizantin, i cili është besnik ndaj Shkrimeve të Shenjta, asnjëherë nuk tregon mënyrën e Ngjalljes së Krishtit. Në vend të kësaj, arti bizantin tregon atë që ndodhi para dhe pas Ngjalljes.


Ikona tjetër e Ngjalljes është ikona e zbritjes në Had. Të katër Ungjillorët nuk thonë për zbritjen e Krishtit në Had. Gjithsesi shën Pjetri tregon për atë në dy vende në Bibël. Në Veprat e Apostujve 2:31,
e cila është pjesë e predikimit të Pjetrit në ditën e Pentikostisë. Dishepujt dhe një turmë e madhe njerëzish u mblodhën përreth tyre. Pjetri tregon mbi Ngjalljen e Jisuit në predikimin e tij. Ai u tha atyre se Shpirti i Jisuit nuk u la në Had dhe se trupi i Tij nuk pa prishje. Që do të thotë se trupi i Jisuit nuk u dekompozua.

Vendi i dytë ku Pjetri tregon për zbritjen e Krishtit në Had është te 1 Pjetri 3:19.  Pjetri thotë: “Me anë të të cilit shkoi të predikonte edhe te shpirtrat që ishin në burg”. Shpirtrat janë njerëzit e vdekur dhe burgu i tyre ëshë Hadi.



Ikona e zbritjes në Had tregon se Krishti është jetëdhënës. Ai theu dyert e Hadit dhe mundi Vdekjen. Ikona e Shenjtë ka pjesën e sipërme të saj shumë të ndritshme dhe në fund të ikonës gjendet një humnerë ose një gropë e errët. Kjo humnerë ose gropë paraqet Hadin ose Ferrin.

Krishti është ne qendër të Ikonës. Errësira e Ferrit është e rrethuar nga shkëlqimi i Krishtit. Krishti është i veshur me rroba të arta të ndritshme. Para kryqëzimit të Tij Krishti vishte rroba të thjeshta të zakonshme.

Krishti me dorën e Tij të djathtë po tërheq dikë lart nga gropa e ferrit. Personi është Adami. Eva, të cilën Krishti gjithashtu e ngjalli nga Hadi, është me rroba të kuqe dhe po qëndron në këmbë duke parë atë që po ndodh. Krishti liroi shpirtrat e tyre nga Hadi dhe gjithashtu liroi ata të cilët vendosën besimin e tyre në ardhjen e Tij.





Prapa Krishtit tregohen profetët dhe shenjtorët e Dhiatës së Vjetër. Mbreti David dhe Mbreti Solomon janë duke drejtuar grupin. Ata kanë veshur kurorat e tyre dhe rrobat mbretërore. Kur ata e panë Shpëtimtarin që të zbriste në Ferr, ata e njohën atë dhe ua treguan Atë të tjerëve. Shenjtorët e Dhiatës së Re qëndrojnë pas Evës. Shën Joan Pararendësi, po qëndron në krah të Evës. Kjo Ikonë e Shenjtë na mëson se Ngjallja e të gjithë këtyre njerëzve, është Ngjallja e të gjithë njerëzimit gjithashtu.

Në humnerën e Ferrit, tregohen shule dyersh, zinxhirë të thyer dhe çelësa të shpërndarë gjithandej. Kjo tregon se ata të cilët mbaheshin rob nga Vdekja, u liruan. Vdekja u lidh dhe u bë e pafuqishme nga Ngjallja e Krishtit.

Zbritja në Ferr e Krishtit është e ajo e një fitimtari. Krishti qëndron mbi derën e thyer të Mbretërisë dhe mbi Vdekjen. Krishti është fitimtar. Vdekja që qëndronte mbi njeriun u thye.

Shkëputur nga libri: "HISTORIA E IKONAVE" e  Mary Paloumpis Hallick




No comments:

Post a Comment