Pamja e parë e ikonës orthodhokse të Ngjitjes së Zotit në Qiell të jep përshtypjen sikur nuk i korrespondon emrit të saj. Vend më i gjerë i është dhënë grupit që përbëhet nga Nëna e Zotit, engjëjt dhe apostujt. Figura kryesore, Ngjitja e vetë Shpëtimtarit, është më i vogël se personat e tjerë të vizatuar dhe duket sikur është sekondare. Të njëjtën ide krijojmë edhe kur lexojmë Ungjillin dhe Veprat. Vetë fakti i Ngjitjes është dhënë vetëm me pak fjalë (Marku 16:19, Lluka 24:50-53). Veprat japin më shumë detaje përshkrimi për Ngjitjen (Veprat e Apostujve 1:6-12). Qendra e rëndësishme (ose ajo që ka rëndësi) nuk është fakti i vetë Ngjalljes, por i domethënies që ka ky fakt për Kishën dhe botën. Ngjitja e Zotit u bë në Malin e Ullinjve. Kështu, pra, në ikonë shohim disa pemë ulliri midis shëmbinjve. Vetë Shpëtimtari është paraqitur duke u ngjitur në lavdi në një fron të zbukuruar.
“Ti, o Krisht Perëndia ynë, u ngjite në lavdi në fronin e lavdisë të mbajtur prej Perëndisë”.
Lavdia e Tij është paraqitur nga shumë rrathë koncetrikë të ngjyrosur, simbol i qiejve. Këta rrathë të ngjyrosur mbahen nga engjëjt dhe ata janë shprehja e madhështisë dhe e lavdisë së Krishtit.
Në pjesën e përparme me Nënën e Zotit në qendër ne shohim dy engjëj dhe dy grupe apostujsh. Këtu roli i engjëjve është ndryshe, ata janë lajmëtarë të Perëndisë (këmbët e zbathura e tregojnë këtë). Prania e Nënës së Perëndisë në Ngjitjen e Zotit nuk është përmendur në Ungjill, por është e afirmuar nga Tradita dhe vazhdon në himnet e kësaj të kremteje.
“Gëzohu, Ti o Nënë e Krishtit, Perëndisë sonë, duke parë ne apostujt Ngjitjen e Tij në qiell dhe lavdërojeni Atë”.
Në këtë ikonë Nëna e Zotit zë një vend shumë të veçantë. Ajo vendoset poshtë Ngjitjes së Shpëtimtarit, është si një aks i gjithë hartimit të ikonës. Ajo është si një lidhje midis botës njerëzore dhe Birit të saj. Rëndësia e saj është theksuar nga qëndrimi në një vend më të lartë ose mbi një stol. Duart e saj janë në pozicion lutjeje. Ajo është ndërmjetësia jonë tek Perëndia. Grupi me Nënën e Zotit paraqet Kishën tonë në lavdinë e saj dhe jo vetëm njerëzit që historkisht paraqiteshin në Ngjitjen në Qiell. Kjo tregohet qartë nga prania e apostull Pavlit, i cili historikisht nuk duhej të kishte qënë atje, sepse ai akoma nuk qe i krishterë, gjithashtu edhe nga përcaktimi i pozicionit të Nënës së Zotit. Ajo që kishte mbajtur Perëndinë në veten e saj dhe ishte bërë tempull i trupëzimit të Fjalës, është personifikimi i Kishës-Trupit të Krishtit. Kjo është arsyeja pse ajo është vendosur menjëherë poshtë ngjitjes së Krishtit me duart e ngritura lart. Ajo është e lidhur me të nëpërmjet lutjeve për botën. Paqëndrueshmëria e saj duket sikur tregon stabilitetin e Kishës. Grupi i apostujve dhe ndryshimet e veprimeve të tyre, grumbullin dhe varietetin e gjuhëve dhe domethënien e shprehjes të së vërtetës. Drejtimet e lëvizjet e gjithë grupit, veprimet e engjëjve dhe të apostujve, fokusimi i syve dhe çdo gjë është drejtuar lart. Disa kthehen tek njëri-tjetri dhe tek Nëna e Perëndisë, drejt burimit të Jetës së Kishës, kokës së saj, Jisu Krishtit.
Në shërbesën e kësaj të kremteje këndojmë: “Duke lënë të dheshmet mbi dhe dhe duke shkuar pas gjërave të hijshme, të zgjohemi dhe të ngremë lart sytë dhe mendimet, le t’i hedhim pamjet edhe ndjenjat bashkë me dyert qiellore tek njerëzit, le të kujtojmë që jemi në mal të Ullinjve dhe të shohim Shpërblyesin të hipur mbi re...” (Nga Shërbesa e Mëngjesores).
Ngjitja e Shpëtimtarit, largimi nga bota tokësore “në trup” nuk e braktis atë në Hyjnitetin e saj, nuk e shuan trashëgimin e saj të fituar nga gjaku i Tij, por mbetet me ta në mënyrë të pandashme. “Unë jam bashkë me ju gjithë ditët, deri në mbarim të jetës” (Matheu 28:20). Në ikonë ne shohim Krishtin duke i bekuar ata me dorën e djathtë dhe duke mbajtur në të majtën Ungjillin ose një letër të mbështjellë, simbol i një mësuesi apo i një predikuesi. Bekimi nuk ndërpritet me Ngjitjen e Tij. Ai mbetet burimi i bekimit dhe burimi i diturisë, duke komunikuar me Kishën, me Shpirtin e Shenjtë. Lidhja e ngushtë midis Kishës dhe Krishtit shprehet në ikonë nga e gjithë struktura e hartimit, lidhur së bashku në të gjithë grupin në tokë me plotësimin e tij në qiell. Lëvizjet e grupit drejtuar Shpëtimtarit dhe veprimi i tij i bekimit shpreh marrëdhëniet e brendshme dhe jetën e zakonshme të Kokës me trupin. Të dyja pjesët e ikonës, e sipërmja dhe e poshtmja, tokësorja dhe qiellorja, lidhin njëra-tjetrën pa e humbur kuptimin e tyre.
No comments:
Post a Comment