Në ikonë shohim Jisu Krishtin të gozhduar në kryq. Ai është paraqitur i zhveshur, duke pasur vetëm një rrobë të bardhë, e cila mbulon kryet e Tij. Përkulja e trupit nga e djathta, përulja e kokës dhe sytë e mbyllur tregojnë vdekjen e mundishme. Fytyra e Tij, megjithëse e kthyer drejt Marisë, Nënës së Tij, ruan një shprehje të zymtë të madhështisë në vuajtje, një shprehje e cila e bën ndonjërin të mendojë sikur Ai fle. Trupi i Njeriut-Perëndi mbetet i pakonceptueshëm në vdekje. “Jeta ka rënë në gjumë dhe dridhjet e ferrit në tmerr” (Himni i Mëngjesores të së Dielës së Madhe). Në ikonë janë paraqitur gjithashtu Hyjlindësja, Nëna e Krishtit, dhe Shën Joani, nxënësi i Tij më i dashur. Nëna e Shenjtë është e shoqëruar nga disa gra dhe prapa Shën Joanit ne shohim shekujt.
Fitorja mbi vdekjen dhe ferrin është simbolizuar nga një shpellë, e cila hapet në këmbët e Kryqit, poshtë majës së Shkëmbit të Golgothasë. Ky shkëmb ishte copëtuar në momentin e vdekjes së Krishtit, për të lejuar shfaqjen e një kafke. Është kafka e Adamit, i cili “sipas besimit të disave” – thotë Shën Joan Gojarti, - duhet të ketë qenë varrosur poshtë Golgothasë “vendi i kafkës” (Joani 19:17). Ky detaj nga Tradita na nxjerr kuptimin dogmatik të ikonës së Kryqëzimit. Përmbushjen e Adamit të parë, nga gjaku i Krishtit, i cili e bëri veten e tij njeri të shpëtojë njerëzimin. Në kryq ka dy pjesë druri. Pjesa e vendosur lart, në pjesën e sipërme të kryqit, është për mbishkrimin, duke treguar temën e akuzës. Zakonisht mbishkrimi i Pilatit nuk është paraqitur në ikonën tonë. Në vend të saj është shkruar “Mbret i Lavdisë”.
Pjesa poshtë kryqit është një stol, tek i cili këmbët e Krishtit ishin gozhduar me dy gozhdë. Kjo copë e poshtme, zakonisht është e treguar horizontalisht, disa herë ajo ka një pjerrësi rritëse në të djathtë të Krishtit dhe ulëse në të majtën e Tij. Kjo pjerrësi ka një kuptim simbolik: Ngritja është justifikim i kusarit të mirë dhe ulja është mallkimi i të keqit.
Fasada e arktitekturave prapa Kryqit paraqet muret e Jerusalemit. Ky detaj jo vetëm korrispondon me të vërtetën historike, por, në të njëjtën kohë, shpreh një kuptim shpirtëror. Ashtu si Krishti vuajti jashtë qytetit të Jerusalemit, të krishterët duhet ta ndjekin atë dhe të shkojnë jashtë qytetit duke duruar qortimin e tij “Këtu nuk kemi vazhdimësinë e një qyteti, prandaj po kërkojmë për një tjetër”.
Veprimet e personave të paraqitur në vdekjen e Zotit janë të pikëlluara dhe të zymta. Nëna e Zotit me gratë e Shenjta është në të djathtë të Krishtit dhe shikon nga e djathta lart.
Fytyra e saj shpreh një përmbajtje pikëllimi, e dominuar nga një besim i pafrikshëm. Dora e saj është tek Shën Joani, i cili është i tmerruar. Nëna e Zotit thërret Joanin të sodisë bashkë me të misterin e Shpëtimit, i cili është përmbushur në vdekjen e Birit të saj.
Qëndrimi i Shën Joanit, duke u përkulur përpara, shpreh dhimbje të madhe dhe me dorën e ti të djathtë të vendosur mbi kraharor tregon bindjen e tij ndaj vullnetit të Pernëdisë. Duket sikur kërkon të mbyllë sytë përpara vdekjes së Zotit të Tij, dhe e gjithë figura e ka pamjen e vajtimit. Njeriu prapa Shën Joanit është kryeqindëshi romak, i cili u bë Shën Longini i përmendur në Ungjillin e Shën Markut (Marku 15:39)
Shkëputur nga libri: "Viti Liturgjikal"
No comments:
Post a Comment