Ikona e të Dielës së Dafinave


Të nesërmen shumë njerëz që kishin ardhur në të kremten kur dëgjuan se vjen Jisui në Jerusalem, morën degë palmash dhe dolën përpara për ta pritur edhe thërrisnin “Hosana! I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit” (Joani 12:12-13).
Tufa e dafinave është simbol i gëzimit dhe i kremtimit. Çifutët ishin mësuar t’i mirëpresin njerëzit e rangjeve të larta, prandaj turma u mblodh në portat e qytetit me tufa dafinash në duart e tyre për të mirëpritur Zotin e hipur mbi pulisht, si një Triumfues mbi vdekjen.
Shpëtimtari qëndron i ulur mënjanë, me kokën të kthyer nga apostujt që janë duke ecur pas Tij, ose drejt Jerusalemit, ndërsa dora e Tij e djathtë bekon turmën dhe qytetin. Njerëzit ishin të lumtur dhe të gëzuar. Ata menduan që Jisui kishte ardhur për t’i çliruar ata nga perandoir roman dhe për të ndërtuar një Mbretëri të re të judenjve.
Si rregull, fëmijët zënë një vend të rëndësishëm në ikonën e hyrjes në Jerusalem. Zakonisht ata paraqiten duke këputur tufa, ndërsa kanë hipur mbi temë, duke shtruar veshjet në rrugën e Shpëtimtarit dhe së bashku me të rinjtë, duke mirëpritur atë me tufa dafinash në duar. Megjithëse është e vështirë për të imagjinuar një turmë hyrjen në Jerusalem ata thonë “Dhe pjesa më e madhe e turmës shtruan rrobat e veta mbi rrugë; dhe të tjerë këputnin degë nga pemët dhe i shtronin në rrugë” (Matth. 21:8). Por ai nuk thotë se kishte fëmijë. Në ikonë shohim vetëm fëmijë dhe jo të rinj duke shtruar rrobat e tyre. Mattheu përmendi fëmijët që mirëpritën Zotin pas Hyrjes së Tij në Jerusalem, kur Ai shpjegon rolin e tyre nëpërmjet fjalëve të Shpëtimtarit: “Prej gojës së fëmijëve dhe foshnjave Ti ke themeluar një lavdërim të përkryer” (Ps. 8:3).
Shtrimi i rrobave, duke iu referuar Shkrimit të Shenjtë (Mbretërit 9:13) i është caktuar Mbretit. Dhe ndërsa Shpëtimtari është lajmëruar “Mbretëria e Tij nuk është prej kësaj bote” (Joani 18:36). Rrobat janë shtruar para Tij nga fëmijët në vend të të rriturve, që e mirëpritën Atë si të lajmëruar për mbretërinë.
Judenjtë e mirëpritën Krishtin, sepse e prisnin Atë për të përmbushur profecinë, nëpërmjet themelimit të Mbretërisë së Izraelit mbi tokë.
Ata nuk e kuptuan se Ai kishte ardhur për të na çliruar nga djalli, Satanai, dhe për të ndërtuar Mbretërinë e Perëndisë. Sigurisht, ata nuk morën çfarë prisnin dhe pas pak ditësh ishin ata që thirrën: “Kryqëzojeni atë!”.
Prandaj, theksohet në himnet e ditës dhe në ikona gëzimi i fëmijëve, që e mirëpritën Krishtin pa asnjë motiv të largët, pa asnjë mendim të përfitimit ose fuqie tokësore.
Në këtë ditë Kisha bekon tufat e dafinave dhe thërret besimtarët për të përshëndetur me to Shpëtimtarin,  si “fëmijët”, duke bartur shenjën e fitores. 

No comments:

Post a Comment