Piktura Kristiane (1) Diagrame e Ikonografise Bizantine Kristiane
Piktura Kristiane (1)
Diagrame e Ikonografise Bizantine Kristiane
Piktura Kristiane eshte nje Bibel e shenjte, e hapur dhe e ikonizuar, te cilen duhet ta lexoje dhe ta kuptoje cdo besimtar ( I shkolluar apo I pashkolluar). Ne vecanti Agjiografia Bizantine dhe Pasbizantine eshte karakterizuar si “Bibla e te pashkolleve”, si “zemra e Orthodhoksise, si Art I shenjte dhe I larte, qe himnizon Harmonine dhe Dashurine, ne pergjithesi njeridashjen e Perendise ndaj njeriut.
Ikonizimi I tempujve te shenjte, ikona e shenjte ne vecanti ka nje “gjuhe” te heshtur dhe mistike qe shpreh ne menyre te shkelqyer Besimin dhe Dogmen, sigurisht aq mire sa dhe fjala e shkruar( ose edhe me mire akoma). Ai ve ne dukje tipe dhe shembuj te shenjte dhe te perjetshem per imitim nga besimtaret. Per kete ka dhe karakterin e vet, gjithmone me nje qellim te larte dhe te shenjte. I drejtohet jo vetem shqisave ( ne shikim) por kryesisht ndjenjave, ne zemer dhe ne perjetim.
Kur u falemi ikonave te shenjta, I falemi vete Perendise Triadik, dmth misherimit te Perendise Fjale. Falja dhe nderimi ngrihet “ tek prototipi”, dmth vetem tek personi I shenjte I ikonizuar. Si rrjedhim nuk iu falemi materialeve qe jane bere ikonat por misherimit te Perendise dhe nxenesve dhe ushtareve te Krishtit
qe “luftuan mire”; Martireve, shenjtoreve, oshenareve, hierarkeve te Krishterimit. Pikerisht per kete qellim, per fuqine dhe shenjterine e ikonave te shenjta, bizantinet ikonofile luftuan me passion kunder ikonoklasteve te asaj kohe, prandaj nuk eshte rastesi qe fitorja – triumfi I ikonave te shenjta (843) ne menyre te drejte karakterizohet si festa e orthodhoksise. Kryqi I Krishtit konsiderohet si e para tryeze e shenjte te cilen e caktoi dhe e shenjteroi Gjaku I Shenjte I Krishtit, Kryeprifti I pare ( Joan Damaskini). Ia vlen te permendet dhe pjesa qe ka lidhje me 365 Eterit e Sinodit te 7 Ekumenik. “ Ai qe nuk I falet ikonave te shenjta eshte ndryshe nga besimi orthodhoks; se nderimi I ikones I perket prototipit dhe se ai qe falet dhe nderon ikonen, I falet ne te hipostazes se paraqitur”.
a) Fuqia dhe qellimi I ikonave te shenjta
Njeriu I sotem eshte ngopur dhe eshte lodhur nga numri I madh I pikturave, pamjeve qe qarkullojne, qofshin keto fetare – te shenjta apo jo “ te reja” apo dhe “ boshe”. Ikonat e shenjta ishin dhe duhet te jene gjithmone te nderuara dhe sigurisht “ te reja”, dmth te kene nga Kisha njohje katholike dhe nderim fales nga teresia e “ besimtareve me Krishtin”. Karakteristike eshte se: Kur teologe- shkrimtare apo dhe rrethe zyrtare kishtare u perpoqen te kritikojne rende dhe donin te kishin nen kontroll disa ekstremitete dhe ekzagjerime qe kishin te benin me faljen e ikonave te shenjta por qe perfundimisht nuk munden tia dalin mbane, meqe fuqia e ikonave te shenjta u tregua me e forte se sa kontrolli dhe zotesia e dijetareve.
Ikonat mrekulliberese – si dhe shume shenjtore popullore te Kishes sone- gjithmone preken dhe ndikuan ne shtresat e gjera laike, tek te cilat rrethet e teologeve dijetare nuk mund ti kontrollonin dhe te ndikonin ne to. Ne kete menyre, vazhdimisht ikonat e shenjta fituan fuqi te madhe mrekulliberese para dhe pas Ikonoklazmes. Perfundimisht triumfuan ikonat e shenjta, dmth veprimi, shfaqja dhe “zemra” e Orthodhoksise. Fuqia e ikonave te shenjta, ndjeshmerite fetare te popullit, u treguan me te fuqishme se sa cdo argument dhe cdo kembengulje e rretheve teologjike te asaj kohe qe donin te kishin nen kontroll apo ne duart e tyre besimin e popullit ne fuqine e madhe te ikonave te shenjta, brenda dhe jashte Kishes. Ikonat duhet te ruhen brenda tempujve te shenjte, aty ku bashkelutet komuniteti kristian. Ikonat e shenjta gjithmone lidhen me lutjen, pasi perbejne nje “ predikim te heshtur te lutjes”. Ky “predikim” behet I ndjeshem jo vetem me ikonat e shenjta, ato murale apo dhe mozaiket e tempujve por dhe me Liturgjine Hyjnore, himnologjine dhe me gjithe jeten kishtaro – naocentrike.
b) Permbajtja dhe karakteri I Agjiografise
Nga folja e hershme greke eike ( dukem, ngjasoj etj.) e ka prejardhjen fjala ikone, e cila vecanerisht ne pikturen kristiane njehsohet me pikturimin ose me paraqitjen: 1. Te skenave te personazheve te shumta te Dhiates se Vjeter dhe Re 2. Te tablove te permasave te medha dhe te vogla 3. Te personazheve biblike apo ikonave te levizshme, nderimi I te cilave eshte I percaktuar nga jeta orthodhokse e Kishes sone. Ikonat e personave te shenjte te Bibles japin nje pamje te prekshme te realitetit qiellor ( te Kishes Triumfale), te cilen besimtaret ftohen ta imitojne, si shembuj te ndritshem te besimit dhe virtytit.
Kisha Militante e Krishtit gjithmone I kushton rendesi te vecante ikonave tradicionale te shenjta, te tipit orthodhoks, te cilat vete ajo I perpunoi dhe I percaktoi mbas shume sfidash te saj kunder idhujtarise, ikonoklazmes dhe aq shume kurtheve dhe keqperdorimeve. Perkundrejt me pikpamjen orthodhokse dhe gjithe jeten liturgjikale te Kishes, Ikona e Shenjte konsiderohet objekt adhurues I rendesishem dhe I domosdoshem qe lidhet drejtperdrejt me Liturgjine Hyjnore, gjithmone me epiqender Falenderimin Hyjnor. Si rrjedhim, Ikonat e shenjta duhet qe te kontrollohen dhe miratohen nga Kisha zyrtare, e cila ka te gjithe pergjegjsine. Tema madhore e ikonave te shenjta kryesisht eshte ceshtje e Kishes dhe jo e agjiografeve ( klerike apo laike), te cilet duhet te kene njohje se ikona e shenjte nuk eshte thjesht nje shfaqje apo paraqitje te personave te Shkrimit te Shenjte dhe as nuk perben vetem nje mjet shqisor dhe dekorativ. Ikona eshte dicka shume e rendesishme. Eshte nje objekt (send) I shenjte liturgjik dhe proskinimatik, eshte perjetim dhe veprim I shekujve.
“ Teologjia e ikonave” per te cilen sic I takon ne te vertete shume behet fjale ne kohet e fundit eshte ceshtje e Kishes zyrtare dhe jo e agjiografeve ( ikonografeve) te cilet patjeter qe kane nje tjeter fushe ndikimi dhe krijimtarie sic jane psh krijimi( kompozimi), zgjedhjet e ngjyrave dhe te pikturave, si dhe mjetet materiale kaliteknike te shumellojshme, skicen dhe mundesite e hapsirave, tonet kromatike (te ngjyrave), levizjet dhe shpalosjet e personave te shenjte etj. etj. Ikonat e shenjta qe “ sipas Ekonomise se Shenjte” behen art “ edhe pse tek lenda qendrojne” e kane Hirin Hyjnor…”. Kete duhet te ndjejne agjiografet tane te shumte, te cilet nuk duhet te ndjejne ndonje “nenshtrim” shpesh here ne kufizimet e rrepta apo dhe “despotizmat” e urdheresave tradicionale kanonike. Ne te kundert duhet qe te ndjejne nje nder te vecante, gezim dhe ngazellim sepse me “talentin hyjnor” qe kane per hir te Perendise – me devotshmerine dhe me krijimtarine e tyre te lodhshme behen sherbyes karizmatike te veprave kishtare dhe shpetimit. Agjiografet kane gjithmone gezimin dhe nderin e pamohueshem pasi krijimet e tyre behen nga plotesia e Kishes objekte te shprestarise, virtytit dhe faljes.
Ikonat e shenjta karakterizohen drejt dhe si “teologjia ne dukje” pasi ne teresine e tyre – teori dhe veprim… vene ne dukje teologjine orthodhokse, gjithmone me karakter dogmatik dhe liturgjik. Kristologjia – dhe si zgjerim Dogma Triadike – eshte gjithmone problemi qendor I teologjise se ikonave te shenjta. Bashkimi I Perendise me Njeriun, ashtu sic u plotesua ( permbush), sipas menyres mrekulliberese ne Personin e Perendinjeriut Shpetimtar.
Nga prizmi I qellimit dhe permbajtjes ikonat e shenjta – ne pergjithesi zografisjaorthodhokse jane mjete intuitive mesimdhenieje baze dhe sigurisht perjetime te Kishes sone. Ato drejt e qendrueshem shfaqin dhe sherbejne Fene Kristiane, Besimin, Adhurimin, Dogmen, Teologjine. Pra eshte e kuptueshme se kuptimin e thelle apo “ gjuhen” mistike te ikonave te shenjta nuk mund ta interpretoje as nje teolog I vetem, as arkeologu bizantin apo historiani I Artit Kristian por ai qe ka hirin, dhuraten hyjnore, gjithmone ne lidhje me njohjen e vecante dhe te domosdoshme ( thirrjen e brendshme – kultivim, besim). Vetem interpretuesi – studiuesi I “privilegjuar” mundet “ me hirin e Perendise” ti “ konsideroje keto teori te hirit…”, pasi shume ikona te shenjta ( te pakten mjaft te vjetra dhe anonime) besohen dhe konsiderohen si “mrekulliberese” ne jeten dhe praktiken liturgjike. Ikonat e shenjta kishin rol apo qellim te ndryshem qei I gjen vetem kerkimi shkencor skolastik I teologut te specializuar – arkeologut ( materiale per krijim, menyra e teknikes, kronologjia, historia etj. ) Si rrjedhim, eshte mjaft I veshtire dhe I rrezikshem operacioni I testimit te ikonave te shenjta dhe ne pergjithesi I piktures Bizantino – Orthodhokse, Pasbizantine apo Neohelenike te cilen mire apo keq, shume teologe – bizantinologe – historiane te artit kristian, nderkohe dhe te tjere artdashes apo dhe disa gjoja te “ kulturuar” bashkekohore.
Perktheu: Thoma Shkira