Ikona e Krishtit, shek. 6

Ikona e Krishtit, shek. 6
Kjo ikone eshte e shek te 6, e manastirit te Shen Ekaterines te Malit Sina. Teknika e perdorur ne te eshte engavstike, perdorimi i dyllit te djegur. Kjo teknike eshte e hershme dhe u perdor nga ikonografet bizantine.

Ajo cka eshte unike ne paraqitjen e Krishtit eshte se dy gjysmat e fytyres se Krishtit nuk jane simetrike ose me mire dallohen se jane te ndryshme. Psh. Nese do te mbuloni gjysmen majtas te krishtit do te vini re se ai eshte me i drejtperdrejte, me i hapur. Por nese do te mbuloni gjysmen tjeter, gjysma e majte e Krishtit do te duket i eger, i inatosur. Keto gjysma te te njejtit Krisht jane simbol dhe tregues i Krishtit gjykates i drejte. Pra gjykates, qe vjen dhe do te gjykoje cdo njeri, asnje nuk do te kaloje pa u gjykuar por ky gjykim do te jete i drejte, secili do te gjykohet sipas mundesive, kritereve, kushteve qe i di Perendia.

Jisu Krishti, me doren e djathte bekon. Vete vendosja e gishtave na ben te kuptojme se ai eshte duke bekuar. Gishti tregues (ose ne nje version tjeter gishti i vogel)i Tij eshte I-ja kapitale e fjales Jisu (Isu) gjuhen greke (Insous). Gishti i madh duke takuar me gishtin e dyte nga fundi i dores ben nje X qe eshte germa Kapitale e fjales Krisht (Xpistos). Gjithashtu ne vendojen e gishtave ne kete forme dallon dhe nje TH greke qe do te thote Theos (Perendi)...(ose ne nje version te dyte gishtat e tjere fomojne shkronjen N qe ne greqisht eshte shkronja kapitale e foljes NIKA qe do te thote FITON) Pra Perendia Jisu Krisht Bekon.
Dora e majte mban fjalen e Tij te frymezuar nga Perendia. Libri i ngjan nje Kodiku. Tek ai eshte shkruar Fjala e Jetes, prandaj kur del ungjilli ne Kishe ne dalje gjate meshes por dhe kur lexohet, besimtaret qendrojne me kembe, sepse eshte Fjala e Perendise.


Kjo teknike dhe kjo paraqitje e portretit te Jisu Krishtit eshte mjaft e perdorur ne Ikonografine Bizantine.
Ne Aureolen e Tij, qe rrethon kreun e Jisuit, nuk dallohet mire por ka nje kryq nga mbrapa, Majtas, djathtas dhe siper sa lejon hapsira qe lejon vete aureola. Ne to ndoshta do ishin shkruar fjalet O On qe ne greqishte te vjeter dhe sic vete Perendia iu pergjigj profetit Moisi kur e pyeti se si e ka emrin, do te thote I Veteekzistueshmi, pra Ai qe jam.
Shkroi: Thoma Shkira