Shkrimi I Shenjte ( Permbajtja dhe Teologjia e tij)
Duke thene Shkrimi I Shenjte kuptojme ato libra qe u shkruan nga profetet dhe Apostujt me frymezimin e Shpirtit te Shenjte, prandaj dhe quhen “ theopnevsta” pra te “frymezuara nga Perendia”. Ndahen ne libra te Dh. se Vj. Dhe ne libra te Dh. se Re. Edhe Dh. e Vj. Edhe Dh. e Re flasin per Krishtin. Qe te dy dhiatat I bashkon Personi I Mesias, Zoti yne Jisu Krisht. Nese Dh. e Vj. Profetizon per ardhjen e Mesias dhe pergatit boten per ardhjen e tij, Dh. e Re na thote per permbushjen e profetsive te Dh. se Vj per Krishtin. Lidhjen e ngushte te dy dhiatave, sintezen e tyre ne Personin e Jesu Krishtit, bukur e shprehin fjalet e Gojartit te Hirshem: “ … dy dhiata dhe dy bija dhe dy motra I drejtohen te njejtit Zot. Zot shpallet nga profetet, Krisht predikohet ne te Rene…”.
Ndersa Augustini I hirshem tha kete fjale te bukur: “ Dhiata e Re fshihet ne te Vjetren dhe Dhiata e Vj celet ne te rene” Termat Dhiate e Vjeter dhe e Re gjenden ne kete Shkrim te Shenjte. Profeti Jeremia profetizon per “ Dhiate te Re”, e cila pritet qe te kryhet me Zotin (Jer. 38:31) dhe si e “ Re” ka parasysh Dh. e “Vj” qe ekziston. Edhe Zoti na foli per “Dhiate te Re” e cila do te lidhet me Gjakun e Tij ( Mt 26:28). Me baze keto fjale te Zotit, apostull Pavli flet ne 2 Kor. 3, 6 per “Dh te Re” dhe ne vargun 14 per “Dh te Vj” ( shih Gal. 4, 24. Heb. 8, 7.9.15. 13, 20).
Rreth Dhiates se Vjeter
Dhiata e Vjeter duhet te interpretohet Kristologjikisht ( ne menyre Kristologjike, duke pasur ne qender te vemendjes Krishtin). Keshtu e interpretuan Apostujt e shenjte dhe Eterit e Kishes sone. Realisht Dh e Vj pa interpretimin Kristologjik ka nje mbulese, eshte e pakuptueshme. Te gjithe Dh e Vj e shohim si nje profetsi perreth Krishtit, profetsi ose me fjale ose me tipe. Tipet paraqendrojne per te na u bere e besueshme e verteta. Le te sjellim nje shembull: Qe te mos “ habitemi” nga ngjarja tronditese e Dh.se Re, ngjarja e madhe e therrores se Birit te Perendise dhe te na behet pra e cuditshme per tu kuptuar, paraqendrojne tipet e tij ne Dh e Vj, qe na parapergatisin qe ta pranojme me lehtesi; nje tip I tille eshte therrorja e Isakut nga ati I tij Abrahami. Perendia eshte si te thote ( le te na lejohet te (themi)shkruajme): Dhashe Birin tim te sakrifikohet, por para meje te njejten gje beri Abrahami!!!
Tema e Dh se Vj. sic dhe ajo e se Rese eshte KRISHTI. Me ndryshimin se ndersa ne Dh e Re Biri I Perendise eshte I misheruar, ne Dh e Vj eshte I pamisheruar.
Duhet te lexojme Dh e Vjeter. Zbulesa Hyjnore qe vjen ne Shkrimin e Shenjte gradualisht u dha (ne rritje). Pra per te studiuar kete zbulese do te duhet qe te fillonim qe me mesimet e saj te para, te cilat vijne ne Dh. e Vj dhe me pas te ecim ne mesimet me te larta, te cilat vijne ne Dh e Re; sepse perndryshe, mesimdhenia e larte e te Rese do te jete e pakuptueshme dhe nuk do te mundim te marrim vesh planin qe beri per shpetimin tone, qe fillon qe nga Dh. e Vj.(shih Heb. 1, 1). Dhiata e Vjeter eshte baza e se Rese. Kisha jone mbeshtetet ne mesimdhenien e Profeteve dhe Apostujve, dmth ne Dhiaten e Vjeter dhe te Re. Te dielen e Orthodhoksise(E djela e pare e Kreshmeve te Medha) shpallim:“ Profetet sic shpallen, Apostujt sic mesuan… keshtu sillemi, keshtu flasim…”
Dhiata e Re nuk shfuqizoi te Vjetren por e plotesoi. Zoti na tha: “ Mos mendoni se erdha qe ta shfuqizoj ligjin apo profetet, nuk erdha qe ti shfuqizoj por ti plotesoj” (Mat 5, 17). Duhet te dime se ne Dh e Vj ne pergjithesi vijne tre gjera te cilat ne Dh e Re perballohen ne tre menyra te ndryshme: a) Pjesa Teleturgjike (Levitiku). Kjo pjese u zhfuqizua krejt dhe nuk ka me asnje fungsion. b) Sa I perkasin besimit dhe etikes(moralit). Kjo pjese e Dh se Vj jo vetem qe nuk shfuqizohet ne te Rene, por perhapet dhe persoset sepse ne Dh e Re kemi zbulesen e plote (te persosur) qe predikoi Biri I trupezuar I Perendise dhe menyra etike e jetes persoset, sepse poligamia behet monogami dhe virgjeri per te gjithe jeten dhe hakmarrja behet dashuri absolute. Dhe c) profetsia e Dh se Vj realizohet ne te Rene dhe eshte e qendrueshme.(paramenei).
-Pra Dh e Vj nuk eshte e pavlere me qene se erdhi e Reja. Krishti nuk e shfuqizoi te Vjetren, por e plotesoi (Gojarti).
E Vertete eshte se Dh e Vj thote shume gjera qe duken skandaloze. Por duhet qe te marrim parasysh se ajo perfshin njeriun ne gjendjen e tij te rene dhe te semure dhe I flet ne gjuhen e tij, le ta thote dikush keshtu, qe ta ngreje gradualisht. (Gojarti).
Renia e te paregatuarve kishte rezultatet e saj te dhimbshme, mekati u be “ edhe me teper mekat (sipas mekatit te tepruar)” sipas shprehjes se Apostull Pavlit (Rom. 7, 13). Keto rezultate te dhimbshme te renies, kete gjendje te tepruar mekatare te njeriut na e paraqet Dh. e Vj, per kete pjeset e saj duken skandaloze.
Perseri, skandal perben mbushullia e ligjeve, te ligjeve dhe te urdherave te Dh. se Vj. Ka edhe kjo shumice e ligjeve qellimin e saj: Dh. e Vj. ka qellim te binde njerezit se jane mekatare; te beje te ngushte rrugen per ne shpetim, ne menyre qe njerezit, ne pamundesi per te shpetuar nga ligji I Dh se Vj, ta kerkojne ne vend tjeter shpetimin. Ne ligjin e Moisiut ishte e shkrua se kush do te zbatonte pa perjashtim te gjithe urdherimet do te shpetohej: “ Ai qe I ruan keto ne te do te jetoje” (Lev. 18, 5, shih dhe Rom. 10, 5). Por nuk ishte e mundur qe ndonje te zbatonte te gjitha urdherimet e kaq shumta te ligjit. Per kete njerezit nuk mund te drejtesoheshin nga ligji I Dh se Vj sepse doemos ne nje nga porosite e tij patjeter do te beheshin shkeles. Pra, nga diku tjeter duhet ta kerkonin shpetimin e tyre: Nga Mesia qe pritej, Jisu Krishti, qe vete Dh e Vj profetizoi. Qellimi I ligjit te Dh se Vj eshte qe ti beje lexuesit e tij te kuptojne se me shkeljen e urdherimeve te tij jane mekatare dhe secili pra qe eshte fajtor per shkeljet e tij te therrase: “ Meshirome mua mekatarin”. Meqe shpetimi ashtu sic vete Dh. e Vj e thote, do te vinte nga Mesia qe pritej, (me)Jisu Krishtin, Birin e Perendise, ne thelb edhe lutja e botes se Dh se Vj ishte kjo: O ZOT JISU KRISHT, BIRI I PERENDISE MESHIROME (eja te me shpetosh) MUA MEKATARIN.
Ne Dh e Vj deri sa te shohim Perendine te kultivoje kopshtin(kipario) e Tij, popullin e Izraelit dhe kur ky kopsht I Tij jep frytin me te embel, atehere Perendia e pret e merr( paralambanei) dhe punon me kete fryt te Izraelit shpetimin per te gjithe botes. Cili eshte ky fryt: Eshte Hyjlindesja!(ose Perendilindesja)
Realisht, “Hyjlindesja sipas shen Joan Damaskinit dhe besimit orthodhoks, eshte maja dhe fundi I gjithe Dh se Vj, dhe tek ajo referohen te gjitha paraikonat dhe konfigurimet (apo protipozat) dhe profetsite e Dh se Vj (B’, 9-10) Maja (Zeniti) dhe fryti I te gjithe “pedagogjise” paleodiathikike( e Dhiates se Vj)eshte parapergatitese e njeriut per pritjen e Perendise Shpetimtar te misheruar, dhe per kete eshte e pamundur qe te behet ndarja nga gjinia njerezore e Adamit. Per kete Ati I hirshem e quan “ Bije e Adamit”( G’, 2. A’, 6), ndersa Davidin e quan “ sterat dhe perendiat” (G’, 2) nga rrenja e te cilit “sipas lajmit ”( B’, 7 Ekdh. IV,14) lindi Hyjlindesja, e lidhur (sinenusa) tek ajo rrenja prifterore dhe mbreterore(A’, 6”)……..
Perendia do qe te mos ndotet kopshti I Tij, populli I Tij te qendroje larg cdo elementi te huaj, do qe gjinia e Tij te mbetet e paster, femijet e Tij te luftojne ndaj fares se gjarperit dhe asnjehere te mos kryejne pakt me te. Qe nga fillimi Perendia shpalli lufte ndaj te dy gjinive, te se mires dhe keqes (shih Zan. 3, 15). Kur u be miksimi I ketyre dy gjinive ( Zanafilla kap. 6) u be dhe permbytja e madhe(e tmerrshme). Pra kurre miqesi, kurre bisedime per marreveshje me te ndryshmet( armiqte). Lufte ndaj armiqve te beses, qe populli I Perendise te ngelet I paster nga kurthi I tyre dhe nga shkaterrimi I tyre dhe te arrije qellimin per te cilin u zgjodh. Pothuajse me kete llogjike(baze) do te duhet te interpretohen lufterat e Izraelit, qe I kreu me porosine e Zotit kurnder kombeve te ndryshmeve ndaj besimit tij.
Me sa thame me siper duam te themi se Dh e Vj duhet te interpretohet teologjikisht; nese nuk studiojme te gjejme thellesine e saj, teologjine e saj, nuk do ta kuptojme dhe do ta konsiderojme ndoshta nje lexim skandaloz. Keshtu shume do ta perbuzin, sic dhe realisht ndodh.
Dhiata e Vjeter sipas perkthimit te te Shtatedhjeteve qe perdoret nga Kisha jone Orthodhokse ndahet ne 49 libra. Por ky perkthim perfshin dhe “dhefterokanoniket” apo “anagjignoskomena” te quajtura libra dhe jo vetem libra te Kanonit te ngushte Judaik, “ protokanoniket” ose te quajtura thjesht “kanoniket”…
Perktheu: Thoma Shkira