Te njohim Shkrimin e Shenjte Cfare permbajtje dhe vlere shpirterore ka Bibla?


Te njohim Shkrimin e Shenjte
Cfare permbajtje dhe vlere shpirterore ka Bibla?

Shkrimi I Shenjte ose Bibla eshte libri I librave, jo sepse eshte libri me I lexuar ne bote, jo sepse ka hapur mendjen e njerezve ne historine e qyteterimit dhe as sepse mbart pjesen dermuese te kultures ne historine e librit qe nga papirusi dhe pergameni nga kodiket dhe doreshkrimet deri tek shtypshkronja e pare e Gutembergut e cila librin e pare qe botoi nuk ishte tjeter vecse bibla por se ky liber eshte libri I librave sepse eshte shkrim I I shenjte, I frymezuar nga Perendia, eshte fjala e Perendise dhe qe ne permbajtje te vet na tregon historine njerezore qe me krijimin e njeriut, renien ne mekat, historine e zbuleses se Perendise tek njerezit, katandine njerezore me kurore vdekjen dhe ardhjen e nje Mesia I cili eshte Shpetimtari Jisu Krisht, duke profetizuar ardhjen e Tij dhe duke permbushur gjithe profetsite sa jane thene per Te, me qellim shpetimin e gjithe botes nga pushteti I Ferrit dhe “mbreteria e vdekjes” ne mbreterine e Perendise ne jeten e parajses se lumur dhe te pa mbarim.

Shkrimi I Shenjte ose ndryshe Bibla permban dy Dhiata, Dhiaten e Vjeter dhe Dhiaten e Re. Fjala Dhiate do te thote marreveshje, beselidhje, qe Perendia realizon me Njeriun. Dh.e Vj. Permban 49 libra ndersa ajo e Re permban 27 libra. Gjithesej 76 libra. Keto libra jane shkruar ne nje gjatesi kohore rreth 1000 vjecare nga shek i IX para Krishtit deri ne fund te shek. te I pas Krishtit. Per arsye studimi cdo liber vone eshte ndare ne kapituj dhe vargje.


Por para se te vijojme me tej le te sqarojme pyetjen pse ky cikel I emisioneve quhet “ te njohim Shkrimin e Shenjte” Se pari le te themi se mund te titullohej ndryshe dhe nuk do te ishte gabim, si “ Te njohim Biblen” Bibel apo Bivlos do te thote liber, sic permendem me siper Bibla eshte libri I librave. Nje dijetar gjate fundit te jetes se tij I thote bibliotekarit “ Me jep librin”. Ai I thote: “ Ke liber?” Dijetari pergjigjet: “ Vetem nje liber meriton te quhet liber, Bibla”.

Nje tjeter titull do te ishte : “ Te njohim Shkrimet e Shenjta”. Te njohim shkrimet e shenjta, cilat shkrime? Ato shkrime te cilat u frymezuan nga Perendia por u shkruan nepermjet dores se njeriut. Vete Tradita e Kishes sone nuk na flet per nje shkrim te shenjte ne numrin njejes por na flet ne numrin shumes Shkrimet e Shenjta.Sigurisht kur behet fjale per biblen aty shkrimet jane me shume se nje. Gjithashtu nese do te kujtojme Besoren ose Simbolin e Beses, e cila eshte nje permbledhje se ku besojme ne si te krishtere orthodhokse, ne nje nga nenet e saj thuhet per Jisu Krishtin“ …dhe u Ngjall te treten dite sipas shkrimeve…Sipas cila shkrimeve? Shkrimeve te Dhiates se vjeter, sipas shkrimeve te profetsive te cilat lajmeronin ardhjen e Jisu Krishtit. Shkrimeve te cilat jane shume por qe ndahen me dysh ne kohe ose me teper qe lidhen nga I njejti person. Cili eshte personi I cili qendon ne mes dhe I lidh keto shkrime te shenjta. Ky Person eshte Jisu Krishti. Pse eshte Jisu Krishti? Sepse Dhiata e vjeter nuk flet gje tjeter vecse per ardhjen e Mesias Shpetimtarit Jisu Krisht I cili profetizohet ndersa ne Dhiaten e Re Ai Vjen vertet, Vjen qe te shpetoje boten, te pesoje dhe te vuaje ne Kryq per ne dhe me pas te na lavderoje me ngjalljen e Tij, ashtu sic profetizohet dhe tregohet shekuj me pare ne Dh. e Vj.Por vjen dhe ne Dhiaten e Re permbush sa jane thene ne Dh. e Vj. Dhe na thote se cili eshte fundi I historise njerezore, pra Ardhja e Tij per te gjykuar boten dhe jeta pambarim ne Mbreterine e Tij ose jo.

“Te njohim Fjalen e Perendise” do te ishte nje tjeter titull I ketij emisioni. Eshte e vertete qe Shkrimi I shenjte eshte fjala e Perendise qe vjen tek ne njerezit nga Perendia por qe kuptohet vetem me Perendine, qe kuptohet vetem nga ata te cilet jane besnike ndaj beselidhjes apo dhiates qe Perendia ka bere tashme me ne. Fjala e Perendise eshte fjala e frymezuar nga Shpirti I shenjte prandaj vetem ata qe kane Shpirtin e Shenjte brenda tyre mund te kuptojne kete fjale te Perendise, e cila, eshte, Fjale riperteritese, Fjale transformuese, Fjale shpetimtare, jo per vete Perendine por per vete njerezit te cilet jane te krijuar prej Tij.

Pertej aspektit kryekeput shpirteror, libri ne rendesine e vet eshte gjithashtu nje liber I perkryer, qe ka ne permbajtje te tij mjaft vlera, shpirterore ose jo. Permbajtja e tij eshte e pasur me mjaft te dhena te cilat per nga vjetersia ne kohe nuk jane permendur ne asnje liber tjeter te kohes qe eshte shkruar ose me vone. Permban pervec historise shpirterore te njeriut e cila eshte pjese e pandare e historise njerezore dhe nuk lidhet thjesht vetem me disa ngjarje por mbart mjaft kulture ne librat e veta, ligje te moralit, kulture shpirterore, rregulla te adhurimit te Perendise, Keshilla, Psalme kushtuar Krijuesit, te cilat jo vetem te Krishteret por dhe jo te Krishteret nuk duhet ta lene pa lexuar kete liber. Besoj se po te jesh intelektual, duhet ta kesh lexuar biblen.

Shkroi: Thoma Shkira