Mos u dekurajo! Perëndia do ta përfundojë atë që ka nisur!


Mos u dekurajo! Perëndia do ta përfundojë atë që ka nisur!

“Duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi të bëjë punë të mirë tek ju,
do ta mbarojë deri në ditën e Jisu Krishtit.
Filipianëve1:6

A po beson për diçka që duket sikur po zgjat më shumë nga ç’e prisje?
Ndoshta ti je lutur për një person që do.
Ndoshta për vite ke besuar që një situatë do të ndryshojë.


Mos u dekurajo! Perëndia do ta përfundojë atë që ka nisur!
Ai është Perëndi besnik dhe ka diçka të pakrahasueshme, të pashembullt për ty – hir, përparim dhe restaurim, sikundër nuk e ke pasur kurrë më parë. Perëndia ka qenë i mirë me të gjithëve ne, por tani besoj se po i afrohemi një kohe kur do të marrim hirin më të madh,
fuqinë më të madhe dhe triumfin më të madh!
Çelësi është që duhet të qëndrojmë sipas marrëveshjes me Perëndinë.

Le të zgjohemi çdo mëngjes dhe le të themi:
“O Zot, të falënderoj për favorin e papërshkruar.

Të falënderoj për madhështinë e pamatë, të pakufizuar dhe të pakrahasuar të fuqisë Sate".
Nëse qëndron në besim, shpresoj që ti do të futesh më shumë në ato ditë të mrekullisë së plotë dhe do të thuash: Ah, Perëndi! Kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë”.

Kujto, Shkrimi i Shenjtë thotë: “A ka gjë të pamundur për Perëndinë?”
Jo, asgjë nuk është e pamundur, nëse ti e vendos besimin dhe shpresën tek Ai.
Ji qëndrueshëm sot, beso, shpreso, sepse Perëndia ka përgatitur diçka mahnitëse për ty! Amin!