Krishti lind sipas shën Joan Gojartit


Prolog “ Ja Krishti lind lavdërojeni; Ja Krishti qellit vjen dilni priteni; Ja Krishti mbi dhenë ngrehuni” Himnologjia orthodhokse e Krishtlindjeve lajmëron triumfalisht por dhe nënvizon teologjikisht misterin e madh të mishërimit hyjnor. Mëkati propatorik kishte si rezultat nënshtrimin e gjinisë njerëzore në tre armiq të pamëshirshëm: Shën Joan Gojarti thotë “ para shfaqjes së Krishtit, natyrën tonë e zotëronin djalli, mëkati dhe vdekja… Djalli shkelte, mëkati masakronte dhe vdekja varroste”. Për shpëtimin e njeriut nga tirania e kësaj tresheje shpirtdërmuese, Perëndia ekonomisi (bëri të mundur brenda planit të tij të shpëtimit) mishërimin e Birit të Tij. Prandaj bota gëzohet, prandaj Kisha bën panair “ meqë Ati dërgoi Birin e Tij që të shpëtojë botën. (1Joani 4:14). Fjalimi I shën Joan Gojartit “ Mbi lindjen e Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht” pjesa më e madhe e së cilës vijon më poshtë, u mbajt në Antioki gjatë një Krishtlindjeje në dekadën e parafundit të shekullit të katërt.
Tema e saj është misteri I mishërimit të Fjalës së Perëndisë dhe komentimi I planit madhështor të ekonomisë hyjnore. Shenjti duke krahasuar ngjarjet e Dhiatës së Vjetër dhe të Re, përcakton shpalljen e mishërimit të Zotit, të cilën edhe pse Judenjtë e njihnin, nuk e pranuan. Kështu që sa ata aq edhe në shtrirje të shekujve të gjithë të pabesët dhe dyshuesit I bren ndërgjegjia nga mosmirënjohja e tyre ndaj Zotit, bamirësit tonë. Fjalimi I Gojartit të hirshëm me stilin panigjirik mbresëlënës, me mbrojtje përshkrimin sistematik të shenjtërisë, pasurinë e argumenteve, dhe qartësinë teologjike, ngazëllon, bind, entuziazmon, rrëmben… Pra me shoqërues atin e shenjtë dhe fjalët e tij të arta, le të ecim mendërisht drejt shpellës së Betlehemit dhe me mirënjohje le ti falemi foshnjës hyjnore të mbështjellë me pelena, Shpëtimtarit dhe Cliruesit tonë. -------------------------------------------------------------------------------- Ja Krishti Lind Mister të cuditshëm shikoj dhe se marr dot vesh. Zëra barinjsh vijnë në veshët e mi. Me fyejt e tyre nuk luajnë më kot ndonjë qëllim të rastësishëm. Buzët e tyre psalin himn qiellor. Engjëjt hijmnojnë, kryeengjëjt përhimnojnë, Kerubimet psalin dhe Serafimet lavdërojnë. Sot Betlehemi imitoi qiellin: Në vend të yjeve, pranoi engjëjt, në vend të diellit, pranoi Diellin e drejtësisë. Dhe mos kërko të mësosh se si. Sepse aty ku do Perëndia, thyhen ligjet e natyrës. Ai pra e deshi dhe e bëri. Zbriti në tokë dhe shpëtoi njeriun. Për këtë qëllim të gjitha bashkëpunuan me Atë. Sot lind ai që ekziston përjetësisht dhe ndodh ajo që nuk ekzistonte asnjëherë. Perëndi është dhe bëhet njeri! Behet njeri dhe përsëri mbetet Perëndi! Kur lindi, Judenjtë nuk pranuan lindjen e tij të pakuptueshme: Nga njëra anë Farisenjtë keqinterpretonin librat e shenjtë dhe nga ana tjetër Shkruajtësit e ligjit mësonin të tjera ndër të tjera. Herodi përsëri kërkonte të gjente Foshnjën e sapolindur, jo që ta nderojë por që ta vdesë. E pra, sot të gjithë këta fërkojnë sytë e tyre, duke parë Mbretin e qiellit të gjendet në tokë me mish njerëzor, I lindur nga mitër e virgjër. Edhe erdhën mbretërit ti falen Mbretit qiellor të lavdisë. Ushtarët erdhën ti shërbejnë kryegjeneralit të fuqive qiellore. Gratë erdhën ti falen Atij që dhimbjet e gruas I shndërroi në gëzim. Virgjëreshat erdhën ti falen Atij që krijoi gjoksin dhe qumështin ndërsa tani pi gji nga Nëna Virgjëreshë. Foshnjat erdhën ti falen Atij që u bë foshnjë që të kompozojë himn lavdërues “ nga goja e thithanikëve” (psa. 8:3). Fëmijët erdhën ti falen Atij që mania e Herodit I tregoi martirë të parë. Barinjtë erdhën ti falen Bariut të mirë, që sakrifikoi jetën e tij për hir të deleve. Priftërinjtë erdhën ti falen Atij që u bë kryeprift si Melkisedeku (Heb. 5:10). Skllavërit erdhën ti falen Atij që mori formë shërbëtori, që të shndërrojë skllavërinë tonë në liri. Peshkatarët erdhën ti falen Atij që I bëri “ peshkatarë njerëzish” (Mat. 4:19). Tagrambledhësit erdhën ti falen Atij që tregoi ungjillor nga tagramledhës. Prostitutat erdhën ti falen Atij që këmbët e tij I dha tek lotën e një prostitute. A e merr me mend, të gjithë mëkatarët erdhën të shohin Qengjin e Perëndisë, që ngre me supet e tij mëkatin e botës: Magët që ti falen; Barinjtë që të lavdërojnë; Tagramledhësit që ta predikojnë; Prostitutat që Ti ofrojnë miro; Samaritania që të shuajë etjen; Kananea që të gjejë dobi. Pra pasi të gjithë kërcejnë nga gëzimi, dua edhe unë të gëzoj, dua të kërcej, dua të bëj panair. Pa kitarë, pa fyell, pa pasur në duart e mia lambadha të ndezura. Gëzohem duke mbajtur në vend të tyre pelenat e Krishtit. Këto janë shpresa ime, këto janë jeta ime, këto janë shpëtimi im, këto janë fyelli im, këto janë kitara ime. Prandaj I kam me vete: për të marrë fuqi nga fuqia e tyre, që të thërres bashkë me engjëjt “ lavdi Perëndisë në më të lartat” dhe me barinjtë “ dhe mbi dhe në paqe, dhe mbi njerëzit njeridashje” (Luk. 2:14). Dhe e dini pse? Sepse Ai që lindi përpara jetëve nga Ati pa shjegim, sot lindet nga Virgjëresha në mënyrë të mbinatyrshme. Se si, e di hiri I Shpirtit të shenjtë. Ne vetëm këtë mund të themi: se e vërtetë është lindja e tij qiellore dhe e papërgënjeshtrueshme është dhe e mbidheshmja. E vërtetë është se lindi Perëndi nga Perëndia, e vërtetë është dhe se lindi njeri nga virgjëresha. Në qiell është I vetmi që lindi, vetëm nga Ati, bir I Tij I vetëmlindur. Dhe në tokë është I vetmi që lindi nga virgjëresha vetëm, bir I saj I vetëmlindur. Ashtu si në rastin e lindjes qiellore është mosrespekt të mendosh për nënë, kështu dhe në rastin e lindjes së Tij tokësore është blasfemi të supozosh për baba. Perëndia e lindi në mënyrë të perëndishme. Si rrjedhim, as lindja e Tij qiellore nuk ka shpjegim, as mishërimi I Tij nuk do shqyrtim. Sot e njoh se e lindi Virgjëresha . E besoj se e lindi Perëndia përpara jetëve. Dhe kam mësuar ta nderoj lindjen e Tij në heshtje pa shqyrtime të cuditshme dhe biseda të kota. Sepse për sa I takon Perëndisë, nuk duhet të mendojë askush në zhvillimin natyror të gjërave por të besojë në fuqinë e Atij që drejton gjithçka. Sa e natyrshme është kur lind një grua e martuar? Por dhe sa e pakuptueshme të lindë fëmijë një Virgjëreshë pa burrë dhe të ngelet e virgjër? Pra për këtë mund të shqyrtojmë për sa I përket ligjeve natyrore por ajo çka ndodh në mënyrë të mbinatyrshme duhet që ta nderoimë në heshtje. Jo sepse është e rrezikshme por sepse është e pa shpjegueshme. Frikë ndjej përpara miterit hyjnor. çfar të flas dhe çfar të them? Shoh atë që lindi. Shoh dhe Atë që u lind. Por mënyrën e lindjes nuk mund ta kuptoj. Siç e shihni aty ku do Perëndia kapërcehen ligjet e natyrës. Kështu ndodhi dhe këtu: u devijua rregulli natyror dhe veproi dëshira hyjnore. Sa e pashpjegueshme është mëshira e Perëndisë? Biri I përjeçëm I Perëndisë I paprishuri dhe I padukshmi dhe I patrupi, mbanoi brënda në trupin tonë të prishur dhe të dukshëm për çfar arsye? Ja, siç e dini ne njerëzit besojmë më tepër në çka ato shohim se sa në ato që dëgjojmë. Në të dukshmet besojmë. Në të padukshmet jo. Kështu nuk besuam në Perëndinë e vërtet të padukshëm por adhurojmë idhuj të dukshëm me formë njerëzish. Pranoi pra Perëndia të shfaqet para nesh me formë të dukshme njeriu, për të shpërbërë me këtë mënyrë çdo dyshim për ekzistencën e Tij. Dhe më pas pasi na mëson me prezencën e Tij të ndjeshme dhe të padyshueshme na drejton kollaj në besimin e vërtet, në të padukshmet dhe të mbinatyrshmet. Mrekullia më mbush me habi! Shoh fëmijë Perëndinë e parajetëve! Në graxhd çlodhet Ai që ka fron në qiell! Duar njerëzore prekin të paprekshmin dhe të patrupin! Me pelena është mbështjellë, Ai që thyhen prangat e mëkatit! Megjithatë… kjo është dëshira e tij: Ç’nderimin e shndërron në nderim; me lavdi e vesh paturpësinë; dhe ofendimin në virtyt e shndërron. Mori trupin tim. Më ofron Frymën e Tij. Më dhuron thesarin e jetës së përjetshme duke e marrë dhe duke ma dhënë mua: Merr trupin tim që ta shenjtërojë; më jep Frymën e Tij që të më shpëtojë. -------------------------------------------------------------------------------------------- “Ja, Virgjëresha do të ngelet me barë” (Isa. 7:14) Fjalët janë të sinagogës por arritja e Kishës. Sinagoga leu ndenjësen; Kisha veshi stolinë mbretërore. Judea e lindi; bota e pranoi. Sinagoga I dha gji dhe e ushqeu; Kisha e mori dhe pati dobi. Në sinagogë lindi vreshti; ndërsa ne shijojmë frytet e së vërtetës. Sinagoga shtypi veshulët; ndërsa paganët pinë pije mistike. Ajo mbolli në jude farën; Ndërsa idhujtarët korrën grurin me draprin e besimit. Ata prenë me respekt trëndafilin dhe nëJudenjtë mbeti gjembi I pabesisë. Zogu fluturoi dhe ata të pamendët rrinë dhe akoma ruajnë folenë. Judenjtë heqin së komentuari librin e shkronjës dhe idhujtarët shtrydhin frytin e Shpirtit. “ Ja, virgjëresha do të ngelet me barrë”. Më thuaj o Jude, pra më thuaj, kë lindi? Të lutem, trego guxim, qoftë dhe aq sa ai që tregove përpara Herodit. Por guxim nuk ke. Dhe e di pse. Sepse je I djallëzuar. Tek Herodi fole që ta shkatërronte. Ndërsa tek unë nuk flet që Atij të mos I falem. Kë lindi pra? Kë? Krijuesin e krijesës. Dhe nëse ti hesht, natyra bërtet me të madhe. E lindi me mënyrën që vetë ai e donte të lindte. Në natyrë nuk ekzistonte mundësia e një lindjeje të tillë. Por Ai si Zoti I natyrës, shpiku mënyrë të cuditshme lindjeje. Kështu tregoi se dhe njeri që u bë, nuk lindi si njeri, po sic vetëm tek Perëndia ngjan. Ai që gatoi Adamin nga tokë e virgjër, Ai që më pas nga Adami bëri grua, lindi sot nga një vajzë virgjëreshë, duke e tejkaluar ligjin e martesës. Atëherë Adami, pa pasur grua, me grua u bë. Tani virgjëresha, pa pasur burrë, burrë lindi. Edhe pse u bë kjo? Ja sepse? Gratë kishin një borxh të vjetër ndaj burrave, pasi nga Adami kishte mbirë grua pa ndërmjetësinë e ndonjë gruaje tjetër. Për këtë sot virgjëresha duke shlyer ndaj burrave borxhin e Evës, lindi pa burrë, duke treguar në këtë mënyrë barazinë e gjinisë. I plotë mbeti Adami pas heqjes së brinjës së tij. E paprishur mbeti edhe Virgjëresha pas lindjes së Foshnjës. Por ki akoma kujdes dhe dicka: Zoti që të shfaqet në tokë, nuk gatoi një trup tjetër. Mori trupin e njeriut, që të mos duket se përbuz materien nga e cila u krijua Adami. Kështu erdhën, Perëndi edhe njeri, në bashkim mistik. Dhe djalli që kishte nënshtruar njeriun, ia futi vrapit. Perëndia bëhet njeri por lindet si Perëndi. Nëse do të vinte si unë, nga një martesë e përbashkët, shumë vetë lindjen e tij do ta konsideronin shkelje. Prandaj lindet nga Virgjëreshë; prandaj e ruan mitrën e saj të pa prekur; prandaj e ruan virgjërinë e saj të qashtër: që të ndodhë mënyra e çuditshme e lindjes, shkak I besimit të patundur. Pra tek ai që do të dyshojë lindjen pa farë të Fjalës së Perëndisë do të thërasë si dëshmitar vulën e pandotur të virgjërisë. Më thuaj pra o Jude, lindi Virgjëresha apo jo? Edhe pse nga një anë lindi pse nuk e pohon lindjen e mbinatyrshme? Përsëri nëse nuk lindi, pse e mashtrove Erodin? Kur ai kërkonte të mësojë se ku do të lindë Krishti, ti nuk I the “në Betlehem të Judesë” (Matt. 2:4)? Mos unë e njihja qytetin apo vendin, mos unë njihja rëndësimë e Foshnjës që erdhi në botë? Isai dhe Profetët tuaj nuk foën për Atë? Dhe ne armiqtë e paditur nuk e shpjeguam të vërtetën? Ju skribët dhe Farisenjtë ruajtësit e përpiktë të ligjit nuk na e mësuat për Krishtin? Ju nuk interpretuat shkrimet? Mos ne e njihnim gjuhën tuaj? Edhe kur lindi Virgjëresha ju nuk I shfaqët Herodit dëshminë e Profetit Mikea, “Por nga ty Betlehem qytet I zonës së Efrathasë edhe pse je një nga qytetet më të vogla të Judesë nga ty do të dalë prijësi I Izraelit” (Mik. 5:1)? Shumë mirë tha profeti “për ty”. Nga ju erdhi dhe u shfaq në të gjithë botën. U shfaq si njeri në botë që të drejtojë njerëzit. U shfaq si Perëndi që të shpëtojë botën. Por sa armiq të dobishëm jeni ju! çfarë akuzues njeridashës! Ju pa dashje treguat se foshnja e sapolindur e Betlehemit është Perëndi. Ju e predikuat pa e dashur. Ju e bëtë të dukshëm duke u munduar për ta fshehur atë. Ju I sollët dobi atij duke dashur dëmtimin e Tij. Vërtet, çfar mësues elementarë jeni? Ju keni uri dhe të tjerë ushqeni, ju keni etje dhe të tjerë ujisni, jeni të varfër dhe të tjerë pasuroni. Ejani pra të festojmë! Ejani të bëjmë panair! Është e çuditshme mënyra e festës – sa e çuditshme është dhe fjala e lindjes së Krishtit. Sot u liruan prangat e viteve të gjata, djalli u turpurua, demonët u rrëzuan, vdekja u shfuqizua, parajsa u hap, mallkimi u zhduk, mëkati u dëbua, kurthi u largua,erdhi e vërteta. Predikimi I besimit të drejtë buçiti dhe u shpërnda ngado. Mbretëria e qiejve u pasmboll në tokë, engjëjt bashkëbisedojnë me njerëzit, të gjitha u bënë një. Pse ? Sepse Perëndia zbriti në tokë dhe njeriu u ngjit në qiell. Perëndia zbriti në tokë dhe përsëri gjendet në qiell. I gjithi është në qiell dhe I gjithi është në tokë. U bë njeri dhe është Perëndi. Është Perëndi dhe mori trup. Mbahet në pëqi virgjëror dhe në duart e tij mban botën. Magët vrapojnë afër Tij. Vrapojmë dhe ne. vrapon dhe ylli që të shfaqë Zotin e qiellit. Por… dhe Ai vrapon. Vrapon drejt Egjiptit. Sigurisht dhe duket se shkon aty që ti largohet tinzarisë së Herodit. Por kjo ndodh që të plotësohen fjalët profetike: “Atë ditë populli I Izraelit do të marrë I treti bekimin e Perëndisë në tokë pas Asirianëve dhe Egjiptianëve ” (Is. 19:24). Ç’thua o Jude ti që ishe I pari I treti u bëre? Egjiptianët dhe Asirjanët hynë përpara dhe Izraeli I parëlindur mbeti mbrapa? Po. Kështu është. Asirianët do të bëhen të parët, mëqë ata të parët bashkë me magët e tyre ju falën Krishtit. Prapa tyre Egjiptianët që e pranuan, kur përiku në vendet e e tyre që ti largohet djallëzisë së Herodit. I treti dhe I fundit populli I Izraelit që njohu Zotin dhe Apostujt, pas pagëzimit të tij në Jordan. çfarë tjetër mbetet të them? Krijues dhe grazhd shikoj… Fosnjë dhe pelena… Virgjëreshë leonën, të përbuzur. Varfëri e madhe, shumë varfëri… shumë të padurueshme… Por e pe çfar pasuri brenda varfërisë së madhe ? I Pasuri u bë I varfër për hirin tonë, nuk ka as krevat as shtrojë brenda një çarçafi të përulur e kanë vendosur… O farfëri, burim pasurie! O pasuri e pamatur e fshehur brenda varfërisë! Brenda në grazhd vendosesh dhe botën e lëkund. Prenda në pelena mbështillesh dhe thyen prangat e mëkatit. Fjalë akoma nuk artikulove dhe tek Magët mësove teognosinë (njohjen e Perëndisë). çtë them e çtë flas? Ja foshmja e mbështjellë në shpërgji. Ja Maria, nënë dhe Virgjëreshë bashkë? Ja Josifi gjoja babai I Fëmijës! Ajo gruja ai burri. Të ligjshme emërtimet por pa përmbajtje. Josifi fejoi vetëm Marinë dhe Shpirti I Shenjtë banoi në atë. Kështu pra I mbushur me habi, nuk dinte çfar të supozonte për Foshnjën: Të thoshte se ishte frut kurvërie nuk guxonte. Të ofronte fjalë blasfemije kundër Virgjëreshës nuk mundte. As përsëri, nuk pranonte Fëmijën si të tijin sepse ishte e paditur sesi dhe nga kush lindi. Por ja që gjatë konfuzitetit të tij merr përgjigje nga qielli me zërin e engjëllit: “Josif, mos nguro të marrësh në shpinë tënde Mariamin sepse fëmija që prêt vjen nga Shpirti I Shenjtë” (Matt. 1:20). Dhe kështu zbuloi tek ai dhe tek ne se si Shpirti I Shenjtë vizitoi Virgjëreshën. Por pse krishti donte të linte nga Virgjëresha duke e lënë të padëmtuar virgjërinë e saj? Ja pse: Dikur djalli mashtroi Evën virgjëreshë. Tani engjëlli solli mesazhin shpëtimtar tek virgjëresha Mariam. Dikur Eva nxori nga goja e saj fjalë që u bë shkak vdekjeje. Tani Maria lindi Fjalën, që u bë shkak jete të përjetshme. Fjala e Evës tregoi pemën që nxori Adamin nga Parajsa. Fjala e Marias tregoi Kryqin që e vuri Adamin përsëri në parajsë. Pra në Atë, Fjalën e Perëndisë dhe Birin e Virgjëreshës, që hapi rrugën brenda një vendi të pashkelur le të drejtojmë lavdërim bashkë me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtë në jetë të jetëve. Amin. Perktheu: Thoma Shkira Ikona e Lindjes se Krishtit nga Ikonograf Qiriako Kosova

No comments:

Post a Comment