Kolendrat

Kolendrat, ne greqisht ta kalanda (lat. calendae), jane urime, lavderime apo kenge festive qe kendohen nga femijet 
zakonisht ne Vigjilje te Krishtlindjeve, te shen Vasilit (1 Janar), dhe te Theofanise (Pagezimit te Jisu Krishtit ne 6 Janar). (shih fjalorin e Joani Stamataku, Leksikon tis neas Ellinikis Glosis).
Kolendrat jane nje tradite mjaft e rendesishme sepse deshmojne ngjarjet e shenjta por njekohesisht krijojne atmosfere festive. Ato sjellin lajmin gazmor te Mesia Shpetimtarit Jisu Krisht dhe ngjarje qe lidhen me te. Ne vendin tone kolendrat jane kenduar qe heret nga femijet kryesisht ne zonen juglindore te Shqiperise, aq sa me te moshuarit sot, nuk mbajne mend se kur kane nisur rishtazi.
Brenda kesaj tradite, secili prej nesh, ruan kujtime te vecanta dhe njekohesisht mjaft nostalgji per emocionin, gezimin e pergatitjes se grazhdit te Krishtlindjes, blerjes se Comageve (cekice prej druri per te trokitur dyeve te familjeve te krishtera orthodhokse) dhe ne vazhdimesi, kendimit te kalandave, marrjes se disa dhuratave simbolike, si fruta, te holla dhe disa kulece kreshmore qe per kete dite quhen Kolenderat, te cilat jepeshin dhe pergatiteshin nga Familjaret qe hapnin portat e shtepive kur degjonin te trokiturat. Kjo ndodhte dhe ndodh akoma cdo 23 dhjetor ne Qytetin e Korces. Ne kete qytet, kolendrat kendoheshin para disa dekadash deri ne te gdhire te dates 24 dhjetor. Me pas, mbreselenese ishte dhe ndarja e dhuratave dhe e parackave mes femijeve qe trokisnin dyerve dhe jepnin lajmin gazmor me kenge klasike si:

Kolendra kolendra sot,
Gezuar per shume mot,
Zoterinj dhe Zonja.
Neve vijme t’ju gezojme,
si edhe t’ju lajmerojme,
Zoterinj dhe Zonja.
Ne qytetin e bekuar,
U lind foshnja e shenjteruar,
Zoterinj dhe Zonja.
Ai eshte Krishti vete,
I derguar ne k’te jete,
Zoterinj dhe Zonja.

Kendimi i kolendrave eshte kenduar aq heret sa disa nga kenget kane humbur ne ditet e sotme. Psh. me poshte vijojne dy kenge kolendrash te cilat kendoheshin ne fshatin Vodice te Kolonjes, te cilat kane nje vlere te pasur artistike. E para kendohej nga femijet e fshatit per Krishtlindjen, ndersa e dyta per te shtunen e Llazarit qe paraprinte Javen e Madhe te Shenjte te Pashkes. (keto kolendra jane thene ne interviste nga zonja (sot 85 vjecare) Afroviti Naun Sovjani me origjine nga fshati Vodice, i Kolonjes, te ciles i jemi mirenjohese. Ndryshe nga c’kemi te njohur sipas saj kolendra kendoheshin edhe per Pashke:

Zoterinj dhe Zonja,
erdhem t’ju urojme,
edhe sihariqne,
erdhem t’ju tregojme.
Se ne kishen tone,
C’lindi nje mbret sot,
i cili do te jete,
permbi neve Zot.
Ay eshte Krishti,
Biri i Perendise,
qe ka per te sjelle,
shpetimin e njerezise.
Magete nga lindja,
me te pare Ylle,
u trembne, u verdhe,
u bene si dylle.
Iduri (Herodi) i pabese,
Qe desh te humbase,
Foshnjate te gjitha,
Dha urdher ti vrase.
Po Krishtin Maria,
e muar dhe shkuan,
ne Egjypte vane,
dhe atje qendruan.
Llazari
Vete sot te Vithania,
Zoti Krisht e Perendia,
u lutemi atje te degjoni,
se c’behet atje te mesoni.
Ne qytet ne Vithania,
qante Marta dhe Maria.
Qanin e spushonin kurre,
tri dit e tri net e therrisnin,
te vellane e vajtisnin.
Kater dite e u nis vete,
Zoti Krisht e i vertete,
edhe i dolli Maria,
perjashta nga Vithania.
I ra Zotite nen kembe,
po te ishe Zot ketu,
nuk na vdiste vellai yne,
se e kishe mik te dashur,
kaq kohe e kishe pasur.
Thote Zoti me te qare,
eja me rrefeni varre,
se e shpune atje ne varri,
o sketerre te erdhi prishja,
kjo e sotmja eshte nisja.
Me te thene keto fjale,
Shen Llazari dolli jashte.
Mathitenjte dhe apostojte,
qe te tere me nje goje,
Llazarin po e pyesin.
Llazaro c’fare pe tregona,
ne sketere vajte na thona,
edhe Llazaro u thote:
me goje nuk u them dote,
gje mos me thoni, vec ne libre te mesoni.

Shkroi: Thoma Shkira

No comments:

Post a Comment