Ngjarja e meposhtme ndodhi ne nje shtepi femije ne Rusi, ku perkujdesen femije te vegjel te braktisur dhe te keqtrajtuar. Ne vigjilje te Krishtlindjes ne kete jetimore shkoi nje mesues tu flase femijeve per kete feste te madhe. Shumica prej tyre degjoi per here te pare per Krishtin dhe per Lindjen e tij. Misha, nje djale 6 vjecar degjoi me vemendje fjalet e mesuesit.
Ne vazhdim, tek femijet u dhane materiale per te bere shpellen, grazhdin dhe sa kishin lidhje me ngjarjen. Mesuesi duke pare punimet e dores se femijeve, verejti dicka qe I beri pershtypje ne punimi I Mishes. Brenda ne grazhd ai kishte vendosur dy foshnja
- Njeri eshte Krishti, i tha mesuesi. Cili eshte foshnja tjeter qe e ke vendosur ne djep?
Atehere, Misha I vogel filloi ti thoshte historine e Lindjes se Krishtit qe para pak kishte degjuar nga goja e mesuesit por duke shtuar dhe dicka nga vetja e tij. Kur arriti ne momentin qe Hyjlindesja vendosi foshnjen ne grazhd vazhdoi me keto fjale: “ Atehere Krishti I vogel, u kthye, me pa dhe me pyeti nese kisha ndonje vend per te qendruar. Une I thashe se nuk kam as nene, as baba, as ndonje vend per te qendruar. Atehere, Krishti me tha te rrija me Te.
Une u mendova se nuk kisha ndonje dhurate per ti dhene si te tjeret. Si do te me mbante afer vetes se Tij?
E vetmja dhurate qe mund ti ofroja ishte ta mbaja ngrohte. Prandaj e pyeta:
- Nese te mbaj ngrohte, per Ty eshte kjo nje dhurate? Krishti mu pergjigj:
- Nese do me mbash ngrohte, kjo eshte dhurata me e madhe qe me ka dhene ndokush ndonjehere.
Keshtu u futa ne djepin e vogel, dhe pasi u kthye nga une dhe me pa, me tha se mund te rrija bashke me te pergjithmone”.
Kur Misha I vogel mbaroi historine, syte e tij ishin te mbushura me lot qe rridhnin pa pushim ne faqet e tij. U perkul mbi tavoline, mbuloi fytyren e tij me duar dhe qante. Perfundimisht femija I vogel kishte gjetur dike qe kurre nuk do ta braktiste, qe nuk do ta keqtrajtonte. Dike qe do ti thoshte te rrinte me te pergjithmone.
Te lutem Krishti im, mbaj ne djepin tend te gjithe femijet jetime ne bote!
Perktheu: Thoma Shkira
No comments:
Post a Comment