Si të përjetosh një vit të bekuar

1. Prano në jetën tënde paqen që sjell Jisu Krishti. Ti mund ta gjesh këtë paqe çdo ditë duke banuar në praninë e Perëndisë nëpërmjet lutjes, leximit të Shkrimit të Shenjtë, dhe duke qenë e përqendruar në gjithçka që është e mirë, e pastër dhe e shenjtë. Jeto sipas mësimeve të Tij.
2. Shiko të mirën në kujtimin e çdo përvoje të kaluar (edhe nëse ajo ishte një sfidë); kërko të mirën në çdo bekim të tanishëm; shpreso në mirësinë e dashur të Perëndisë për të gjitha gëzimet e ardhshme.
3. Ji i përulur dhe me zemër të thjeshtë me të gjithë njerëzit. Gjithmonë i gatshëm të falësh të tjerët; kuptoji shpejt gabimet e tua dhe mos u nxito për të ofenduar.

4. Përqendroji mendimet e tua çdo ditë në sa dashuri, shërbim dhe mirësi ofron për të tjerët, dhe jo në gjërat materiale që të mungojnë.
5. Kërko me zell drejtimin hyjnor. Prit orën e Zotin Jisu dhe mos vrapo para planeve të Tij. Mos lejo kurrë që një gabim të të rrëzojë. Pendohu (kthehu te Perëndia) dhe kërkoji falje.
6. Duaj dhe nuk do të ketë vend për xhelozi. Beso, dhe nuk do të ketë vend për shqetësim. Ki besim dhe nuk do të ketë vend për dyshime.
7. Lavdëro gjërat me vlerë të përjetshme dhe minimizo gjërat e përkohshme të jetës. Lëri mënjanë shqetësimet e vogla që kalon çdo ditë.
8. Mos lejo xhelozinë, fitimet e pandershme, lakminë, zilinë të pushtojnë mendjen dhe të ndërpresin lutjet e tua.
9. Rregulloje jetën duke patur qëllim fisnik. Lartësoje horizontin duke menduar për nevojat e gjithë njerëzimit. Zgjeroje horizontin tënd duke e dashur botën ashtu si e do Perëndia.
10. Kënaqu në Krishtin. Ai është sekreti i një jete me bollëk, plotësimi i çdo dëshire dhe ëndrre me vlerë.


Viti i Ri le të sjellë gëzime, që të të mbajnë të ëmbël;
prova, që të të mbajnë të fortë;
dhimbje, që të të mbajë të dhembshur;
shpresë, për të të mbështetur;
dështim, që të të mbajë të përulur;
sukses, që të të mbajë të zellshëm;
miq, që të të ngushëllojnë;
pasuri, që të përmbushësh nevojat e tua;
entuziazëm, që të presësh me gëzim të nesërmen;
dhe vendosmëri, që çdo ditë të jetë më e mirë se e mëparshmja.
Vit të Ri të gëzuar dhe të bekuar!



Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment