UNE JAM DHURATA që vazhdimisht dhuron me
bujari dhe pa asnjë lloj kufizimi. Dashuria Pa Kushte është një koncept
kaq themelor dhe i rëndësishëm, por edhe ndjekësit e Mi më të
përkushtuar nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht. Sigurisht, asgjë në qiell ose në tokë nuk mund të Më ndalojë së dashuri ty.
Ndoshta ti ndihesh më i dashur kur vepron sipas dëshirës sate. Por
Dashuria Ime për ty është e përsosur; pra nuk është subjekt i luhatjeve
të tua. Ajo që ndryshon është të ndërgjegjësuarit tënd për Praninë e
Dashurisë Sime.
“Dhe ne kemi njohur dhe kemi besuar dashurinë
që Perëndia ka ndaj nesh. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në
dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. …
Në dashuri nuk ka
frikë, madje dashuria e përsosur e largon frikën, sepse frika ka të bëjë
me ndëshkimin dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri”. 1
Jn. 4:16,18
Kur je i pakënaqur me sjelljen tënde, ti priresh
të ndihesh i padenjë për Dashurinë Time. Ndoshta në mënyrë të
pandërgjegjshme ti e ndëshkon veten duke u larguar prej Meje dhe duke
thënë që jam larguar nga Zoti, se Ai është i pakënaqur me mua. Kështu,
distancën mes nesh, ti ia ngjit pakënaqësisë Sime.
Në vend që të
kthehesh tek Unë dhe të marrësh Dashurinë Time, ti orvatesh të fitosh
miratimin Tim duke u munduar më keq. Gjatë gjithë kohës, Unë përpiqem që
të të mbaj në krahët e mi të përjetshëm dhe të të mbështjell me
Dashurinë Time.
“Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm…”. Ligj.përt.33:27
Nëse ndihesh i padashur dhe pavlerë, eja tek Unë dhe kërko të pranohesh te Dashuria Ime e Vërtetë.
“Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd”. Ps. 13:5