Ai do të të shpjerë atje ku nuk mund te shkosh dot vetë



Ne i shërbejmë një Perëndie të mbinatyrshëm!
Ai mund të bëjë atë që mjekësia nuk e bën dot. Ai nuk kufizohet nga arsimimi yt, prejardhja jote, dhe familja nga ke ardhur. Ai nuk ndikohet nga ato që njerëzit thonë për ty. Ai nuk është në qiell tërë stres, duke u përpjekur të gjejë si mund të të çojë në destinacionin tënd. Ai e di fundin që prej fillimit. Ai ka edhe zgjidhjet për problemet që ti ende s’i ke hasur. Ai është i gjithfuqishëm dhe i gjithditur.

Ndoshta njerëzit janë përpjekur të të poshtërojnë, të të largojnë nga besimi, por nëse ti i nuk i vë re etiketimeve të tyre dhe qëndron besnik ndaj Zotit, Ai do të të lartësojë. Ai do të çojë atje ku ti nuk mund të shkoje dot vetë. Nuk nevojitet që ti ta kuptosh si ndodhi gjithë kjo.
Gjithçka që Perëndia kërkon nga ti është TË BESOSH.


Nëse beson, çdo gjë është e mundshme.
Nëse beson, do të hapen dyer që kurrë nuk mund të hapeshin.
Nëse beson, Perëndia do të të nxjerrë nga gjendja e rënë dhe do të të çojë përpara.



Mos lejo që etiketat negative të të mbajnë në gjendje të rënë.
Kujto, ne i shërbejë një Perëndie që nuk njeh kufij!
Drejtoi hapat drejt Tij dhe jeto edhe ti jetën tënde pa limit. Amin.