Jeto për Krijuesin tënd
Një djalosh i vogël dhe mjaft i dobët e donte shumë futbollin. Provë
pas prove ai jepte me tërë dëshirën e tij gjithçka që kishte. Gjysma e djemve
të tjerë nuk ia dolën mbanë edhe pse kishin bërë shumë prova. Në të gjitha ndeshjet
ky atlet shpresëtar ulej në stol dhe zor se ngrihej nga vendi.
Djaloshi jetonte vetëm me babain dhe të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njeri - tjetrin. Edhe pse i biri ishte gjithmonë në stol i ati ishte gjithmonë në tribunë duke brohoritur.
Djaloshi jetonte vetëm me babain dhe të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njeri - tjetrin. Edhe pse i biri ishte gjithmonë në stol i ati ishte gjithmonë në tribunë duke brohoritur.
Ai nuk mungonte në asnjë ndeshje. Ky djalosh ishte më i vogli i klasës, madje edhe kur hyri në gjimnaz. I ati vazhdonte ta inkurajonte, por edhe i thoshte se nuk ishte i detyruar të luante futboll nëse ndjehej keq. Por djaloshi e donte shumë futbollin dhe vendosi të vazhdojë. Ai ishte i vendosur që në çdo provë të jepte më të mirën që mundej, me shpresën se ai do të fillonte të luante kur të hynte në vit të katërt.
Gjatë gjithë kohës së gjimnazit ai kurrë nuk mungoi në ndonjë provë ose ndeshje edhe pse ai qëndronte në stol gjatë gjithë këtyre katër viteve. Babai i tij besnik ishte çdo herë në tribunë dhe gjithmonë e inkurajonte të birin. Kur djaloshi shkoi në universitet vendosën ta marrin si rezervë për skuadrën e futbollit. Të gjithë ishin të sigurt se ai nuk do t’ia dilte mbanë. Trajneri e lejoi të qëndronte në listë, sepse në çdo provë dhe ndeshje jepej me mish e me shpirt dhe disa herë i jepte antarëve të tjerë zemër dhe i nxiste kur kishin nevojë. Lajmi që e kishin futur në listën e grupit të lojtarëve rezervë e entuziazmoi shumë. Menjëherë merr në telefon babain e tij dhe ndajnë gëzimin së bashku.
Ishte fundi i periudhës së futbollit për vitin e katërt dhe ai vrapoi në fushën e provave përpara se të fillonte loja. Trajneri i ofrohet dhe i jep një telegram. Djaloshi lexoi telegramin dhe u mbulua nga një heshtje e thellë. Duke u përtypur me vështirësi ai i murmuriti trajnerit: “Babai im sot ka vdekur. A ka problem nëse mungoj në prova sot?”
Trajneri e përqafoi dhe me ngrohtësi i tha: “Bir i dashur ti mund të qendrosh një javë pa ardhur në prova… mund të qendrosh sa të duash. Mos u kthe as për lojën e të shtunës”.
E shtuna erdhi. Loja e pritur me aq ankth nuk po shkonte mirë. Pas treçerek ore kur skuadra ishte 2 pikë më mbrapa, një djalosh i qetë hyri në dhomën e veshjes dhe veshi uniformën e skuadrës. Ndërsa ia vraponte në anë të vijave trajneri dhe shokët e skuadrës u çuditën që ai ishte kthyer kaq shpejt.
“Trajner, të lutem më lër të luaj. Kam ardhur me dëshirë të madhe për të marrë pjesë në lojë sot,” - tha djaloshi.
Trajneri bëri sikur nuk dëgjoi. Në asnjë mënyrë ai nuk donte që ky lojtar i dobët të luante në këtë lojë. Djaloshi insistoi kaq shumë, saqë trajnerit i erdhi keq për të dhe i tha: “Dakort, futu në lojë”.
Trajneri, lojtarët dhe të gjithë ata që ishin në stol nuk mund t’u besonin syve. Ky thatanik i panjohur, që nuk kishte luajtur kurrë më parë, po luante për mrekulli. Skuadra kundërshtare nuk mund ta ndalte. Ai vraponte, pasonte, ndalonte dhe ndërhynte si një yll futbolli. Skuadra e tij filloi të triumfojë.
Shpejt rezultati u barazua. Në sekondat e fundit të lojës, ky djalosh mori një pasim dhe vrapoi në të gjithë fushën për të festuar fitoren. Shokët e skuadrës e ngritën lart. Brohoritje të tilla nuk ishin dëgjuar ndonjëherë. Tifozët e skuadrës kundërshtare u zhgënjyen shumë.
Më në fund, kur stolat ishin boshatisur dhe lojtarët ishin larguar nga dhoma e veshjes, trajneri vuri re djaloshin i cili qëndronte i qetë dhe i vetmuar në një cep. Ai iu afrua dhe i tha: “Djalosh, nuk mund ta besoj. Ishe i mrekullueshëm! Më thuaj ç’të ndodhi? Si ia arrite?”
Ai pa trajnerin dhe me lot në sy i tha: “Ti e di që babai im ka vdekur, por a e ke ditur që ai ishte i verbër?” Pastaj vazhdoi: “Babai erdhi tek çdo lojë, por sot ishte dita e parë që ai mund të më shihte të luaja dhe unë doja t’i tregoja se mund t’ia dilja mbanë!”
Perëndia, ashtu si babai i këtij atleti është gjithmonë duke brohoritur për ne. Perëndia ynë i dashur na kujton gjithmonë se duhet të vazhdojmë, na ofron një dorë për të na ndihmuar të bëjmë më të mirën, na jep atë për të cilën kemi nevojë dhe jo çfarë dëshirojmë. Perëndia nuk ka humbur as edhe një ndeshje të vetme nga të tonat. Çfarë gëzimi është të dish se jeta ka kuptim nëse jetohet për më të Lartin. Le të jetojmë për Krijuesin, i cili na vështron në çdo çast të lojës së jetës sonë.