Gjërat nuk
janë gjithmonë ashtu si duken
Dy engjëj udhëtues qëndruan të
kalonin natën në një familje të pasur. Familja nuk ishte mikpritëse dhe nuk
pranoi që engjëjt të kalonin natën në dhomën e të ftuarve. Ata i vendosën
engjëjt në një vend të ftohtë në bodrum. Ndërsa ata po shtronin rrobat në
dysheme për të fjetur engjëlli më i madh pa një vrimë në mur dhe e zuri atë.
Kur engjëlli më i vogël e pyeti pse e
bërë këtë, engjëlli më i madh iu përgjigj:
“Gjërat
nuk janë gjithmonë ashtu si duken”.
Engjëlli më i ri u mërzit dhe pyeti engjëllin e madh: Pse lejove të ndodhte kjo gjë?
Familja e parë kishte gjithçka
dhe ti e ndihmove atë, - e akuzoi ai engjëllin e madh. Kjo familje kishte shumë
pak, ishte e gatshme të ndante gjithçka kishte, ndërsa ti lejove që mbi të, të
ndodhë kjo fatkeqësi.
“Gjërat
nuk janë gjithmonë ashtu si duken”
-
iu përgjigj engjëlli i madh.
Kur qëndruam në bodrumin e
shtëpisë pashë që kishte flori në vrimën që ishte në mur. Meqë i zoti i
shtëpisë ishte lakmitar dhe nuk ishte i gatshëm të ndante më të tjerët, e zura
vrimën që ai të mos gjejë floririn.
Natën tjetër, ndërsa po flinim
në krevatin e fermerëve, engjëlli i vdekjes erdhi për të marrë gruan e tij. Unë
i dhashë atij lopën në vend të gruas.
“Gjërat
nuk janë gjithmonë ashtu si duken”.
Ndonjëherë kjo është pikërisht
ajo që ndodh me ne kur gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës që duhet. Nëse ti ke
besim, ke nevojë vetëm të besosh që çdo gjë që ndodh është për më të mirën
tënde. Megjithatë ti nuk do ta kuptosh atë derisa të kalojë pak kohë...