Gëmusha me gjemba



Gëmusha me gjemba
Gëmusha me gjemba shikonte dritën e hënës në qiell, duke pritur ngrohtësinë e agimit. Lulet e vogla u mblodhën së bashku nga të ftohtit. Më në fund gëmusha e vogël u mblodh të flinte. Gëmusha e vogël e përthyer u rrit midis gurëve të mprehtë të  një rruge të ngushtë që të çonte në një pallat të madh. Gjëmbat e saj ishin të mprehtë, dhe lulet e saj ishin shumë të vogla për t’u admiruar.
Fëmijët kurrë nuk këpusnin lulet e saj dhe udhëtarët u largoheshin gjembave shpues. Gëmusha me gjemba ndjehej e padëshiruar dhe e shëmtuar. Një këndez këndoi. Një zë i ashpër zgjoi gëmushën prej gjumit. Një turmë, shtynte një njeri në rrugët drejt pallatit. Duart e tij ishin të lidhura por ai nuk ishte i inatosur.
Burri ndaloi përballë gëmushës së vogël. Vështrimi i tij i sjellshëm e bëri gëmushën të ndjehej ngrohtë dhe e përkujdesur. Asnjë tjetër nuk kishte treguar një mirësjellje të tillë ndaj gëmushës me gjëmba. Pak më vonë britmat e turmës i dhanë forcë burrit që të lëvizte. Jashtë hijes erdhi një njeri tjetër. Ndërsa ai kaloi, një monedhë argjendi ra në tokë. Ajo u rrokullis poshtë gëmushës me gjemba. Burri u gjunjëzua për ta marrë. Fytyra e tij ishte e trishtuar dhe ai filloi të qajë. Lotët e tij ranë mbi gëmushë.
Sa do të dëshiroja ta ngushëlloja atë, mendoi gëmusha e vogël, por gjembat e mi vetëm do ta çajnë atë më tepër. Burri u pengua por nuk u kthye. Njerëzit filluan të mblidheshin jashtë pallatit. Një ushtar eci në mes të turmës drejt gëmushës së vogël me gjemba. Drita e diellit të mëngjesit reflektoi në shpatullën e ngritur të ushtarit. Më një vrull të vetëm të shpatës së mbrehtë disa degë ranë nga gëmusha e vogël. Ushtarët mblodhën degët e prera dhe u kthyen në pallat.
Përse do të dëshironte dikush gjembat e mi të shëmtuar?! – tha gëmusha e habitur. Dielli agoi në qiellin mëngjesor. Njerëzit filluan të bërtisnin ndërsa një njeri çalonte në portat e pallatit. “Shihni, mbretin tuaj Jisuin, qeshnin ushtarët, i cili thotë që është i Biri i Perëndisë! Kryqëzojeni atë”! – bërtiti turma e egërsuar. “Shkurra e vogël u drodh. Ishte burri me fytyrë të ëmbël. Ai përpiqej të mbante një kryq druri të rëndë gjatë rrugës me gurë të mëdhenj. Ndërsa burri arriti tek gëmusha me gjëmba, u pengua dhe ra në gjunjë. Ai u kthye me një fytyrë të lodhur drejt gëmushës së vogël.
Megjithëse ai do të vdiste shumë shpejt në këtë kryq, sytë e tij janë të mbushur me mirësi, - mendoi gëmusha e vogël. Gëmusha, njohu degët e saj të thurura në një kurorë me gjemba mbi kokën e njeriut. Një pikë gjaku ra nga balli i burrit në një nga lulet e verdha e të vogla të gëmushës. Lulja e njollosur ra në tokë.
Ishte një ditë e gjatë dhe e trishtuar. Kur më në fund të gjithë njerëzit shkuan në shtëpi dhe rrugët ishin boshatisur dhe gëmusha me gjemba u përkul me dhimbje. Ajo ishte turpëruar nga dhimbjet që gjembat kishin shkaktuar tek njeriu në kryq.
Për dy ditë gëmusha me gjemba refuzoi të lulëzonte. Në vesën e mëngjesit ndjeu si lot nga degët që i dridheshin. Gëmusha e vogël u përkul e trishtuar për të parë lulet e rëna poshtë saj. Vetëm njëra kishte mbetur e freskët, lulja e lyer me gjakun e burrit me kurorën me gjëmba. Në ditën e tretë pasi burri erdhi, gëmusha ishte zgjuar nga një pëllumb i bukur. Zogu i hirshëm fluturoi poshtë për të qendruar në degët e gëmushës me gjemba.
“Ai jeton”! – bërtiti një grua ndërsa nxitonte nëpër rrugë. “Jisui u Ngjall”! Gëmusha ishte habitur. A mundej burri i dashur të ishte ngjallur vërtetë prej së vdekurësh?! Rrezet e ngrohta të diellit ranë mbi gëmushën e vogël. Degët e saj të thyera filluan të nxirrnin sytë. Edhe njëherë gëmusha mendoi për dashurinë dhe mirësinë e treguar prej burrit me sy të sjellshëm. Gëmusha mblodhi lulet e saj më delikate dhe i mbajti ato lart në diellin e mëngjesit.
Ngadalë lulja e artë çeli, duke zbuluar pjesë të kuqe thellë brenda lules së vogël, ishte ajo e cila ishte njollosur nga një pikë gjaku e Jisuit. Gëmusha u gëzua! Jisui kishte vdekur por jetonte sërish! Ai është me të vërtetë Biri i Perëndisë. E vetmja kurorë e Jisuit ishte endur nga degët e gëmushës së vogël. Por kjo kurorë ishte më e madhe se sa kurora prej argjendi ose ari.
Ishte kurora e Mbretit të Mbretërve, Jisuit!