Sigurohu pastaj fol
Nje vajzë po priste
aeroplanin në një aeroport të madh. Meqënëse i duhej të priste gjatë, vendosi
që të blinte një libër që të kalonte kohën. Bleu librin dhe një kuti me
biskota. U ul në vendin ku rrinin zakonisht persona të rëndësishëm në mënyrë që
askush të mos e pengonte. Afër saj ishte karrigia me biskota dhe një karrige më
tej një person tjetër i cili lexonte gazetën. Kur ajo filloi të merrte biskota,
edhe zotëria nga karrigia tjetër mori një. Ajo u habit pa masë, por nuk tha
asgjë vetëm vazhdoi të lexonte librin. Me vete po mendonte - Sikur të kisha pak
guxim, deri më tani do ta grushtoja. Secilën herë që ajo merrte nga një
biskotë, këtë e bënte edhe zotëria pa u mërzitur fare. Vazhduan kështu deri sa
në kuti mbeti vetëm një biskotë e vetme dhe vajza mendoi: Më intereson të di se
çfarë do të bëjë ai tani!!! Zotëria e mori biskotën e fundit dhe e ndau në dy
pjesë.
Sa herë në jetën
tonë ne kemi ngrënë dhe do të hamë biskotën e huaj, dhe këtë nuk e kemi ditur
dhe nuk do ta dimë kurrë? Para se të vijmë në ndonjë përfundim të shpejtë dhe
para se të fillojmë të mendojmë keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh here
situatat nuk janë të atilla siç na duken neve në shikimin e parë!!!
Në jetë ekzistojnë
5 gjëra të cilat nuk mund të kthehen:
Guri që është
hedhur
Fjala që është thënë
Mundësia e humbur
Koha që ka kaluar
Dashuria për të
cilën nuk luftohet.
Njëherë dikush ka
thënë: Puno sikur nuk do të kesh kurrë nevojë për para.
Dashuro, sikur të
mos kesh vuajtur kurrë nga dashuria
Vallëzo sikur mos
të jetë askush afër të të vështrojë.
Këndo sikur të mos
jetë askush andej të të dëgjojë.
Jeto, sikur të jetë
parajsa në tokë.