Është e pamundur të adhurojmë Perëndinë dhe të jemi të mërzitur në të njëjtën kohë.


Është e pamundur të adhurojmë Perëndinë
dhe të jemi të mërzitur në të njëjtën kohë.

Është e pamundur t’i drejtojmë me të vërtetë lavdërim Perëndisë dhe në të njëjtën kohë të jemi të shqetësuar! Adhurimi ndaj Perëndisë na çliron shumë dhe duhet të jetë i vazhdueshëm. Është e pamundur të adhurojmë dhe të jemi të mërzitur në të njëjtën kohë. Shqetësimi dhe adhurimi janë aktivitete që përjashtojnë njëri-tjetrin. Nuk mund të marrësh pjesë në të dy njëkohësisht.
Jisui u thoshte shpesh nxënësve të Tij të “mos shqetësohen” për gjëra të tilla si ushqimi dhe strehimi. Ai u tha: "Mos u shqetësoni". A mendon që nëse bëjmë diçka që Jisui tha të mos e bëjmë, mëkatojmë? Sigurisht!


Për më tepër, çfarë realizoi shqetësimi ndonjëherë? Dikush një herë tha që shqetësimi është si një karrige lëkundëse; bën diçka, lëkundet, por nuk të çon asgjëkundi! Shqetësimi të konsumon, të dobëson rezistencën, të lodh. Adhurimi të lartëson. Shqetësimi mishëron dëshirën e të ligut, ndërsa adhurimi ndaj Perëndisë e vendos Atë në fron në rrethanat tona! Kur je në situata të vështira, kujto: Lavdërimi drejtuar Zotit shkatërron shpinën e sulmit të të ligut! Mund të mos marrësh një zgjidhje të menjëhershme, por me siguri ky do të jetë veprimi i duhur që duhet bërë.


Pra, a mund të sugjeroj që herën tjetër, kur të kesh vështirësi dhe kur provat e jetës të të duken të pakapërcyeshme, të vendosësh t’i drejtohesh Perëndisë me lavdërim të gëzueshëm? Kjo e huton të ligun dhe lavdëron Perëndinë. Përveç kësaj, kur ti i kalon vështirësitë më qëndrim lavdërimi dhe duke i drejtuar Perëndisë lavdi për fuqinë e Tij në ty, kjo do të jetë edhe një dëshmi e fuqishme për ata rreth teje. Amin.