Njëherë e një kohë jetonin në një ishull: Pasuria, Kotësia, Trishtimi,
Lumturia, Urtësia, Dashuria dhe Koha. Një ditë ato u lajmëruan se
ishulli do të përmbytej, prandaj që të gjitha bënë gati varkat dhe u
larguan. Atje mbeti vetëm Dashuria, sepse ajo dëshironte të qëndronte
deri në momentin e fundit, para se ishulli të përmbytej. Kur ishulli
ishte gati të përmbytej, Dashuria vendosi të kërkojë ndihmë.
Pasuria po kalonte me një varkë të madhe pranë Dashurisë. Dashuria tha: “Pasuri, a mund të më marrësh dhe mua”? Pasuria u përgjigj: “Jo nuk mundem, kam shumë ar dhe argjend në varkë. Këtu s’ka vend për ty”.
Dashuria vendosi t’i kërkojë ndihmë Kotësisë, e cila po kalonte aty pranë me një varkë të bukur. “Kotësi, të lutem më ndihmo”!

“Nuk mund të të ndihmoj Dashuri. Ti je lagur e gjitha dhe mund të më prishësh varkën, - u përgjigj Kotësia.
Pas pak erdhi Trishtimi dhe Dashuria i kërkoi ndihmë. “Trishtim, merrmë me vete”. “Oh Dashuri, unë jam kaq i trishtuar sa dua të rri vetëm”!
Edhe Lumturia kaloi pranë Dashurisë, por ajo ishte kaq e lumtur, sa nuk e dëgjoi fare Dashurinë që po i thërriste për ndihmë!
Papritur një zë tha: “Dashuri, eja me mua. Ishte një e moshuar. Dashuria u gëzua kaq shumë, saqë harroi ta pyeste si e kishte emrin. Kur arritën në tokë të thatë, e moshuara vazhdoi rrugën e saj. Dashuria e kuptoi sa shumë i detyrohej asaj dhe pyeti Urtësinë, që ishte një tjetër e moshuar e cila qëndronte pranë saj: “Kush ishte ajo që më ndihmoi”?
Ishte Koha, u përgjigj Urtësia.
Koha?! – tha Dashuria.
“Por përse më ndihmoi Koha”?
Urtësia buzëqeshi dhe tha: “Sepse vetëm Koha mund të të tregojë sa e madhe është Dashuria” .
No comments:
Post a Comment