Kujdesu për sytë mi, e dashur!


Një vajzë e verbër e urrente veten e saj vetëm ngaqë ishte e tillë.
Urrente çdokënd, përveç mikut të saj të dashur. Ai qëndronte gjithmonë pranë saj.
Ajo i tha se nëse do ta shihte botën do të martohej me mikun e saj.
Një ditë dikush i dhuroi asaj sytë dhe ajo mundi të shihte gjithçka, edhe mikun e saj.
Ai e pyeti: “Tani që mund ta shohësh botën, a do të martohesh me mua?”
Vajza u shokua kur pa se edhe ai ishte i verbër dhe e refuzoi kërkesën e tij për martesë.
Miku i saj  u largua me lot në sy dhe më vonë i shkroi një letër ku thuhej: ‘’Kujdesu për sytë mi, e dashur’’.                                

Ja si ndryshon mendja njerëzore, kur ndryshon statusi.

Vetëm pak persona kujtojnë si ishin më parë dhe kush ishte pranë tyre, madje në momentet më të dhimbshme.

Jeta është dhuratë! 


Sot, para se të mendosh të thuash një fjalë të pahijshme,
mendo për dikë që nuk mund të flasë.

Para se të ankohesh për shijen e ushqimit,
mendo për dikë që nuk ka asgjë për të ngrënë.

Para se të ankohesh për burrin ose gruan tënde,
mendo për dikë që po i lutet Perëndisë për një bashkudhëtar.

Sot, para se të ankohesh për jetën,
mendo për dikë që u largua shpejt prej saj.  

Para se të ankohesh për fëmijët e tu,
mendo për dikë që dëshiron të ketë një fëmijë, por nuk mundet.

Para se të grindesh për shtëpinë e papastër, ngaqë dikush nuk e fshiu ose nuk e lau,
mendo për njerëzit që jetojnë në rrugë.

Para se të ankohesh për rrugën e gjatë që bën me makinë,
mendo për dikë që e bën të njëjtën rrugë në këmbë.

Dhe kur je lodhur dhe ankohesh për punën tënde,
mendo për ata që nuk kanë punë, mendo për ata me aftësi të kufizuara
dhe për ata që do të dëshironin të kishin punën tënde.

Madje, para se të mendosh t’i drejtosh gishtin tjetrit ose ta dënosh atë,
kujto që askush nga ne nuk është pa mëkat;
dhe të gjithë do të japim llogari, qoftë edhe për një mëkat.

Dhe kur mendimet dëshpëruese duken sikur po të poshtërojnë,
buzëqesh dhe falëndero Perëndinë që je në jetë dhe ke mundësira.
Jeta është dhuratë, jetoje, kënaqu, kremto dhe përmbushe!

No comments:

Post a Comment