As e vërtetë, as e mirë dhe as e dobishme, atëherë pse duhet të ma tregosh?!

As e vërtetë, as e mirë dhe as e dobishme, 
atëherë pse duhet të ma tregosh?!

Në greqinë e lashtë, Sokrati njihej si një nga filozofët më të mëdhenj. Një ditë një i njohur takoi filozofin dhe i tha: Dua të them se çfarë dëgjova për mikun tënd.
Prit një minutë – ia ktheu Sokrati – përpara se të më tregosh, do të doja ta kaloje thënien tënde në një test të vogël që quhet “Testi i tri filtrave”.
Tri filtra?
Po! – vazhdoi Sokrati. Përpara se ti të më flasësh për shokun tim, do të ishte mirë ta marrim shtruar dhe të filtrojmë atë që do të më thush, duke e analizuar me anën e këtij testi. 


Filtri i parë është E Vërteta. Je i sigurt se ajo që do të thuash është e vërtetë?
Jo, - tha burri – në të vërtetë unë e dëgjova këtë dhe ... s’jam aq i sigurt sa e vërtetë është....

Në rregull! – tha Sokrati – Kështu ti nuk e di nëse është e vërtetë apo jo. Tani le të provojmë filtrin e dytë.

Filtri i Mirësisë. A është e mirë ajo që do të më thuash për mikun tim?
Jo, përkundrazi ...
Kështu – vazhdoi Sokrati – ti dëshiron të më thuash diçka të keqe për të, por nuk je i sigurt nëse është e vërtetë? Tani ka mbetur edhe një filtër.

Filtri i Dobisë. A është e dobishme për mua ajo që do të më thuash për mikun tim?
Sigurisht, jo! – ia ktheu ai.
Atëherë, tha Sokrati duke e përfunduar bisedën, nëse ajo që do të më thuash nuk është: as e vërtetë,
as e mirë,
dhe as e dobishme,
atëherë pse duhet të ma tregosh?!

No comments:

Post a Comment