Studim Biblik
Bashkekzistenca me njëri-tjetrin
Bëni një hyrje se kush janë Sauli, Davidi, Jonatani nga Dhjata e Vjetër?
- Sauli, mbreti i parë i Izraelit, njeri që e zgjodhi Perëndia
- Davdi, një bari i ri, i thjeshtë që e kishte zemrën te Perëndia; ai shkroi shumë prej psalmeve; pastaj ishte një mbret.
- Jonatani, biri i Saulit dhe ai që mendohej të trashëgonte fronin
Për cilën ngjarje është më i njohur Davidi?
- Betejën me Goliatin. Kjo tregoi guximin e madh të Davidit, dhe veçanërisht besimin te Perëndia.
Ai ishte një bari i ri që shkoi për të luftuar kundër ushtarit më të fortë të Filistejve. Por Davidi kishte besim tek Perëndia dhe Perëndia i dha atij fitoren. Davidi u bë një hero i madh për Izraelin.
Në këtë studim biblik, do të përpiqemi të shikojmë cilat janë marrëdhëniet tona me të tjerët.
Si mund të kultivojmë një marrëdhënie të mirë, dhe çfarë rreziqe mund të shkatërrojnë një marrëdhënie.
Lexo 1 Sam 18:1-16; 20-29
Lexoni me vete vargjet 1-5. Si e shikoni marrëdhënien e Saulit me Davidin? Marrëdhënien e Jonatanit me Davidin? Çfarë vini re në fillim, çfarë mendoni, si u soll Jonatani me Davidin?
- Sauli miraton Davidin
- Sauli e do Davidin
- Sauli i ka besim Davidit dhe madje e vendos në krye të ushtrisë
- Joantani e do Davidin
Ai lidhi një besëlidhje dashurie me Davidin. Jonatani e deshi atë si shpirtin e vet. Duhet që edhe ne të jemi të fortë në besë dhe të duam njëri tjetrin ashtu si Perëndia na deshi neve i pari.
Këtu shikojmë dy karakteristika kryesore që mund të ekzistojnë në një miqësi – dashuria dhe besimi.
Cilat janë disa nga karakteristikat e tjera të një miqësie?
Lexo v. 6-9 Çfarë ndodh me marrëdhënien midis Saulit dhe Davidit? Përse?
Në këtë pjesë theksohet dashuria midis dy miqve dhe urrejtja ose më mirë zilia që mund të hjynë brenda një shoqeria.
Dashuria dhe simpatia që kishte Sauli për Davidin, menjëherë pas fitores dhe triumfit të Davidit mbi Goliathin, kthehet në zili dhe ai përpiqet të vrasë Davidin.
Lexo v. 10-13; 20-29 Cili është fryti i xhelozisë?
- urrejtja
- e keqja; përpjekej për ta vrarë
- Sauli e shikon Davidin si armik, megjithëse Davidi nuk ka bërë gjë të keqe
- Fryma e Perëndisë ikën prej Saulit (Kujtoni që ishte ai që Perëndia e zgjodhi si mbret; ai ishte një njeri i mirë në fillim.) Ky është një paralajmërim për ne se nuk mjafton vetëm fillimi i mirë. Duhet të mbarojmë mirë.
A kemi zili ndonjë person? (Ndonjë shoqe që mëson më shumë se ju ose që është më e bukur, apo pasurinë e dikujt?)
“I krishteri nuk ka asnjë arsye të strehojë në zemrën e tij ndonjë ndjenjë të sëmurë ndaj një tjetri. Një ndjenjë e tillë e sëmurë si çdo e ligë tjetër është vepra e djallit. I krishteri duhet vetëm të ketë dashuri në zemrën e tij; dhe dashuria nuk mund të mendojë ligësi, nuk mund të ketë ndjenja të sëmura ndaj tjetrit. Duhet të shikojmë Jisuin te çdokush. Nëse çdo njeri do të shikonte imazhin e Perëndisë tek i afërmi i tij, a mendoni se do të kishte akoma luftë dhe mosmarrëveshje? Shumë shpesh ne nuk shikojmë imazhin e perëndisë te vetja dhe te të tjerët.
Çfarë është zilia?
Zilia është një nga veprat më dinake të satanit. Më mirë të kemi zili një person që ka zbuluar paqen të cilën bota nuk mund të ta japë. Keni zili ata që janë në gjendje t’ia dorëzojnë gjithë jetën e tyre dashurisë dhe përkujdesjes së Perëndisë. Keni zili personin që jeton çdo ditë duke i besuar Perëndisë? Keni zili një të moshuar, fytyra e të cilit është drita e jetës së perjetshme? Keni zili dikë i cili thotë ndershmërisht ashtu si Shën Pavli “kam mësuar që në çfarëdo gjendje që të jem të ndihem i kënaqur”? Personi për të cilin duhet ta na vijë më shumë keq është ai i cili ka zili për të tjerët. Ai tashmë jeton në Ferr. Personi për të cilin duhet të kemi më shumë zili është ai për të cilin gëzimi më i madh është tu shërbejë të tjerëve. Ky person tashmë po provon lumturinë e Parajsës. Jisui i cili u kryqëzua për shkak të zilisë, vdiq për të na çliruar neve nga prangat e vdekjes dhe për të na dhënë një jetë të re, të lirë nga zilia. (U çlirofshim pra nga mëkati i tmerrshëm i zilisë, i cili shkatërron paqen tonë.)
Nga vjen xhelozia?
Si ta mposhtim xhelozinë?
1. Duhet të kemi besim te Perëndia.
2.Duhet të jemi të kënaqur nga jeta.
3. Duhet të tregojmë mirënjohje.
4. Duhet të mësojmë të kontrollojmë mendimet e këqija.
5. Duhet të kërkojmë gjërat e Perëndisë dhe jo të botës.
6. Duhet të punojmë me pasigurinë tonë dhe të mos t’ua hedhim fajin të tjerëve për dobësitë tona.
7. Duhet të kujtojmë urdhërimin e dytë të madh të Krishti për të dashur të afërmin si veten tonë.
8. Duhet të kërkojmë veglat shpirtërore, leximet e Shkrimeve, jetët e shenjtorëve për të drejtuar mendimin tonë siç duhet.
9. Duhet të krahasojmë veten me më të pafatët (Të ndajmë histori të dhimbshme)
10. Duhet të gëzohemi dhe të jemi mirënjohës në çdo rrethanë dhe për gjithçka. (Historia për të burgosurin rumun)
Zbatimi në jetë
Kush nuk vepron me ndërgjegje të pastër dhe me besnikëri të plotë, nuk e pranon Perëndinë, as nuk vepron për Mbretërinë e Tij. Nuk duhet të kemi zili dhe të shohim gjërat e mira që ka një person, por të kërkojmë ato të mira që Perëndia na ka dhënë neve dhe t’i vëmë në punë këto cilësi, kështu do të përparojmë.
Atë Luka Veronis

- Nga krenaria jonë.
- Nga dëshira jonë për të pasur më shumë se të tjerët.
- Nga ambicja për sukses.
- Nga mos pasja e lumturisë në jetën tonë.
- Nga pasiguria tek vetja dhe aftësitë tona.
- Nga presioni dhe dëshira për të qenë të parët brenda familjes, shokëve dhe shoqërisë
- Eshtë një vegël e djallit.
Si ta mposhtim xhelozinë?
1. Duhet të kemi besim te Perëndia.
2.Duhet të jemi të kënaqur nga jeta.
3. Duhet të tregojmë mirënjohje.
4. Duhet të mësojmë të kontrollojmë mendimet e këqija.
5. Duhet të kërkojmë gjërat e Perëndisë dhe jo të botës.
6. Duhet të punojmë me pasigurinë tonë dhe të mos t’ua hedhim fajin të tjerëve për dobësitë tona.
7. Duhet të kujtojmë urdhërimin e dytë të madh të Krishti për të dashur të afërmin si veten tonë.
8. Duhet të kërkojmë veglat shpirtërore, leximet e Shkrimeve, jetët e shenjtorëve për të drejtuar mendimin tonë siç duhet.
9. Duhet të krahasojmë veten me më të pafatët (Të ndajmë histori të dhimbshme)
10. Duhet të gëzohemi dhe të jemi mirënjohës në çdo rrethanë dhe për gjithçka. (Historia për të burgosurin rumun)
Zbatimi në jetë
Kush nuk vepron me ndërgjegje të pastër dhe me besnikëri të plotë, nuk e pranon Perëndinë, as nuk vepron për Mbretërinë e Tij. Nuk duhet të kemi zili dhe të shohim gjërat e mira që ka një person, por të kërkojmë ato të mira që Perëndia na ka dhënë neve dhe t’i vëmë në punë këto cilësi, kështu do të përparojmë.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment