Studim Biblik: Ekzistenca me vdekjen (7)


Studim Biblik

Ekzistenca me vdekjen

-         Çfarë mendoni për temën e vdekjes?
-         Pse shumë njerëz kanë frikë nga vdekja?
-         Çfarë është vdekja?
-         Çfarë do të ndodhë kur ne të vdesim?

Gjatë gjithë historisë së kishës, ka pasur shumë njerëz që kanë qenë shumë të turbulluar dhe të frikësuar nga vdekja?  Edhe në Kishën e hershme, shohim konfuzion në letrat e Shën Pavlit.

Lexoni 1 Thes. 4:13-18

Të krishterët në Selanik ishin të turbulluar dhe konfuzë për besimtarët që vdisnin. Si shumë të krishterë, edhe ata mendonin që ardhja e dytë e Krishtit do të ndodhte shumë shpejt. Prandaj, ata nuk mendonin për vdekjen.  Por kur disa nga anëtarët filluan të vdisnin, ata nuk e kuptonin se çfarë u kishte ndodhur atyre. 


Mos ndoshta ata nuk kishin për ta parë ardhjen e dytë të krishtit? 

Në këtë pasazh, Shën Pavli përpiqet t’i sqarojë gjërat!


Lexoni përsëri v. 13

Si mund të krahasohen të krishterët e hidhëruar me të tjerët? 
A është kjo gjithmonë e vërtetë?

- Ne mund të qajmë se do të na marrë malli për ndonjë person, por të mos qajmë si të pashpresë. Të krishterët që vdesin janë ende gjallë në Krishtin!  Prandaj nuk duhet të qajmë shumë ose të dëshpërohemi për ata që na kanë lënë.

 Ç’kuptoni nga vargu 14?
-  Ne të krishterët besojmë që kur pagëzohemi, ne vdesim me Krishtin dhe ngjallemi me Të. 

Lexoni Romakëve 6:4-11
-   Kuptojmë se nëse vërtet Krishti u ngjall, duhet të besojnë gjithashtu dhe në ngjalljen tonë. 
Nëse jemi me Perëndinë në këtë jetë, Ai nuk do të na braktisë kur të vdesim.

 Ç’kuptoni nga vargu 15-17?
- Këtu i drejtohet problemit të të krishterëve në Selanik.  Ata shqetësoheshin për njerëzit që kishin vdekur, sepse ata nuk do të ishin aty kur të vinte Krishti për herë të dytë. Shën Pavli thekson se kur Krishti të vijë përsëri, si të gjallët ashtu dhe të vdekurit do të bashkohen dhe do të qëndrojnë para Perëndisë.

Lexoni v. 18
-   Inkurajojeni njeri-tjetri me këto fjalë!  Ne të krishterët duhet t’a inkurajojmë njëri-tjetrin për temën e vdekjes. Nuk është diçka nga e cila duhet të kemi frikë. Nëse besojmë në Perëndinë, vdekja nuk ka fuqi, ose pushtet mbi ne!

Lexoni 1 Kor 15:12-22
Shën Pavli shkruan përsëri për temën e vdekjes. Disa njerëz e dyshonin për ngjalljen e Krishtit nga të vdekurit.  Shën Pavli thekson se të besuarit në ngjalljen nga të vdekurit është qendra e besimit tonë. Pa ngjalljën e Krishtit, besim ynë është i kotë!

Pse besimi ynë do të ishte “kot” nëse ngjallja e Krishtit nuk do të ishte e vërtetë?
Pse ngjallja nga të vdekurit është qendra e besimit tonë?
-  Sepse nëse Krishti nuk do të vdiste dhe të ringjallej përsëri, vdekja nuk do të ishte shkatërruar. Prandaj të gjithë do të vdesin një ditë dhe ky do të jetë fundi.  Besimi ynë prej të krishteri do të ishte i pafuqishëm.
-   Vdekja erdhi nëpërmjet mëkatit të Adamit; jeta e përjetshme vjen nëpërmjet jetës së Krishtit.

Lexoni 1 Kor 15:35-44
 Si do të ngjallen trupat tanë nga të vdekurit?
 Ne do të ngjallemi me një trup të ri të lavdëruar.

 Lexoni 1 Kor 15:51-57
Me Krishtin, kemi fituar mbi vdekjen. 
Vdekja nuk ka më fuqi mbi besimtarin. 


Pasi kemi lexuar këto pasazhe, çfarë mendoni për vdekjen?  Diskutoni.

Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment