Qendra Studentore e Kishes Orthodhokse


Qendra Studentore e Kishes Orthodhokse

Rruga Budi nr. 51, në Qytetin Studenti, pranë godinës studentore nr. 7

Çdo ditë në shërbimin tuaj  

OFRON:
 Materiale shpirtërore dhe sociale
  • Sallë studimi/Bibliotekë të pasur
  • Mësime për pagëzim
  • Sallë kompjuteri/ Filma

  








ORGANIZON:

  Aktivitete javore

  • Të martave, ora 17:00 – trajnime, punime artizanale, shërbesa lutësore etj.

  • Çdo të mërkurë, ora 17:00 –  Përmirësojmë gjuhën angleze  

  • Çdo të enjte, ora 17:00 – Referate te ndryshme

Aktivitete periodike
 Disa të shtuna gjatë vitit , ora 8:00 
- Liturgji Hyjnore,
vizita baritore,
aktivitete sportive
dhe punime artizanale.

  •  Të mërkurën pasdite, ora 15:30 Liturgji e Parashenjtëruar në shën Vlash.

  • Të Dielën e Faljes, më 25 Mars,  dhe të dielën e Dafinave, ora 13:30 – drekë te Qendra Studentore


Aktivitete vjetore
 Workshope  (punë në grup) – programe një-ditore për rritje kapacitetesh dhe forcim komuniteti.

  •  Trajnime me tema të ndryshme sociale

  • Pelegrinazhe dhe Diakoni – Njohim vendin, kulturën dhe historinë  e vendin tonë dhe ofrojmë shërbime në vendet që vizitojmë.

  • Takime Studentore – programe një-ditore me aktivitete të ndryshme


























Këto dhe shumë aktivitete të tjera ofrohen për ju studentë të dashur, me qëllim që të mësojmë për jetën dhe të jetojmë çdo ditë sipas porosive të Krijuesit tonë duke udhëtuar së bashku drejt qëllimit të jetës.


Duke iu uruar suksese dhe përparim në formimin tuaj intelektual, ju ftojmë gjithashtu të bëheni pjesë e aktiviteteve të Qendrës Studentore dhe ju nxitim  të shfrytëzoni këtë mundësi që Kisha jonë iu ofron.





No comments:

Post a Comment