Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (4)

Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund – Rruga e Kryqit


Studim Biblik Nr. 4


Kur flasim për të ecurit me Krishtin, kjo mbi të gjitha do të thotë të ecim në rrugën e Kryqit. Një nga shtrembërimet më të mëdha që predikuesit, priftërinjtë dhe udhëheqësit bëjnë shpesh në lidhje me jetën shpirtërore është përpjekja për zvogëlimin e “jetës së kryqit”, ose përpjekja dhe përqendrimi vetëm në “jetën me bollëk” në Krishtin, duke harruar që për të shijuar jetën me bollëk, duhet të ecim vazhdimisht në rrugën e kryqit.

Një thënie sfiduese nga teologu rus Nikola Berdayev:


 “Sot ekzistojnë dy lloje njerëzish:
ata që kryqëzojnë dhe ata që kryqëzohen,
ata që shtypin dhe ata që shtypen,
ata që urrejnë dhe ata që urrehen,
ata që shkaktojnë vuajtje dhe ata që vuajnë,
ata që persekutojnë dhe ata që persekutohen.
Nuk nevojitet asnjë shpjegim për të theksuar se në cilën anë duhet të jenë të krishterët.



Lexo:  Mk. 8:34-9:1

Çfarë do të thotë të mohojmë veten tonë?

Të mos kemi më kontroll mbi jetën tonë;
Të mos lejojmë më egon tonë të drejtojë jetën tonë;
Të mos bëjmë më atë që dëshirojmë, por gjithmonë të interesohemi për dëshirën e tjetrit!

Të mohojmë veten tonë është një thirrje e vazhdueshme e vendosjes së dëshirës së Perëndisë përpara dëshirës sonë. Ai duhet të jetë në qendër të jetës sonë, jo egoja jonë. (Kjo kërkon vetëvlerësim dhe reflektim )

Në kundërshtim absolut me botën tonë moderne dhe individualiste, e cila na tregon që së pari duhet të kujdesemi për veten tonë, të bëjmë çfarëdolloj gjëje që është në interesin tonë më të mirë.


Çfarë do të thotë të ngremë kryqin tonë?

Të ecim në një rrugë, jo të rëhatit,  jo tëpasurisë, jo të famës, jo të fuqisë apo suksesit, por të ecim në një rrugë tëvështirë të vuajtjes, përpjekjes, dhimbjes dhe ndoshta edhe vdekjes.

Të pranojmë me paqe dhe shpresë çdo gjë që sjell jeta, sepse e dimë që Perëndia ka nën kontroll gjithçka.

Çfarë do të thotë të ndjekim Krishtin?

Të ecim SI eci Jisui (me përulësi dhe shërbim ndaj të tjerëve)

Të ecim ATJE KU eci Jisui (midis njerëzve të thjeshtë, të varfër dhe atyre në nevojë)
imitojmejeten e tij në çdo drejtim ( jetë autentike, e pastër, e ndershme, me dashuri):

“Nga kjo e njohim se jemi në të; ai që thotë se qëndron në të duhet të ecë edhe vetë sikurse ka ecur Ai”  (1 Jn. 2:6)

I gjithë mesazhi i Ungjillit është ky: Bëhu si Jisui!


Lexo Gal.6:11-18

     “Mos u mburr me gjë tjetër, veç për kryqin”

Pse?– Sepse kjo është një sfidë ndaj krenarisë sonë. Për çfarë mburremi ne, me ose pa vetëdije?
                             - për etnicitetintonë 
                             - arsimimin
                             - aftësitë
                             - statusin social
                             - pushteti /fuqinëmbi të tjerët


     “Bota është kryqëzuar tek unë edhe unë tebota”

Cili është mentaliteti i botës? Pse duhet të kryqëzojmë veten tonë?
-        Dëshirën për pushtet, fuqi, famë, sukses, kontroll, kënaqësi.

    Në çfarë mënyre jemi të kryqëzuar ndaj botës?
-        Duke mohuar mentalitetin e botës
-        Duke pasur një qëllim dhe drejtim të ndryshëm nga ajo dhe një pikpamje të ndryshme.

Çfarë është fuqia? -Kontroll ndaj pasioneve, kontroll ndaj vetes sonë.
Çfarë është fama?-  Të jesh i njohur nga Perëndia.
Çfarë është suksesi?– Besnikëri ndaj Perëndisë.
Çfarë është kontrolli?– Kontroll mbi veten; shërbim ndaj të tjerëve.
Çfarë është kënaqësia?– të kënaqim Krijuesin tonë, të përmbushim qëllimin tonë në jetë.


Lexo: Gal.2:16-20

“Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin, nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.

-        Ç’do të thotë të jesh i kryqëzuar me Krishtin?
Të sakrifikojmë jetën për të tjerët, ashtu si Krishti sakrifikoi jetën e Tij për botën
Të kryqëzojmë pasionet tona dhe dëshirat tona mëkatare -  të kryqëzojmë vullnetin tonë, dhe ta zëvendësojmë atë me vullnetitn e atit tonë qiellor.

-      Ç’do të thotë të mos jetojmë më, por të jetojë Krishti në ne? Krishti kontrollon jetën tonë;
Egoja jonë ka vdekur.
Ne jetojmë sipas planit dhe qëllimit të Tij, dhe kjo nuk është një jetë skllavërie, por një jetë zbulimi. Ne zbulojmë pse dhe për çfarë na krijoi Perëndia. Ne përmbushim potencialin tonë.

Lexo:1Kor. 1:18-24

“Sepse mesazhi i Kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.
                 
-        Mentaliteti  i botës i cili na tregon që ne jemi perëndiae vetes sonë (p.sh. psikologët që thonin se gjithçka që na nevojitej ishte brenda vetes sonë; ne mund të shpëtojmë veten tonë)

-        Bota i shikon të krishterët si naivë, jo realistë, të dobët, madje madje edhe të pavendë në ngjarjet e botës.

-        Por të krishterët e kuptojnë që kjo është rruga e bashkimit  me Perëndinë, shpëtimin e vërtetë.

-        Në fakt, çfarë do të thotë marrëzi?


Marrëzi e krishterimit, e të ndjekurit të Krishtit në një mënyrë serioze:

Përgjigja e apostujve ishte “marrëzia” që bota shikon. Për botën  e lashtë, ideja e përulësisë së krishterë është një virtyt gjithmonë i ri. (Barclay) Kjo marrëzi është urtësia e Perëndisë!


Duk ecur me Krishtin, ne jemi thirrur ta IMITOJME ATE në çdo drejtim të jetës! Kjo është sfida jonë!

Atë Luka Veronis



No comments:

Post a Comment