Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! -Shën Pavli
Studim Biblik Nr. 5
Shën Pavli shpesh jepte u këshilla nxënësve të Tij si të vazhdojnë besnikërisht të ecin me Krishtin deri në fund. Shumë e fillojnë me zell, me entuziazëm, me besim por pak e çojnë deri në fund. Prandaj Pavli i foli me aq ndjenjë Timoteut.
“Sa për mua, po spërkatem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti.
Luftën e mirë e luftova,
e përfundova vrapimin,
e ruajta besimin.
Pas kësaj më pret kurora e drejtësisë,
që Perëndia, gjykatësi i drejtë do të më japë atë ditë,
jo vetëm mua por edhe gjithë atyre që presin me dashuritë shfaqurit e tij”. (2Tim 4: 6-8)
Çfarë janë disa nga fjalët e tij si këshilla për ne?
Lexo 1 Kor 16: 13 – 14 dhe diskuto çdo pjesë
Rrini zgjuar
- Sa shpesh nuk jemi zgjuar; jemi dembelë; indiferentë
Sa shpesh Jisui na flet për rëndësinë e vigjilencës
- Paravolia e 10 virgjëreshave
- Perëndia do të vijë papritur. A do të jemi gati ne?
Qëndroni të fortë në besim
- Duhet vazhdimisht të ushqejmë besimin ndryshe dota humbim atë. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se jemi duke shkuar përpara ose pas, por nuk ka të qëndrosh në vend.
Jini kurajozë/të zgjuar
- Krishterimi nuk është për frikacakët; ne duhet të përballojmë tundimet, dobësitë, luftërat tona me kurajë, jo me frikë. Frika është mjeti më i rëndësishëm i djallit.
- Nëse, Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?!
Jini të fortë
- Ai që është brenda meje është më i fortë se sa ai që është jashtë.
- Në botë ju do të keni shtrëngim, por merrni zemër, Unë e munda botën. (Joani 16:33)
- Në fund, kush është në kontroll të gjithçkaje? Nëse besojmë se Perëndia ka çdo gjë nën kontroll, pse kemi frikë?!
- Sa herë që jemi të dekurajuar, të lexojmë 2 kapitujt e fundit të Biblës. Ne jemi fitimtarë!
Gjithçka që bëni, bëjeni me dashuri.
- Perëndia është dashuri. Ai duhet të jetë burimii gjithë veprave, fjalëve dhe mendimeve tona.
- Dashuria është fillimi, mesi dhe fundi i të gjithë veprave tona.
- Nëse dashuria mungon nuk ka aspak rëndësi se sa shumë të vërtetë ne shfaqim.
Lexo 1 Tim. 4: 6:16
Stërvitni veten tuaj për devotshmëri (duke krahasuar stërvitjet fizike me ato shpirtërore.
Si stërvitet një njeri për Lojrat Olimpike ose Kupën e Botës? A nuk është ecja e krishterë shumë më e rëndësishme nga disa ngjarje sportive?
Sa të disiplinuar jemi ne? Disiplina ka të bëjëme vullnetin, jo me dëshirat tona dhe me dobësitë tona. Hiri i Perëndisë ështëdhënë falas, por ne duhet të përgatitim veten tonë të jemi transportues tëhirit të Tij, të jemi në gjendje ta marrim atë.
- Pse atletët kanë më shumë disiplinë se të krishterët?
- Pse ata që duan që pamja e tyre të jetë më e bukur kanë më shumë disiplinë se të krishterët?
- Pse biznesmenët punojnë 14 orë në ditë të bëhen të pasur, ndërsa ne jemi dembelë dhe indiferentë në luftën tonë si të krishterë?
“Ushtrim për devotshmëri” nënkupton të disiplinojmë veten tonë duke u pëqendruar te Perëndia, duke menduar për Perëndinë, duke medituar për Të kudo që ndodhemi dhe gjatë gjithë kohës.
- “Dëgjo o Izrael… Duaje Perëndinë Zotin Tënd …mësoji fëmijët e tu. Fol në shtëpi dhe jashtës saj edhe ndërsa ju jeni në punë ose në pushim….. (Ligji i Përtërirë 6: 4-9)
Mundohu dhe lufto
Asgjë nuk është e lehtë. Ne do të biem, do të plagosemi, do të jemi në buzë të vdekjes (ose madje të përballojmë martirizime). Por ne duhet të mbrohemi dhe të luftojmë. Kujtoni se një ecje nuk është e supozuar të jetë e lehtë!!!
Lufta jonë nuk është kundër mishit dhe gjakut, por kundër principatave (Ef. 6:10-17)
Ji shembull për ata që besojnë
Çfarë shohin të tjerëttek ne? Sa kritikë tregohemi ndaj të tjerëve kur dështojnë ose bien në hipokrizi, por a e vlerësojmë drejt veten?
- Në fjalë
- Në sjellje
A është jeta jonë sipas Krishtit në punën tonë, në marrëdhëniet tona personale, në shtëpitë tona?
- Në dashuri
- Në besim
A është besimi ynë serioz dhe i pjekur? A mos ndoshta është ende një besim foshnjeje?
- Në pastërti
Të jeni të zellshëm në leximet dhe studimet tuaja; të shikoni me kujdes veten tuaj
Sa kohë harxhojmë në ditë duke kërkuar që të rritemi shpirtërisht duke studiuar dhe lexuar?
A jemi aq seriozë në rritjen tonë si të krishterë ashtu si ne jemi për të mësuar anglisht. Ku e gjejmë gjithë atë kohë për të shkuar në kurse të ndryshme?
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment