Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (6)
Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund!
Studim Biblik Nr. 6
Kemi studiuar personazhe të ndryshëm nga Bibla gjatë gjithë ditëve të kaluara. Kemi mësuar sesi ata kanë ecur me Perëndinë. Tani mendoni për vetë jetët tuaja dhe për të gjitha ato që keni dëgjuar për besimin. Diskutoni pyetjet në vazhdim:
Çfarë do të thotë për ju « të ecësh me Krishtin?»
Cilat janë disa nga arsyet kryesore, që besimtarët ndalojnë së ecuri me Krishtin dhe largohen nga besimi?
Përse dekurajohen njerëzit brenda kishës dhe përgjithësisht në jetën e tyre?
Për çdo pyetje përpiqu të gjesh përgjigje nga personazhet Biblike që studiuam. Kujtojini anëtarëve të grupit që personazhet nuk ishin të pamëkatë.
Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë dhe ranë.
Abrahami …… shumë herë.
Davidi bëri dy nga mëkatet më të këqija.
P
jetri e mohoi Krishtin.
Apostujt braktisën Krishtin.
Rënia është pjesëe udhëtimit të krishterë. Dekurajimi është një tundim në jetën e çdo besimtari. Por çfarë do të bëjmë pas çdo rënie? Si e përballojmë dekurajimin?
Këto janë çështjet më të rëndësishme! Përgatitini anëtarët e grupit të studimit Biblik për rënie dhe dekurajime. Pranojini këto si pjesë e udhëtimit të krishterë, por mos lejoni që të bëhen pjesë e jetës suaj.
Si mund të mbrojmë veten nga dekurajimet në kishë? Dekurajimet në jetë?
Çfarë duhet të bëjmë ne, që të qëndrojmë të zjarrtë në besim?
Zgjidhja më e mirë për këto probleme është:
- Pendim i vazhdueshëm (kthim tek Perëndia!) Kemi nevojë të njohim mëkatet dhe dobësitë tona dhe të rendim te Perëndia.
- Disiplinë e fortë. Duhet të kultivojmë një shpirt disipline në jetën tonë.
- Disiplinë në lutje (edhe atëherë kur nuk e ndjejmë t’a bëjmë një gjë të tillë).
- Disiplinë në leximin e Biblës (të marrim ushqimin dhe drejtimin tonë çdo ditë),
- Disiplinë në përpjekjen për të jetuar një jetë të krishterë edhe kur është e vështirë.
- Shoqëri e krishterë, e cila do të na ndihmojë dhe do të na inkurajojë.
Të gjitha këto pika do të ndihmojnë të qëndrosh pranë jetës së Kishës dhe të përjetosh madhështinë e të ecurit me Krijuesin tënd pafundësisht!
Atë Luka Veronis
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment