Lk: 11: 1-13
Çfarë është lutja dhe si duhet të lutemi?
1) Çfarë është lutja?
- Lutja është një bashkim dhe një lidhje me Perëndinë me qëllim që të zhvillojmë një marrëdhënie intime me Të.
- Lutja është momenti më intim, e më personal në jetë; është një dialog personal me Perëndinë
- Lutja është dhoksologji, lëvdim, falënderim, rrëfim, përgjërim, dhe ndërmjetësim ndaj Perëndisë. Eshtë një rrugë drejt jetës së përtërirë dhe shpirtërore. Është mirënjohje ndaj Perëndisë
2) Si e perceptoni Perëndinë për të cilin luteni?
- Ai është i madh, i frikshëm, Krijuesi i universit. Dikush nga i cili duhet të kemi frikë, dridhje dhe nderim.
- Një mik që është pranë nesh më tepër se kushdo tjetër. Dikush, që na do dhe duhet të kemi frikë, që dëshiron të komunikojë me ne, t’i përgjigjet lutjeve tona më tepër sesa ne duam të lutemi.
- Një Atë i dashur i cili kujdeset për ne më tepër se ne mund ta imagjinojmë
3) Cilat janë llojet e ndryshme të lutjes?
- Lutjet private të ofruara në një dhomë të qetë të mbyllur të shtëpisë
- Lutja e përbashkët ofruar në Kishë (p.sh. Liturgjia Hyjnore)
- Lutja e vazhdueshme gjatë gjithë ditës; biseda me Perëndinë
Lexo Lk 11:1-5
Çfarë shpaloset te vargjet 1-2?
- Fakti që dhe Jisui vetë lutet. Nëse ai kishte nevojë të lutej, sa shumë kemi ne nevojë!!!
- Dishepujt pyetën si të luteshin? Lutja është diçka që mund të mësojmë. Eshtë e vështirë, sepse është diçka që Satani nuk do që ta bëjmë. Ne duhet të na mësohet si të lutemi. Por kur mësojmë, gjëja e rëndësishme është që të fillojmë të lutemi. Ju mësoni si të luteni më mirë duke u lutur më shpesh!!!
- Eshtë e rëndësishme që Jisui po u mësonte dishepujve Lutjen Zotërore: Ati ynë. Kjo lutje ka kuptim për dishepujt dhe për atë që është i përkushtuar te Krishti dhe që mundohet të ndjekë udhën e tij. (Prandaj në Liturgjinë hyjnore themi: “Dhe bëna të denjë, o Zot, që pa drojtje e pa dënim të guxojmë të të thërresim Atë, Ty Perëndinë qiellor, e të themi”)
Çfarë shpaloset te vargjet 5-8
v.5 - lutja e hipokritëve
- Ata donin të shikoheshin nga njerëzit; nuk i luteshin Perëndisë, por luteshin për sy të njerëzve.
- Lutjet u formalizuan; mësuesit e hershëm do të thonin, “nëse një njeri thotë lutjet e tij, sikur të bënte një detyrë të dhënë, ajo nuk është lutje”.
v. 6 - Rëndësia e gjetjes së një vendi të qetë për të qenë vetëm me Perëndinë. Ka kohë për shërbesa publike, por gjithashtu është e domosdoshme që të kemi kohë të vetme me Perëndinë.
v. 7 - “vena” përsëritet; çelësi paralajmërues është vena!!! Sa shpesh i kërkojmë Perëndisë gjëra të sipërfaqshme të panevojshme. Ky nuk është mësim kundër këmbënguljes në lutje. Jisui na mëson të jemi të vendosur si te parabola e vejushës dhe gjykatësit. Shën Pavli na tregon të lutemi “pa pushim.”
Lexo Lk 9-13
v.9 - Jisui na jep lutjen më të përsosur në Kishën e krishterë, por dhe Ai na jep një formë për të pasuar.
Çfarë është unike mbi kompozimin e Lutjes “Ati Ynë”?
- vini re rregullin. Tri lutjet e para kanë të bëjnë me Perëndinë dhe të lëvdojnë Atë. Tri të dytat kanë të bëjnë me nevojat tona.
Si rrjedhim, ne duhet të kuptojmë që në lutje, gjëja e parë dhe më e rëndësishme për të bërë është të vijmë në praninë e Perëndisë dhe të adhurojmë Atë; të njohim Atë si Zotin tonë, Krijuesin, Mbështetësin e jetës, Shpëtimtarin dhe Shpërblyesin tonë!!! Pasi t’i kemi dhënë vendin e tij suprem të kthehemi në nevojat tona dhe në ato që ndodhen përreth nesh. Lutja nuk duhet të jetë kurrë një përpjekje të përkulë dëshirën e Perëndisë ndaj dëshirave tona; ajo duhet të jetë forma e dëshirës sonë për Perëndinë!!!
v. 9 Ati Ynë që je në Qiell
- “Ati” - ky term mund të përmbledhë besimin e krishterë. Nëpërmjet Jisuit kemi zbuluar se mund të thërrasim Perëndinë “Atë”. Ai nuk është vetëm një qenie e paimagjinueshme, shumë i madhërishëm për t’u lidhur (megjithëse është i tillë), por ai është një Atë, që kujdeset për ne, më tepër se ati më i dashur në tokë, që mund të imagjinojmë.
Na ndihmon që të kemi shpresë në botën që jetojmë. Nëse krijuesi i universit është një “Atë i dashur” ndaj krijesës së tij, atëherë ne mund të jemi të sigurt se bota në të cilën jetojmë është patjetër miqësore.
- “Ati Ynë” na mëson që tërë njerëzit përreth botës kanë Atë të njëjtë. Ne jemi të gjithë vëllezër dhe motra.
- ”në qiell” - megjithëse ne kemi një atë të dashur, ne kemi nevojë të mos harrojmë që Ai është akoma ”Perëndi” në qiell.” Ne duhet të kemi kujdes të mos poshtërojmë ose të sentimentalizojmë tërë idenë e atit qiellor. Perëndia nuk është një Atë i lehtë që me tolereancë mbyll sytë ndaj gjithë mëkateve dhe fajeve. Ne përsëri duhet t’i drejtohemi atit tonë me nderim dhe frikë!!!
v. 9 “U shenjtëroftë emri yt.”
- Së pari, e mbi të gjitha në lutje duhet të kërkojmë dhe të lavdërojmë emrin e Perëndisë. Njiheni emrin e tij si të shenjtë!
- Si rrjedhim, kjo frazë nënkupton, “Në gjendje t’i japësh Perëndisë vendin unik të cilin natyra dhe karakteri yt meriton dhe kërkon. Le të lëvdojmë një emër të tillë”.
Jo vetëm me fjalë, por me anë të kuptimit se kush është Perëndia. Ai nuk është thjesht një mësues ose një drejtues i shkëlqyer. Ai është Krijuesi dhe Mbështetësi i Jetës, Shpëtimtari i Botës. Pasi kuptojmë se kush është Ai, mënyra më e rëndësishme për të lëvduar Emrin e tij është duke përkushtuar jetën tonë tek Ai me mënyrën autentike të jetës së krishterë. Si rrjedhim, kjo është një kujtesë e madhe që na bën thirrje të bëjmë jetë të shenjtë, të bëjmë jetë duke e thirrur Perëndinë Atë.
v. 10 “Ardhtë mbretëria jotë, u bëftë dëshira jote, si në qiell ashtu dhe mbi dhe.”
Çfarë është mbretëria e Perëndisë?
- Eshtë një realitet i pranishëm që ekziston brenda secilit prej nesh. Prania e Perëndisë që banon te ne në qenien tonë.
- Eshtë gjithashtu një realitet në ardhje. E gjithë parajsa e cila do të vijë në Ardhjen e dytë të Krishtit. Kështu në një sens, lutemi për ardhjen e dytë kurdoherë që themi këtë lutje!
Si e përcaktojmë dëshirën e Perëndisë?
- Nëpërmjet lutjes së vazhdueshme, qetësisë, dhe duke kërkuar të dëgjojmë zërin e Perëndisë.
- Nëpërmjet leximit të Biblës, leximit të librave të ndryshëm shpirtëror,
- Nëpërmjet njerëzve të tjerë, veçanërisht atit shpirtëror
v. 11 “Bukën tonë të përditshme jepna neve sot”
Mënyra të ndryshme shpjegojnë “bukën e përditshme”
- “epiousios” mund të nënkuptojë “mbi esencën” ose “super lëndore” dhe si rrjedhim buka e përditshme është Jisui buka e jetës në Kungimin e Shenjtë
- mund të nënkuptojë ushqimin shpirtëror të Biblës
- mund të nënkuptojë gjëra materiale për jetën e përditshme
Me këtë kuptim të tretë, shikojmë se Perëndia ka një interesim për qenien tonë fizike. Krishterimi nuk është thjesht për qenien shpirtërore. Perëndia është i interesuar për të gjithë personin, si trup, shpirt dhe mendje.
v. 12, 14, 15 “ Falna fajet tona sikundër dhe ne ua falim fajtorëve tanë”
- duke përdorur shumësin, Jisui drejton secilin prej nesh t’i lutet Atit për faljen e të gjithëve, dhe të gjithë të falim njëri-tjetrin.
- Mbani mend, nuk i falim të tjerët, sepse e meritojnë mëshirën tonë; Ne i falim të tjerët, sepse Perëndia na ka falur ne. Ai është i mëshirshëm ndaj nesh!!!
v. 13 “Dhe mos na shtjer në ngasje por shpëtona nga i ligu”
- Të përpiqesh nganjëherë mund të ketë kuptim të keq, p.sh. të kërkosh të joshësh ligësinë. Por në Bibël, termi peirazein shpesh është përkthyer më mirë me anë të fjalës test/provë ose vështirësi. Si rrjedhim nuk i kërkojmë Perëndisë vetëm të na drejtojë në raste vështirësish ku mund të ketë rënie, por të na shpëtojë dhe të jetë me ne.
v. 13 “Jotja është mbretëria dhe lavdia. Amin.”
- Mbani mend idenë e mbretërisë, mbretërinë e Perëndisë tek ne.
- Eshtë ai që ka fuqinë e pamposhtur kundër gjithçkaje të ligë
- Lëvdoni gjithmonë emrin e tij.
Si një aktivitet përfundimtar për diskutimin tonë në lutje, duhet të theksojmë se një pjesë shumë e rëndësishme në lutje është lutja për njëri – tjetrin. Si të krishterë, duhet të gjithmonë të interesohemi për problemet e të tjerëve dhe të kuptojmë se Jisui na premton një fuqi të madhe nëpërmjet lutjes. Megjithatë, tani shkruani dhe bëni një listë të njerëzve, për të cilët doni të luteni çdo ditë. Shkruani emrat e njerëzve tuaj të dashur, familjes suaj, dhe të gjithë të tjerëve që kanë nevojë.
Gjithashtu, do të merrni një listë me të gjithë emrat e anëtarëve të grupit. Lutuni për secilin nga ata çdo ditë.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment