Studimi Biblik Nr.3
Hyrje:
Jozefi është figura e katërt madhështore që takojmë te Zanafilla (pas Abrahamit, Isakut dhe Jakovit). Ai është biri i njëmbëdhjetë i Jakovit dhe Zanafilla tregon më shumë rreth tij se për ndonjë figurë tjetër.
Jozefi është një shembull i mirë se si ecën dikush me besnikëri në Perëndinë, madje edhe në mes të vështirësive dhe fatkeqësive. Shumë nga etërit e Kishës e shohin Jozefin si një parafigurim të Jisu Krishtit, sepse ashtu si Krishti edhe Jozefi vuajti padrejtësisht prej njerëzvi të tij edhe në fund triumfoi. Ai është shembull këmbënguljeje, i cili i tejkalon fatkeqësitë me ndihmën e Perëndisë.
Virtyte të tjera që shfaq Jozefi në jetën e tij janë; ndershmëria, integriteti dhe pastërtia. Ai shmangu një tundim të zakoshëm në të cilin bien shumë njerëz. Ai vuajti për ndershmërinë e tij, por mësoi t’i besojë Perëndisë dhe të presë kohën e Zotit për ta shpëtuar atë.
Gjithashtu ai është njeri i mëshirës, i përulësisë dhe i ngushëllimit, i cili nuk mban mëri dhe nuk ka smirë kundër atyre që e lënduan.
Përmblidhni shkurtimisht edukimin e Jozefit, kur ai ishte djali i preferuar i atit të tij Jakov dhe urrehej nga vëllezërit e tij. Xhelozia e vëllezërve të tij i drejtoi ata gradualisht në tradhëtimin ndaj tij dhe shitjen si skall. Ai u mor në Egjipt ku u bë skllavi i një oficeri të pasur egjitpian.
Lexo Zan. 39:1-23
- Jozefi ishte shitur si skllav i Potifarit, oficer i pasur. Meqënëse ishte shërbëtor besnik Perëndia bekoi gjithçka që ai bëri dhe ai u ngrit në përgjegjësi.
- Diskutoni për tundimin që përballoi Jozefi. Sa e lehtë do të ishte për Jozefin të kënaqte dëshirën e gruas së Potifarit, por ai ishte njeri i ndershëm dhe i pastër.
- Gruaja e Potifarit joshi dhe tundoi Jozefin dhe më pas shpifi kundër tij. Jozefi vuajti padrejtësisht. Gjatë gjithë historisë kjo gjë ka ndodhur te njerëzit të cilët ecin me Perëndinë. Kështu edhe ne duhet të jemi gati për këtë. Diskuto se si të drejtët shpesh vuajnë për ndershmërinë e tyre.
- Diskuto tundimin e imoralitetit në botën e sotme. Kurorëshkelja dhe imoraliteti seksual shihen si diçka normale në televizor nëpër filma e telenovela dhe në muzikën që dëgjojmë. Por shohim që Jozefi nuk eci sipas standardit të botës, por sipas asaj që Perëndia dëshironte.
- Mëkati i kurvërisë është i pari mëkat kundër Perëndisë (vargu 9). Jozefi mendonte vazhdimisht për Perëndinë (39:9, 40:8).
Përmblidh çfarë ndodhi më pas në historinë e Jozefit. Ai u shpërblye nga Faraoni kur u bë i aftë të interpretonte ëndrrën e tij me ndihmën e Perëndisë. Në fund Faraoni e bëri Jozefin kryeadministrator në Egjipt; ai u bë sunduesi më i madh pas Faraonit dhe në këtë kohë ishte vetëm 30 vjeç.
Zi e madhe buke goditi Egjiptin dhe për shtatë vjet të gjithë egjiptianët dhe zonat përreth vuanin nga uria. Së fundi vëllezërit e Jozefit (ai që e tradhëtoi dhe e shiti si skllav) erdhi në Egjipt për të kërkuar ndihmë. Kishin kaluar 13 vjet që nga koha kur e shitën Jozefin dhe tani nuk e njihnim më atë. Si mund të besonin që vëllai i tyre më i vogël të cilin e shitën si skllav tani të jetë sunduesi më i madh në Egjipt?!
Lexo Zan. 45:1-15
- Si i trajtoi Jozefi vëllezërit e tij që e tradhëtuan?
- A mendoni se është diçka normale që dikush të fali vëllezërit e tij, madje edhe kur ata e kanë shitur si skllav?
- Kur dikush ecën me Perëndinë ai duhet të imitojë natyrën e Tij, e cila ka mëshirë dhe fal. Diskuto pse është e vështirë të falësh dhe të tregosh mëshirë.
- Krenaria jonë
- I japim të drejtë vetes
- Harrojmë që Perëndia na ka falur aq shumë
Kur ecim me Perëndinë dimë që duhet ta imitojmë Atë, kjo do të thotë të falim edhe ata që kanë bërë të këqia kundër nesh. Sigurisht kjo është e vështirë për t’u bërë, por jo e pamundur.
Si të mësojmë të falim të tjerët?
- Së pari : duke kuptuar gjithça që Perëndia ka bërë për ne. Çfarë ka bërë Perëndia për ne?
- Shëndetin tonë, jetën, familjen, miqtë, bukuritë përreth nesh, të jetojmë në këtë vend, të shijojmë dashurinë e të tjerëve etj.
- Njohuria jonë për Jisu Krishtin; shpëtimi i cili fillon tani dhe që këtu dhe na jep mundësinë të bëhemi një me Perëndinë, të shijojmë gëzimin, dashurinë, paqen dhe shpresën e Tij; s’ka më frikë nga vdekja, mëkati dhe satanai
- b. Duke menduar për kuptimet e ndryshme të mëkatit kuptojmë se sa poshtë kemi rënë që të gjithë dhe sa e madhe është mëshira e Perëndisë. Nëse nuk mund të shohim mëshirën e Perëndisë ndaj nesh atëherë nuk do të gjejmë asnjë arsye përse duhet t’i falim të tjerët.
Kujtoni, nuk i falim të tjerët, sepse e meritojnë mëshirën tonë. I falim ata sepse Perëndia na ka falur ne, Ai është i mëshirshëm ndaj nesh!
- Përpiqu të kuptosh të tjerët. Mendo se çfarë ka provuar personi tjetër në jetë. Përpiqu të kuptosh para se të lejosh të vetdënohesh.
- Mëso të harrosh. Sa më shumë e ngacmojmë një plagë, aq më pak shpresë ka për ta falur. Mos e mbaj mendjen tënde gjithmonë në atë që të ka ndodhur.
- Mëso të duash. Përpiqu të banosh më Krishtin dhe të kesh mendjen e Tij. Prano dashurinë pa kushte të Krishtit në jetën tënde, shijoje këtë dashuri dhe më pas, ndaje këtë dashuri me të tjerët.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment