Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! – Abrahami
Studim Biblik Nr. 2
Hyrje:
Abrahami
është një nga figurat më të mëdha të Dhiatës së Vjetër. Ai është i
njohur për ecjen me Perëndinë. Marrëdhënia e tij është një nga më
intimet me Perëndinë. Të ecurit e tij me Perëndinë karakterizohej nga
një bindje totale ndaj Zoti, besim edhe pas shumë vitesh pritjeje,
gatishmëri për t’i dhënë Perëndisë atë që është më e çmuara në jetën e
tij dhe një besim i vazhdueshëm tek Perëndia. Abrahami është njohur si
ati i të gjithë besimtarëve (judenjve, të krishterëve dhe myslimanëve).
Lexo Zan12:1-9 Thirrja dhe premtimi i Perëndisë për Abrahamin
Kush ishte thirrja e Perëndisë përAbrahamin? Sa e vështirë ishte kjo thirrje?
- Lër vendin tënd, njerëzit e tu dhe shtëpinë e atit tënd
- Sa
prej nesh do të jenë gati për të lënë familjet dhe gjithçka që na është
familjare dhe të shkojmë në disa vende të panjohura?
Sa i vjetër ishte Abrahami kur ndodhikjo thirrje?
- Nuk do të jetë e lehtë të ndjekësh këtë thirrje në moshën 75 vjeçare
- Bindjae
Abrahamit (jeta me besim, besim në drejtimin hyjnor, besim në
premitimin hyjnor). Vini re se si Abrahami vendos gjithçka që ka në këtë
aventurë.
Kush është premtimi i Perëndisë?
- Unëdo të të bekoj ty KESHTU QE ti do të bekosh të gjitha familjet e tokës
- Çfarë do të thotë kjo në jetën tonë?
- Perëndiana
bekon, jo që të jemi egocentrikë dhe të gëzojmë bekimet vetëm për
veten, porme tepër që ne të marrim bekimet e Perëndisë dhe t’i ndajmë
ato me të tjerët.
Lexo Zan 17:1-9
Sa vite kishin kaluar qëkur Perëndia idha Abrahamit së pari këtë premtim?
- Kishinkaluar 23 vjet. Perëndia është besnik, por në kohëmatjen e Tij, jo me tonën!!!
- Perëndia përtërin besëlidhjen; përtëritje përvoje
- Rrethprerja si shenjë e besëlidhjes
Lexo Zan 22:1-18
Sa i vjetër ishte Abrahami kur lindi Isaku?
- Abrahami lindi Isakun në moshën 100 vjeçare, 25 vjet pas premitimit.
Çfarë mësojmë nga prova e Abrahamit?
- Besimin e plotë të Abrahamit te Perëndia
- Bindjen e plotë të Abrahamit te Perëndia
- Mëshirën e Perëndisë
Përfundimi:
Udhëtimi
ynë me Perëndinë nuk është gjithmonë i lehtë. Perëndia na premton shumë
gjëra të bukura, por duhet të jemi të duruar dhe besnikë në udhëtimin
tonë me Të. Abrahami na jep një shembull të madh të durimit, qëndresës,
bindjes dhe besimit të plotë!
Kujtoni mësimet e shumta që mund të mësojmë nga jeta e Abrahamit:
a. Thirrjen e Perëndisë: Bindjen e Abrahamit (edhe pse kishte vështirësi)
b. Besimin e plotë të Abrahamit/ t’i kesh besim Perëndisë
c. Marrëdhënie intime/ miqësi me Perëndinë
d. Dëshirë për t’i ofruar Perëndisë atë që është me dashur për të (birin e tij Isakun)
e. Të kesh besim në premtimet e Perëndisë, edhe kur duan shumë kohë për t’u realizuar.
f. Abrahamii shpreh mirënjohje Perëndisë.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment