Studim Biblik: Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! (1)

Të ecim me Krishtin; Udhëtim i pafund! - Adami dhe Eva

Studim Biblik Nr. 1

Prezantim:

Fol për planin origjinal të Perëndisë për krijimin. Ai krijoi Adamin dhe Evën për të jetuar në komunikim me Të. Ato do të ishin në paqe, të mbushur me dashurinë e Tij, duke u gëzuar në krijimin përreth tyre. Jetët e tyre do të ishin një udhëtim i vazhdueshëm thellë e më thellë në dashurinë e Perëndisë. Jeta kishtenjë kuptim dhe një qëllim dhe ishte mbushur me lumturi të vërtetë.

Adamidhe Eva ishin krijuar perfektë, në imazhin e Perëndisë. Perfektë nuk do të thotë që ato ishin një projekt i kompletuar, por që ato kishin gjithçka që i nevojitej për të ecur me Perëndinë dhe duke thelluar komunikimin me të.

Të jesh krijuar në imazhin e Perëndisë do të thotë:

-        që Perëndia i dha atyre gjithë potencialin që i nevojitej për të përmbushur dëshirën e Perëndisë, të bëheshin një me Perëndinë.
-        Gjithashtu,të jesh krijuar në imazhin e Trinisë së Shenjtë nënkupton që ne jemi qenie që krijojmë marrëdhënie. Pikërisht Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë janë trepersona të lidhur mistikisht në një, kështu që edhe ne qeniet njerëzore jemi lidhurjo vetëm me Perëndinë, por edhe me të gjithë qeniet e tjera njerëzore.

Ato ishin krijuar gjithashtu edhe sipas gjashmërisë e Perëndisë. Kjo do të thotë që ato duhej të punonin për të përmbushur këtë potencial. Kështu jeta është një udhëtim drejt përsosjes, njëjtësimit me Perëndinë.

Çfarë ndodhi në udhëtimin e tyre me Perëndinë? Si u mashtruan ato dhe u drejtuan në rrugë të gabuar? Si u larguan nga Perëndia? Ky do të jetë fokusi i Studimit Biblik (3:1–13).

Eshtë e rëndësishme të kuptojmë si Adami dhe Eva u mashtruan dhe ranë, sepse të gjithë ne kemi të njëjtin tundim në udhëtimin tonë me Perëndinë.

 Lexo Zanafillën 2:15-25 dhe diskuto

2:16  «Jeni të lirë të hani…»
-        I dha atyre dhuratën më të madhe: lirinë. Ato do të kishin mundësi të zgjidhni ndërmjet të mirës dhe së keqes.
-        Diskutoniidenë e lirisë. A do të thotë kjo që ne mund të bëjmë çfarë të duam?
Liria e vërtetë: të jesh i përgjegjshëm, të kufizosh dhe  të kontrollosh veten tënde.
Perëndia dëshiroi një kufi përnjeriun. Bindja është një çelës.

2:18  «Nuk është mirë për njeriun të jetë vetëm…»
-        Perëndia na krijoi të jemi në komunikim me të gjithë krijesën;
Cila është marrëdhënia e njeriut me natyrën? Ne duhet të jemi përgjegjës për tokën, por a e trajtojmë atë me respekt?
Në kamp a gjejmë kohë të gëzohemi me bukuritë rreth nesh dhe të kuptojmë që kjo është dhuratë e Perëndisë për ne?


2:21-24 «gruaja»
-        partnerja e burrit në jetë, gruaja.
-        Bashkimi i gruas dhe burrit është një mister, ato bëhen një.


Lexo3:11-13 Rënia. Dhe diskuto

Si e tundoi djalli njeriun? Çfarë bënSatanai në 3:1-7

1.   Satani përpiqet t’i bëjë njerëzit të dyshojnë. (V.1)
2.   Satani merr ato çfarë tha Perëndia dhe përpiqet të shtojë, ose t’i ndryshojë ato. (V.2,3)
3.   Satani është babai i gënjeshtrës, kështu që ai mund të të gënjejë edhe ty. (V.4) «Ti nuk do të vdesësh.»
4.   Satani thërret krenarinë që ndodhet brenda tek secili prej nesh (V.5) “Ti do të jesh Perëndi”.


Cilat janë mëkatet e Adamit dhe Evës?

1.   Krenaria (ato donin të ishin si Perëndia, të ishin një Perëndi)
2.   Harruan Perëndinë; ato harruan Perëndinë, ose e lanë mënjanë atë për një moment në kohë.
3.   Nuk iu bindën Perëndisë.
4.   Vendosja e vetes në qendër; ata u përqendruan vetëm në veten e tyre. Ato ishin të shqetësuar vetëm për kënaqësitë e tyre («Fryti dukej i mirë»)
5.   U përpoqën të fshihnin mëkatin e tyre.
6.   Pasi ata kishin mëkatuar filluan të fajësojnë të tjerët dhe të mohonin fajin e tyre.
Eva më detyroi ta bëja.
Gjarpri më shtyu ta bëja.
Moskuptim ose mos përpjekje për pendim.


Diskutoni për tundimet në jetën tonë

Si mund të mbrojmë veten nga këto rreziqe?

3:8-13

-        Vinire sesi Perëndia e kërkoi Adamin menjëherë edhe pasi ai mëkatoi. Perëndia është një Perëndi, që është vazhdimisht në kërkim të të humburit.
-        «Por Perëndia e thirri: «Ku je ti?»
Kjo është një thirrje për të gjithë ne sot!!!


Përfundimi:

Tema e kampit tonë është «Të ecim me Perëndinë; Udhëtim i pafund».
Kush është qëllimi i jetës? Të ecim në komunikim me Perëndinë, të ecim një jetë të mbushur me dashurinë, gëzimin dhe paqen e Perëndisë. Jeta duhet të jetë me kuptim dhe e bukur. Por ka mjaft rreziqe dhetundime, të cilat na çojnë në rrugë të gabuar. Le t’i kuptojmë këto rreziqe dhe të kemi kujdes!  


Atë Luka Veronis



No comments:

Post a Comment