I Joanit
Ç’do të thotë të ecim me Perëndinë?
Ç’do të thotë të duam Perëndinë?
Si mund të jemi të sigurt që e duam Perëndinë dhe po ecim me Të?
Lexo 1 Jn.2:3-11
Cilat janë shenjat që tregojnë se ne e njohim Perëndinë? (v.3-6)
- Ne ruajmë fjalët dhe porositë e Tij
- Diskutoni që porositë e Tij nuk janë sugjerime. Ne nuk mund të kërkojmë dhe të zgjedhim ato që janë të lehta për t’u ndjekur dhe të mohojmë të tjerat që janë të vështira.
- Të “njohësh” dhe të “duash Perëndinë” do të thotë të përpiqesh të ndjekësh porositë e tij, më e madhja e të cilave është “dashuria për tjetrin”.
- Si eci Krishti? Si jetoi Ai?
- Pse është e vështirë për ne të ecim si eci Jisui?
Cilat janë shenjat e dallueshme që na tregojnë që NE NUK PO ECIM ME KRISHTIN?
(v.9-11)
- A kemi urrejtje për ndonjë?
- A kemi persona që nuk u fasim?
- Pse nuk i flasim ose pse kemi urrejtje?
- Si i përballojmë dhimbjet, lëndimet që ata na shkaktojnë?
- Shoqëria na mëson që të jemi kokëfortë dhe të mos u flasim dhe të mbajmë inat ndaj atyre që na lëndojnë. Kjo mund të jetë normale për shoqërinë, por jo për të krishterin. Ne ndjekim një standart tjetër.
- Falja është një nga veçoritë themelore për një të krishterë.
- Kujto parabolia e shërbëtorit të pamëshirshëm (Mt 18:21-35)
- Pyetja e Pjetrit: Fal 7 x 70
- Diskuto, çfarë të mire ka kur ne urrejmë dikë? A na bën kjo të ndjehemi mirë? Pse?
Lexo 1 Jn.3:14-18
Çfarë do të thotë vargu 14?
- urrejtje = vdekje; dashuri = jetë Pse?
- Djalli është urryes dhe i mbushur me urrejtje. Perëndia është dashuri, burimi i dashurisë. Nëse urrejmë, ne zgjedhim të qëndrojmë në anën e djallit dhe fillojmë të shijojmë vdekjen. Nëse bashkohemi me Perëndinë, ne jemi në anën e jetës dhe do të fillojmë të shijojmë jetën e vërtetë.
- Kush është dashuria e vërtetë? (v. 16)
- Dashuri do të thotë të japësh jetën tënde për tjetrin. Të sakrifikosh për tjetrin.
- Kjo është “të ecim si Krishti eci” duke sakrifikuar për njëri – tjetrin.
Cila është një shenjë tjetër konkrete për dashurinë? (v. 17-18)
- Të ndajmë me të tjerët atë që kemi. Çdo gjë që kemi nuk është e jona, por është e dhënë nga Perëndia. Ne jemi thirrur të ndajmë me të tjerët!
- Dashuria konkrete duket në vepra, jo vetëm në fjalë. Është e lehtë për të gjithë në kamp të themi që “e dua Perëndinë”, por ka një ndryshim të madh në të shprehurit e kësaj dashurie me vepra.
- Diskuto se si ne mund ta shprehim dashurinë tonë konkrete për Perëndinë me vepra!
Lexo 1Jn. 4:7-21
Diskuto si ta njohim Perëndinë. Elementi më i rëndësishëm i esencës së Perëndisë është DASHURI, asgjë tjetër. Shumë shpesh njerëzit kanë një pikpamje të gabuar të Perëndisë (si Perëndi i zemërimit, forcës, hakmarrjes etj). Kjo është plotësisht në kundërshtim me besimin tonë.
Si na deshi Perëndia ne?
- Duke dërguar Birin e tij (v . 9)
- Ai mori iniciativën për të na dashur ne. NE nuk e deshëm të parët Atë, Ai na deshi i pari!!!
- Nëse Perëndia na do ne, edhe pse jemi mëkatarë, atëherë ne thirremi të duam të tjerët (edhe pse ata janë mëkatarë).
v. 18 S’ka frikë në dashuri
- Ç’do të thotë kjo?
- Kur jemi të mbushur me Frymën e Perëndisë, atëherë dashuria e Tij nxjerr jashtë çdo frikë që ne kemi.
- Cilat janë frikërat tona?
- Kemi frikë se na mohojnë ata që na lëndojnë?
- Kemi frikë nga vdekja e papritur?
- Si na ndihmon Perëndia që t’i kapëcejmë këto frikëra?
Nga kush nxitemi ne që të duam të tjerët, cili është motivi ynë?
- Ne duam, se Ai na deshi i pari (v. 19)
- Nëse urrejmë dikë, a mund ta duam Perëndinë?
- Dashuri për Perëndinë = dashuri për tjetrin (v. 20)
- Shën Dorotheu thoshte që dashuria për Perëndinë në afron më pranë të afërmit tonë dhe dashuria për të afërmin na afron më pranë Perëndisë. Shën Dorotheu përdorte zakonisht shembullin e rrethit.
Merr dy pika në rreth dhe shiko sa larg janë nga njëra - tjetra. Kur njëra pikë i afrohet qendrës (Perëndisë), rrethi bëhet më i vogël dhe automatikisht tërheq pikën më pranë pikës tjetër.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment