Si të jetojmë për lavdinë e Perëndisë
(Ef. 3:14 – 21)
Në letrën e shën Pavlit drejtuar Efesianëve, Shën Pavli thotë një lutje e cila përmbledh dëshirën e tij për të krishterët e Efesit. Në këtë lutje, nuk e shohim dëshirën e shën Pavlit të drejtuar ndaj gjërave të jashtme ose materiale, por si një lutje për gjërat më thelbësore në jetë.
Tregojini kujtdo të lexojë lutjen e shën Pavlit (Ef. 3:14 – 21) në heshtje me veten e tij. Pastaj, mbasi gjithsecili të ketë mbaruar, lexojeni lutjen përsëri me zë të lartë:
Çfarë do të thotë “Unë lutem që, sipas pasurisë së lavdisë së Tij…”
Shën Pavli lutet që të gjithë ne “të mund të kemi pasurinë e lavdisë së Tij.”
Por, cila është lavdia e Perëndisë? A është lavdia e Perëndisë e ndryshme nga ajo e botës?
- Lavdia e botës – para, fuqi dhe famë.
- Lavdia që Jisui shpalli ishte lavdia e Kryqit e vuajtjes, e sakrificës për të tjerët, e dashurisë së dhimbshme.
- Por lavdia e Tij ishte gjithashtu ngjallje, ngjitje në Parajsë.
- Kështu, lavdia është një kombinim i sakrificës me fitoren. Por, ne nuk mund ta arrijmë fitoren deri sa nuk jemi të gatshëm për të sakrifikuar.
- Qëllimi i jetës së krishterë – të jetoj në lavdinë e Perëndisë, të rrezatoj lavdinë e Perëndisë, të shpall lavdinë e Tij “në çdo familje në qiell dhe në tokë.”
- “Që Ai t’ju forcojë me fuqi nëpërmjet Frymës së Tij në njeriun e përbrendshëm.
- Cila është fuqia nëpërmjet frymës së Tij?
- Kujtoni se si dishepujt u ndryshuan nga Shpirti i Shenjtë. Çfarë ndodhi në ditën e Pendikostisë (Rushaja)? Peshkatarët e frikësuar u bënë predikues të guximshëm. Përse ky ndryshim?
- Perëndia na ofron fuqi të pakufizuar në jetët tona. Ne nuk thirremi për të jetuar një jetë të dobët, të frikësuar, të vogël. Perëndia na ofron FUQI!
- “Prisni gjëra të mëdha nga Perëndia, përpiquni për gjëra të mëdha për Perëndinë!”
- “Unë mund të bëjë gjithçka me anë të Krishtit, që më forcon.” (Fil. 4:13)
- Cili është fruti i Shpirtit të Shenjtë? Këtu është fuqia jonë – nëpërmjet dashurisë, gëzimit, paqes, durimit, butësisë, mirësisë, besnikërisë, përulësisë, vet-kontrollit.
Fuqia vjen nëpërmjet pranimit dhe hapjes sonë ndaj Shpirtit të Shenjtë.
- Ne duhet të pastrojmë jetët tona nga gjithçka që kufizon Shpirtin e Shenjtë dhe t’i japim hapësirë të lirë atij për të vepruar brenda nesh.
Le të jetë lutja jonë e përditshme: “Eja, o Shpirt i Shenjtë, më mbush me praninë dhe fuqinë Tënde, në mënyrë që unë ta përballoj çdo ditë të re me shpresë, me optimizëm, me gëzim për jetën, duke pritur për të parë lavdinë Tënde!”
“Që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit.”
Si e ftojmë Krishtin në zemrat tona?
Çfarë nevojitet për të pranuar Krishtin në zemrat tona?
- Besim
- Të bindim veten tonë për ta ndjekur Atë.
- Të pagëzohemi
- Të jetojmë jetët tona me bindje brenda Kishës
Si e ushqejmë Krishtin përditë në zemrat tona? Nuk është vetëm një kohë ftese, por një FTESË DHE PRITJE E PËRDITSHME.
- Ne duhet të kemi “mendjen e Krishtit”
- “ Nuk jetoj unë , por Krishti jeton brenda meje”
- Mundohu të veprosh çdo ditë me miqtë, njerëzit dhe mësuesit e tu siç do të vepronte Krishti, në klasë, në konvikt, në Kishë etj.
- Ne ushqehemi me Krishtin nëpërmjet lutjes sonë të përditshme, studimit Biblik, veprave të mëshirës dhe dashurisë.
d. Krishti vjen “përmes besimit”
- Mundohu të rritesh në besimin tënd (tek Rom. shën Pavli thotë: “ne rritemi në besim ndërsa i japim lavdi Perëndisë.”)
- “Unë besoj, por ndihmoje pabesinë time.” Kjo është klithma e njeriut që i kërkoi Jisuit të shpëtonte birin e tij. Brenda të gjithëve ne ekziston besimi dhe mosbesimi. Ne duhet që me ndërgjegje të përpiqemi të rritemi në besim dhe të kapërcejmë dyshimet.
- Besimi ynë nuk rritet vetëm me një rritje të njohurive, por më tepër me veprime. Sa më shumë ne praktikojmë besimin tonë, aq më shumë besimi ynë rritet.
“ siç jeni rrënjosur dhe themeluar në dashuri”
- DASHURIA është qendra e jetës sonë, është fillimi, mesi dhe fundi i jetës. Është një përmbledhje e gjithçkaje që ne jemi si të krishterë, e qëllimit tonë përfundimtar në jetë!
- Së pari, ne duhet të pranojmë dashurinë e Perëndisë në jetët tona, dhe pastaj mund ta ndajmë këtë dashuri me të tjerët.
- Dashuria duhet të jetë burimi, fruti, fundi i gjithçkaje që ne bëjmë.
- Dashuria është më e madhe se besimi dhe shpresa. Të gjitha veprimet tona janë pa kuptim pa vlerë, në qoftë se ne nuk kemi në qendër të tyre dashurinë.
- Kërkimi i përditshëm për të zbuluar dashurinë në një kuptim më të thellë gjen rrugë konkrete për ta praktikuar këtë dashuri me të tjerët.
- Përpiquni që të gjitha veprimet tuaja të bazohen tek dashuria.
“ Unë lutem, që ju mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët, cila është gjerësia, gjatësia, thellësia, dhe lartësia e Krishtit.
- A jemi ne aq seriozë dhe të përkushtuar sa shenjtorët me kërkimin tonë për Perëndinë? A krahasohen jetët tona me jetët e shenjtorëve?
- Ne nuk jemi të interesuar për një njohje sipërfaqësore të Krishtit, por ne duhet të kërkojmë për të njohur Perëndinë sikurse shenjtorët njohën Krishtin.
- Një njohje intelektuale e Krishtit nuk do të thotë asgjë, në qoftë se ajo nuk është personale dhe e brendshme. Ne duhet ta njohim Krishtin thellë në zemrat tona.
- SHENJTORËT E NJOHËN KRISHTIN NË NJË MËNYRË TË BRENDSHME, PERSONALE, PASIONANTE!
- Asnjëherë mos u kënaqni me njohurinë tuaj për Krishtin. Ne të gjithë jemi vetëm fillestarë dhe duhet vazhdimisht të ecim më tej dhe të mësojmë më shumë!
“Të njihni dashurinë e Krishtit, që kapërcen çdo njohuri”.
Dashuria është më e madhe se njohja.
- I.Kor.13 – “Në qoftë se do t’i dija të gjitha të fshehtat dhe njohuritë dhe në qoftë se kam gjithë besimin sa të luajë nga vendi malet, por nuk kam dashuri, nuk jam asgjë.” NUK JAM ASGJË!!!
- Njohja është një mjet me të cilin ne zbulojmë dashurinë, por ajo nuk është qëllim në vetvete.
- Rreziku i shkollave është hyjnizimi i njohjes. Njohja më e madhe që ne duam këtu është njohja e DASHURISË!
“Në mënyrë që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë”
Ne nuk jemi të kënaqur me një pjesëz të Perëndisë, me një eksperiencë të pakët, por ne lutemi që plotësia e Perëndisë të jetojë brenda nesh.
Cili prej nesh mund të thotë se jemi plot me Perëndinë? A kemi mjaft? KURRË. Udhëtimi ynë drejt Perëndisë është pa fund!
“Eja, o Zoti Jisu. Eja përsëri dhe përsëri në jetët tona.”
“Tani Atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë.”
Fuqia e Perëndisë shfaqet në punën brenda nesh. Asnjëherë mos e kufizoni vetveten ose aftësitë tuaja. Diçka mund të duket e pamundur për ju, por jo për Perëndinë. NËSE Perëndia është brenda nesh, gjithçka është e mundur!
Cila është gjëja më e madhe që mund t’i kërkoni Perëndisë?
- Perëndia mund të japë më tepër sesa kaq! Ai do t’ju japë shumë më tepër nëse i hapni zemrën dhe besoni.
- Cila është gjëja më e madhe që mund të mendoni? Perëndia është i aftë dhe i gatshëm për të bërë SHUMË MË TEPËR se kaq, NËSE besoni dhe jeni të hapur!
- Ky është shembulli i shenjtorëve gjatë historisë.Ata kurrë nuk besuan se do të bëheshin shenjtorë. Ata kurrë nuk e ndjenë se kishin aftësinë, përulësinë, dhuratat. POR, ishte pikërisht sepse ata nuk bënë kështu. Ata ia dhanë jetën e tyre Perëndisë dhe Perëndia i bëri të shenjtë.
a. Gjithçka që ne bëjmë këtu, është për lavdinë e Perëndisë.
b.Perëndia është fillimi, mesi dhe fundi. GJITHÇKA PËR PERËNDINË!
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment