Vishuni me virtytin më të madh: Dashurinë
1 Kor. 13:1-13
Cili është virtyti më i madh i cili na ndihmon që të jetojmë së bashku në paqe dhe harmoni me njëri – tjetrin? Diskuto.
- Dashuria
- Falja
- Respekti
- Mirësia
Lexo 1 Kor. 13:1-13, himni i dashurisë
Çfarë nënkupton “të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëve?”
- Disa njerëz mund të kenë talente dhe dhurata të veçanta; disa të tjerë mund të pretendojnë se kanë marrëdhënie të veçantë me Perëndinë, por kujtoni gjithmonë atë që është karakteristika më e rëndësishme: DASHURIA.
Çfarë thotë vargu 2? Dhurata e profecisë (si shumë njerëz që tregojnë të ardhmen), shumë njohuri (ndoshta dikush ka studjuar theologji ose ndonjë shkencë tjetër për shumë vjet), MADJE dikush pretendon se ka besim aq të madh sa kryen mrekullira.
- Të gjitha këto gjëra janë pa kupim nëse DASHURIA nuk është në qendër të tyre.
- Mos i gjykoni të tjerët nga mrekullitë, por shikoni frytet e jetës së tyre !!! Jisui tha që ju mund ta njihni pemën nga frytet e saj.
v.3 – Çfarë thuhet këtu për bujarinë dhe të dhënit e gjërave për Perëndinë? A është kjo gjithmonë një cilësi e mirë?
- Perëndia gjykon lëmoshat dhe ato që ne japim nga dashuria që vendosim në to.
- Për lavdi
- Për interes vetjak
- Për të ndihmuar në mënyrë të sinqertë të tjerët
- Perëndia thotë që e vetmja mënyrë e mirë për të dhënë, e cila pëlqehet në sytë e tij, është të dhënit i nxitur nga dashuria.
Cila është dashuria e vërtetë dhe hyjnore? Diskuto cilësitë e ndryshme të një dashurie të tillë.
- E durueshme: mendoni për të gjitha momentet kur nuk jemi të duruar me të tjerët. Kjo është shenjë e mungesës sonë të dashurisë për ata.
- Plot mirësi: nëse ne jemi të ashpër, ose të pandjeshëm edhe kjo është mungesë e dashurisë. Etërit e Kishës flasin për të qenë “të butë me të gjithë”.
- Pa cmirë: ne nuk duhet të dëshirojmë ata që kanë të tjerët, por të gëzohemi në mirësitë e tyre.
- Jo arrogante: mos lavdëro veten, as mos mendo lart për veten tënde; mos u fol të tjerëve gjithmonë për veten tënde.
- Nuk kërkon të sajat: mos mendo së pari për veten tënde, por vendos të tjerët para vetes tënde; sakrifiko!
- Nuk pezmatohet: mëso të kontrollosh zemërimin tënd!
- Nuk mban inat: mëso si të harrosh atë që të tjerët kanë bërë kundër teje; mos qëndro duke mbajtur në mendje një lëndim apo ndonjë plagë, por kujto që dashuri do të thotë të falësh dhe të harrosh.
- Nuk gëzohet për padrejtësinë: mos u gëzo kur të tjerët bien në fatkeqësi, vëshirësi, apo probleme të ndryshme, por vuaj bashkë me ta.
- Gëzohet me të vërtetën: të krishterët duhet të kërkojnë dhe të kujdesen për të vërtetën
11. I beson të gjitha: kjo do të thotë që ne I besojmë Perëndisë dhe njerëzve tanë kolegë bashkëkëpnëtorë, miq shokë, të afërm – ne shohim mirësi tëk çdo person, ne shohim imazhin e Perëndisë.
12. I shpreson të gjitha: dashuria nuk dëshpëron kurrë, sepse dashuria është më e madhe se çdo zhgënjim.
13. I duron të gjitha gjërat : përsëritja e 10
“Në fund mbeten besa, shpresa dhe dashuria, por më e madhe nga këto është dashuria.” Si mund ta kuptojmë ne këtë?
Besimi: ne mund të besojmë të gjitha gjërat e drejta; ne mund t’i besojmë Perëndisë; por kjo nuk është aq e madhe sa dashuria.
Shpresa: ky është një virtut që të gjithë të krishterët duhet ta kenë dhe ta ruajnë, por edhe ky nuk është aq i madh sa dashuria.
Dashuria: kjo përmbledh të gjitha virtytet e krishtera. Dashuria është më e madhja!
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment