Studim Biblik (4) - Rrëfimi i Shenjtë
Lexo Psalmi 32
Çfarë do të thotë kjo lutje e Mbretit David mbi mëkatet?
- dëgjoni disa përgjigje nga grupi
Lexo çdo varg të psalmit 32 dhe pyesni anëtarët e grupit çfarë mendojnë për atë që thotë çdo varg rreth mëkatit dhe rrëfimit:
v. 1 – lum ai njeri të cilit i janë larguar mëkatet
-
për aq kohë sa mëkatojmë dhe jetojmë me mëkatin tonë, jeta jonë nuk do
të bekohet nga Perëndia. Mëkati ynë na ndan nga Perëndia!
- kush është në gjendja të falë mëkatet tona? Vetëm Perëndia! Prandaj, ne duhet të kthehemi tek Ai.
v.2 – lum ai njeri që nuk mashtron veten rreth mëkatit të tij
- si mashtrojmë vetveten për sa i përket mëkateve tona?
v.3 – çfarë ndodh kur qëndrojmë të heshtur përballë mëkateve tona?
- Etërit e Kishës thonë se një nga rreziqet më të mëdha në jetën shpirtërore është fshehja e mëkatëve tona.
v.4 – fuqia jonë shpirtërorë zhduket kur ne i fshehim mëkatet tona. Pse?
- sepse mëkatet tona janë një pengesë midis nesh dhe Perëndisë. Ne
duhet të shkatërrojmë këto pengesa me qëllim që t’i afrohemi Perëndisë.
v.
5 – Një hap i rëndësishëm ndodh atëherë kur e kuptojmë se duhet të jemi
të ndershëm dhe të hapur përpara Perëndisë dhe të rrëfejmë të gjitha
mëkatet tona. Rezultati do të jetë falja jonë dhe ribashkimi ynë me
Perëndinë.
v. 10-11 – është pasoja e Rrëfimit të Perëndisë.
Të
gjithë jemi dakord se është e rëndësishme për ne të rrëfejmë mëkatet
tona tek Perëndia. Por, përse duhet t’i rrëfejmë mëkatet tona te një
prift dhe jo vetëm te Perëndia.
Lexo Jakovi 5:16. Çfarë do të thotë Shën Jakovi në këtë varg?
Shën
Jakovi na thotë që të rrëfehemi te njeri-tjetri dhe të lutemi për
njëri-tjetrin; dhe kështu do të mund të shërohemi. Në fakt, në kishën e
vjetër, njerëzit rrëfeheshin publikisht përpara mbarë kishës.
Ishte
një akt publik, sepse Kisha e kuptonte që çdo mëkat i ndikon të gjithë
njerëzit; është një fyerje përpara Perëndisë, por gjithashtu përpara çdo
njeriu.
Çdo mëkat është një mëkat kundër bashkësisë. Nëse
kam inat në zemrën time kundrejt tjetrit, edhe nëse këtë inat nuk e
shpreh me fjalë ose vepra, predispozita negative në shpirtin tim do të
ketë një ndikim shkatërrimtar mbi të tjerët rreth meje. Kur një gjymtyrë
e trupit ndjen dhimbje, gjithë trupi ndjen dhimbje (1 Kor 12).
Por ndërsa Kisha rritej, rrëfimi publik u bë më pak i zakonshëm. Ishte i vështirë për dikë që të rrëfehej përpara mbarë kishës.
Cili është roli i priftit? Pse duhet të rrëfehemi tek ai?
Meqenëse
njerëzit nuke kishin të lëhtë të rrëfeheshin përpara mbarë bashkësisë,
prifti u bë përfaqësuesi i komunitetit. Kur dikush rrëfehet te prifti,
ai rrëfehet përpara mbarë komunitetit.
Por prifti është
gjithashtu një përfaqësues i Perëndisë. Sigurisht, vetëm Perëndia mund
të fal mëkatet. Prifti nuk ka forcë në vetvete, por vetëm nëpërmjet
Krishtit.
Ende, shumë njerëz pyesin: Pse duhet të rrëfehemi përpara një prifti? Çfarë mendoni?
1.
Një arsye është se mëkati ynë është një çështje publike, dhe prandaj
rrëfimi ynë duhet të jetë gjithashtu një çështje publike. Prifti është
një dëshmitar përpara Perëndisë, por gjithashtu përpara komunitetit.
2.
“Njerëzit e papërvojë në jetën shpirtërore zakonisht nuk i shohin as
sasinë e mëkateve të tyre, as ligësinë e tyre.” Kujtoni çfarë thotë
psalmi 32 në lidhje me mashtrimin e vetvetes. Prifti mund të na ndihmojë
të shohim me qartësi mëkatet tona, dhe të mos mashtrojmë vetveten për
rrezikun e mëkateve tona.
3. Është më e vështirë të
mashtrojmë vetveten, kur dikush tjetër na kontrollon. Kur qëndrojmë
përballë një ikone, dëgjojmë lutjet rrëfyese dhe flasim më zë të lartë
në praninë e priftit, shpesh mëkatet tona bëhën diçka që nuk e njihnim
me parë. Ekziston forcë në fjalën e shprehur. Dhe prifti na ndihmon për
të qenë të kontrollueshëm.
Etërit e shkretëtirës na
thonë se një mendim që është i fshehtë ka një fuqi të madhe mbi ne, por
nëse mund të gjejmë një mënyrë për ta sjellë atë në dritë, dhe të flasim
hapur për të, ai humbet fuqinë e tij.
“I
ligu e drejton të krishterin në vdekje në atë mënyrë që i mban të
fshehta mëkatet tona përpara të tjerëve dhe duke mos i rëefyer ato”.
(Shën Joan Kasianoi)
Një problem tjetër
është se ndonjëherë shqetësohemi t’i rrëfejmë mëkatet tona përpara një
prifti. Nëse SHQETËSOHEMI TË RRËFEJMË MËKATET TONA, dhe mendojmë që
Perëndia nuk do të na falë, ose është i lodhur me ne, mendoni për
historinë e mëposhtme.
Një i ri e pyeti jerondin: Si
mundet Perëndia të fal një mëkatar? A nuk është Perëndia i mërzitur me
të gjithë urrejtjen dhe xhelozinë që mbush zemrat e njerëzve?” Ava e pa
me ngrohtësi mikun e tij të ri dhe entuziast, dhe i tha, “Ti je brezi i
tretë në një familje mjeshtrash, bërësish mobiliesh. Më thuaj, nëse një
tavolinë e bukur që bëri gjyshi yt gërvishet, a do të hidhnit atë
poshtë? Ose nëse krisej një mobilje tjetër e bërë prej druri lisi të
mirë, a do ta hidhje tutje?”
Sigurisht
që jo! Një gërvishje nuk mundet të tjetërsoj natyrën e një pjese të mirë
mobilje. Madje edhe shumë gërvishje. Mobilja cilësore është e fortë dhe
e vlefshme.” Jerondi iu përgjigj: “Tani ke folur si një artizan i
vërtetë. Kështu dhe Perëndia ynë, krijues vazhdon të gjejë krijimin e
tij njerëzor të çmuar dhe të vlefshëm, pavarësisht nga gabimet e tyre të
dukshme”.
4. Rrëfimi është
një Mister i Kishës, që jep hir të veçantë. Ekziston një fuqi e veçantë
dhe hyjnore. Kur prifti vendos dorën e tij mbi kokën e atij që po
rrëfehet, është Krishti që vendos duart e tij mbi ne, Krishti që na fal,
Krishti që ofron hirin e shërimit.
Përfundimisht, cili është qëllimi e rrëfimit?
-SHERIMI!!!
- Pendimi para së gjithash, duhet parë si një akt ripajtimi,
riintegrimi, shërimi. Çdo mëkatar është ndarë nga Perëndia dhe nga
natyra e tij e vërtetë, për shkak të mëkateve. Ai është plagosur dhe
është e nevojën e shërimit. “Prandaj rrëfejani mëkatet tuaja
njëri-tjetrit … që të mund shëroheni.” (Jk 5:16)
Pendimi nuk duhet ngatërruar me një keqardhje të thjeshtë. Është një
“metanoia” (pendim), një ndryshim i plotë, një kthim 180 grad, një
shndërrim i plotë në pamje, një pamjë e re e botës.
Si të rrëfehemi?
Rrëfimi
dhe pendimi nuk janë thjesht recitimi i disa mëkateve që kemi bërë, por
është vendosja e kufizimit dhe pamjaftueshmërisë së plotë të njeriut
përpara Perëndisë.
Përgatitja nuk do të thotë bërja e një
liste të mëkateve që do të rrëfehen, por ofrimi i një ndjenje pendimi,
një dëshire për të afruar më pranë Perëndisë.
Sa shpesh rrëfehemi?
Shën
Joani i Shkallës: “Një plagë e re dhe e ngrohtë është më e lehtë për
t’u shëruar, sesa ato që janë të vjetra, të neglizhuara, dhe që kanë
nevoja për trajtim dhe operim. Neglizhimi i gjatë mund t’i bëjë shumë
nga ato të pakurueshme. Megjithatë, të gjitha gjërat janë të mundura për
Perëndinë.
Rreziku i rrëfimit:
Mos
e shikoni rrëfimin vetëm si një detyrim, duke menduar se ju “e
meritoni” Kungimi i Shenjtë pas Rrëfimit. Ky qëndrim ligjor është në
kundërshtim me pendimin e brendshëm dhe të vërtetë, pendim të cilin çdo i
krishterë duhet të gjithmonë ta ketë me vete.
Duhet të
rrëfehemi rregullisht, por duhet të kuptojmë se rrëfimi na ndihmon ta
shërohemi nga plagët shpirtërore. Nuk meritojmë asgjë pas rrëfimit, por
shërohëmi dhe jemi gati të vazhdojmë udhëtimi tonë drejt Perëndisë.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment