RËNDËSIA E BIBLËS NË KISHËN ORTHODHOKSE

Leximi i Biblës është një nga kollonat e besimit Orthodhoks. Adhurimi, mësimet dhe praktikat tona shpirtërore i kanë rrënjët e tyre në Shkrimet e Shenjta. Bibla është njohur si LIBRI I KISHËS. Si rrjedhim është e rëndësishme të hapim Biblën dhe të shikojmë çfarë  përmban ajo në vetvete. Bibla na mëson rëndësinë e madhe, jo vetëm të leximit të Shkrimeve të Shenjta, por dhe integrimin e saj si fjalë e Perëndisë në jetën tonë.

Ashtu sikurse trupat tanë kanë nevojë për bukën e përditshme për të mbijetuar, në të njëjtën mënyrë shpirtrat tanë kanë nevojë për ushqim, me qëllim që të rriten e të piqen. Një ndryshim i tillë shpirtëror vjen veçanërisht nëpërmjet lutjes së përditshme dhe leximit të Shkrimit të Shenjtë.
Më poshtë do të lexoni vargje nga Shkrimi i Shenjtë dhe citime nga shenjtorë të Kishës të cilat theksojnë fuqishëm rëndësinë e Shkrimit në jetën tonë të përditshme:
“Dhe këto fjalë që sot po të urdhëroj do të mbeten në zemrën tënde; do t’ua ngulitësh bijve të tu, do të flasësh për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur ke rënë më shtrat dhe kur çohesh. Do t’i lidhësh si një shenjë në dorë, do të jenë si shirita midis syve, do t’i shkruash mbi pllakat e shtëpisë sate dhe mbi portat e tua”. (Ligji i Përtërirë 6: 6-9)

“Ky libër i Ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh sipas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh”. (Jozuehu 1: 8)

“Lum njeriu…… që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit dhe që mëndon thellë, ditë e natë mbi ligjin e tij. Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën dop të ketë mbarësi”. (Psalmi 1: 1-3)

“Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur fjalën tënde. Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më ler të devijoj nga urdhërimet e tua. E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje. Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë. Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi. Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde. Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: ‘Kur do të më ngushëllosh?’ Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time. Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarsinë; prandaj urrej çdo shteg fallsifiteti. Fjala jote është një llamb në shtegun tim. Princat më përndjekin pa arsye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote”.
(Psalmi 119: 9-11.50,72,81-82,103-105,161-162)

“Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”. (Mateu 4:4)

“Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve të kemi shpresë”. (Romakëve 15:4)

“Fjala e Krishtit banoftë në ju me begati”. (Kolosianëve 3: 16)

“Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mrehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në fund të frymës, të nyjave dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës”. (Hebrenjtë 4:12)

“Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës” (2 Timoteu 2:15)

“I gjithë Shkrimi i Shenjtë është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje, dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë”.
(2 Timoteu 3:16,17)

Shkrimi i Shenjtë ka qenë gjithmonë një nga thesaret më të mëdha të trashgimisë 2000-vjeçare Orthodhokse.

Ai është burimi qëndror i së vërtetës dhe faktori më krijues në adhurimin, doktrinën dhe praktikën e Kishës.

Kjo është arsyeja përse shën Isak Siriani theksoi se blloku më i madh i ndërtimit për themelin e jetës shpirtërore dhe perparimin në të është përqendrimi në Bibël dhe në njohjen e saj.
Shë Klementi i Aleksandrisë shkroi: “Ata të cilët kanë zgjedhur të kryesojnë në shenjtëri, do të kenë një ushtrim të veçantë në Shkrimin e Shenjtë”.

Si etërit e Shenjtë arritën të bëheshin drejtues të mëdhenj?

Një praktikë integrale e tyre ishte leximi dhe mësimi i Shkrimeve. Shën Joan Gojarti besoi kaq shumë në rëndësinë e tyre, saqë praktikonte leximin e tërë letrave të shën Pavlit të paktën dy herë në javë dhe nganjëherë tre ose katër herë. Për shumë vite ai drejtoi studime  Biblike dy ose tre herë në javë, më qëllim që të ushqente grigjën e tij me Shkrimet.
Shën Kozmai i Etolisë nxiti njerëzit që predikonin, të mblidheshin në grupe me nga  5 –10 veta dhe të lexonin e të dikutonin Biblën me njeri – tjetrin. Kjo formë “Studimi Biblik” që ai afroi ishte shumë e rëndësishme.

Shën Serafimi i Sarovit lexonte Ungjijtë çdo javë së bashku me Letra të ndryshme dhe Veprat. Ai tha se e bënte këtë sepse: “Unë bisedoj me Zotin dhe mbaj në mendjen time jetën dhe vuajtjet e Tij, dhe ditë e natë unë e lëvdoj dhe i jap falenderime Shpërblyesit tim për tërë mëshirat e Tij që janë dërguar mbi qënien njerëzore dhe mbi mua të padenjin”.

Citime të tjera të shenjtorëve për Biblën:
“Shkrimet nuk na u dhanë që t’i kemi vetëm nëpër libra, por që mund t’i gdhendim në zemrat tona….. Dëgjoni, ju them të jeni të kujdesshëm për jetën e krishterë…. Zhytuni tek Shkrimet dhe merrini tërësisht tek vetja, mbajini në zemrën tuaj. Bëjmë ligësi pasi nuk njohim Biblën”.
(Shën Joan Gojarti në predikimin mbi Kolasianët)

“Ne duhet të thyejmë shigjetat e djallit në mënyrë të vazhdueshme duke lexuar Shkrimet Hyjnore. Nuk është e mundur për asnjë të shpëtohet pa marrë avantazhin shpirtëror të leximit”. (Shën Joan Gojarti)

Injorimi i Shkrimeve është një humnerë dhe një greminë e thellë”.
 (Etërit e shkretëtirës)

“Injorimi i Shkrimeve është injorim i Krishtit”. (Shën Jeromi)

“Në çdo vendim moral që merr dikush, për çdo veprim, për çdo mendim ai duhet të ketë gjithmonë të gatshme në mendje mësimet e Ungjillit….vazhdoni studimin deri në fund të jetës suaj. Asnjëherë mos pushoni. Mos mendoni se dini mjaftueshëm, edhe nëse e dini përmendësh”. (Episkop Ignat Briançaninov)

“Stjudoni këto themele me zell, themelet mbi të cilat është ndërtuar krishtërimi ynë Othodhoks,  të cilat janë Shkrimet e Shenjta…Sa njerëz të cilët kanë marrë pagëzimin janë shkatërruar dhe tani shkatërrohën thjesht sepse nuk donin dhe nuk duan t’i kushtojnë vëmendje themelit të besimit Orthodhoks. çdokush që përbuz këtë detyrë nuk do të ketë mbrojtje në gjykimin e frikshëm”. (Shën Inoçenti)

“Në studimin e Ungjillit të Shenjtë unë gjeta mësime të ndryshme të cilat janë perlat, diamantet, thesaret, pasuritë, gëzimi – i jëtës së përjetëshme”. (Shën Kozmai i Etolisë)

Kjo mund të tingëllojë e tepërt me tërë këto theksime mbi rëndësnë e Shkrimeve të Shenjtë në jetën tonë, por ne orthodhoksët kemi nevojë të kuptojmë dhe të bësojmë rolin qendror që fjala e Perëndisë duhet të luajë në udhëtim e jetës sonë. Fatkeqësisht ne Orthodhoksët zakonisht  e nderojmë Biblën në shumë mënyra, përveç asaj më të rëndësishmes – e vendosim në tryezën e altarit, e mbulojmë me ar dhe me bizhuteri, e temjanisim e ngemë lart dhe themi: “Urtësi drejt”.
Ne bëjmë gjithë këto, por a e lexojmë aktualisht? A e hapim çdo ditë dhe a marim nga thesari që ndodhet brenda në të?
Shpësh ne i ngjajmë një personi që ka një arkë të madhe me thesar. Brenda në arkë ka diamantë, bizhuteri, ar, argjend dhe pasuri përtej kufijve të konceptit të tij. Megjithatë, në vend që ta përdorë këtë thesar thjesht i shkon rrotull dhe u thotë edhe të tjerëve për të, por asnjëherë nuk e hap dhe nuk përdor pasuritë që ka për jetën e tij. Edhe ne preferojmë më tepër të flasim për thesarin që kemi, sesa të hapim arkën dhe të përdorim pasuritë e tij në jetën tonë.

Shën Tihoni i Zandokut, një nga shenjtorët më të mëdhenj të Rusisë, thotë këtë gjë përsa i përket leximit të Shkrimit të Shenjtë:
 “Nëse një mbret tokësor ju shkruan një letër, a nuk do ta lexonit atë me gëzim? Sigurisht, me gëzim të madh dhe me vëmendje të veçantë. Ju është dërguar një letër, jo nga një drejtues tokësor, por nga Mbreti qiellor. Dhe përsëri ju ende e përçmoni një dhuratë të tillë, thesar të paçmueshëm………….Sa herë që lexoni Ungjillin kuptoni se Jisu Krishti vetë është duke folur me ju dhe ndërsa ju lexoni, ju luteni dhe bisedoni me Të”.

Leximi i Biblës është një bashkëbisedim me Perëndinë. Ai flet me ne me qëllim që të na mësojë, të na udhëhëqë dhë të na drejtojë. Bibla është letër personale e adresuar veçanërisht ndaj secilit prej nesh nga Perëndia. Imagjinoni ç’bekim i mrekullueshëm është ky, të marrësh një letër nga vetë Perëndia. Pra, le të nxitemi të gjithë dhe me plot emocion të lexojmë se çfarë do të na thotë Krijuesi i universit.

QËLLIMI KRYESOR I LEXIMIT TË BIBLËS

Leximi i Biblës është një aventurë emocionuese, një hyrje e bujshme në një botë të re, një ndryshim i përjetimit të jetës. Nëpërmjet leximit të Shkrimit, dikush mund të shndërrohet, transformohet dhe shpërfytyrohet në një person të ri, një krijesë e re. Pra, Shkrimet ofrojnë një jetë të re.

Tako Perëndinë dhe përjeto jetën!

Një nga rreshtat e fundit të Ungjillit sipas Joanit përmbledh qëllimin kryesor të leximit të Shkrimit. Apostulli i shenjtë tha: “Po këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jisui është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij”.

Ky është qëllimi: Takimi me Perëndinë e gjallë dhe përjetimi i një jetë të re nëTë.
Nëpërmjet leximit të Shkrimeve, Perëndia, në një mënyrë te re dhe dinamike na tregon se cili është Ai dhe duke e njohur Atë arrijmë të kuptojmë vullnetin e Tij për ne. Mësojmë si të jetojmë çdo ditë duke i shërbyer Atij dhe duke lartësuar Emrin e Tij. Jeta jonë futet në një dimension të ri dhe emocionues. Ne kuptojmë që jeta e krishterë është një jetë e mbushur me gëzim, paqe, dashuri dhe shpresë.

Bibla është arka që mban thesarin tonë. Kur ne e hapim atë, branda saj shikojmë Krishtin, fillojmë ta njohim Atë, përjetojmë dashurinë dhe interesimin e tij për ne, arijmë të kemi dialogun tonë me Të – një dialog ku ne dëgjojmë, mësojmë, marrim, përgjigjemi dhe ndryshojmë. Në këtë dialog ne mësojmë:1) Kush është Perëndia; 2) Cilët jemi ne në të vërtetë; 3) Çfarë është jeta në tërësi – kuptimin e mirfilltë të saj; 4) Çfarë ka bërë Perëndia për secilin prej nësh; 5) Si t’i përgjigjemi asaj që Perëndia ka bërë për ne.

Nëpërmjet leximit tonë zbulojmë që mesazhi qëndror i Biblës është DASHURIA – dashuria e Perëndisë për secilin nga ne dhe për mbarë botën, ashtu si duhet të jetë edhe dashuria jonë për Të. Një nga mënyrat për ta zbuluar dhe përjetuar këtë dashuri  është leximi i përditshëm i asaj që ndodhet në Shkrimet e Shenjta.

FUQIA E BIBLËS

Pasi fillojmë ta përdorim Biblën çdo ditë të jetës sonë, përjetojmë fuqinë të cilën ajo i ofron çdo besimtari. Fuqi për të mposhtur të ligën në jetën tonë edhe në botë. Le të kujtojmë atë  që Shën Joan Gojarti shkroi se “injorimi i Biblës është shkaku kryesor i ligësisë në botë”.

Nëse ne duam të luftojmë në udhëtimin tonë shpirtëror, në luftën midis së mirës dhe të keqës, midis Perëndisë dhe Satanait, atëherë duhet të marrim “shpatën e frymës që është fjala e Perëndisë”. (Efesianëve. 6: 17)
 Shën Joan Gojarti shkroi: “ Ne duhet t’i japim fund rrënjëve të shigjetave të djallit duke lexuar vazhdimisht Shkrimet Hyjnore. Nuk është e mundur për askënd të jetë i shpëtuar pa marrë vazhdimisht avantazhin e leximit shpirtëror”.

Bibla ofron fuqi  për të kapërcyer zakonet djallëzore dhe për t’u afruar më pranë Perëndisë. Një shembull i mirë i burimit të forcës dhe fuqisë së Biblës është për ne një histori e shkëputur nga libri: “Rruga e  një pelegrini”

Pelegrini takoi një oficer i cili i tregoi historinë e jetës së tij. Karriera e oficerit pothuajse ishte shkatërruar nga pasioni i alkolit, derisa ai ra në kontakt me fuqinë e Biblës. Ati i tij shpirtëror i dha një kopje të Ungjijve, me kusht që të lexonte një kapitull të tyre, sa herë që ndiente nevojën për të pirë verë. Oficeri e mori Biblën e futi në çantë dhe e harroi atje.

Një ditë duke qenë pa asnjë lek në xhep, kërkon me të shpejtë në çantë se mos gjen ndonjë të hollë për të blerë verë. Dukë kërkuar sytë i shkojnë tek kopja e Ungjijve. Menjëherë kujton fjalët e atit shpirtëror dhe vendos që ta lexojë. Fillon me kapitullin e parë të Ungjillit sipas Mateut. Nuk kupton asgjë. Megjithatë duke lexuar e harron etjen për verë. Ditën tjetër në mëngjes dëshiron sërish të pijë verë dhe në vend të saj vendos të lexojë përsëri një tjetër kapitull nga Ungjilli. Kështu vazhdoi për ditë me radhë.
Më kalimin e disa ditëve lufta e tij sa vinte dhe bëhej më e lehtë. Hiri i Perëndisë i dha forcë dhe po i kuptonte më shumë ato që lexonte. Të gjithë u habitën me ndryshimin e jetës së tij. Zakoni i tij i pakurueshëm u zhduk plotësisht nëpërmjet një disipline të thjeshtë dhe hirit të Perëndisë…. Në fund të kësaj historie ai i thotë pelegrinit: “ Që nga koha e shërimit nga etja për të pirë, unë po jetoj nën betimin e leximit të përditshëm të Ungjijve, madje leximin e një Ungjilli në ditë dhe nuk lejoj asnjë të më pengojë për këtë”.
 
SI MUND T’I LEXOJMË SHKRIMET NGA ANA E NJË PERSPEKTIVE ORTHODHOKSE
Nëse kemi këtë qëllim në mendje që të përjetojmë fuqinë transformuese të Shkrimeve, atëherë ne duhet të kuptojmë plotësisht si të lëxojmë Biblën sipas perspektivës Orthodhokse.
a) Ta zotërojmë Biblën
Para së gjithash, duhet të ngulitim në mendjen tone, që ne nuk duam thjesht të lexojmë Shkrimet e Shenjta. Qëllimi ynë është të zotërojmë fjalën e Perëndisë, ta bëjmë atë pjesë të jetës sonë. Ne duam ta përdorim Biblën si derën tonë për në Mbretërinë e Perëndisë. Që të bëjmë këtë ne duhet të kuptojmë se, që të zotërojmë Biblën, të përjetojmë mbretërinë, duhet të udhëtojmë nëpërmjet etapave të ndryshme të leximit.
Këto etapa janë: dëgjimi, kuptimi, pranimi në zemër i asaj që dëgjojmë dhe së fundi aplikimin e të vërtetave në jetën tonë.
Fatkeqësisht, disa njerëz kurë nuk i kalojnë etapat e para. Kur ne lexojmë Shkrimin, a kërkojmë të përfundojmë eta  pën e dëgjimit ose edhe atë të kuptimit? A e kemi lejuar Perëndinë të prekë zemrën tonë? A kërkojmë që fuqia e Perëndisë të levizë brenda nesh? A kërkojmë që ajo të na çojë në veprim, të thyejmë indiferencën e jetës normale të vetkënaqësisë?
b) Të lexojmë me dashuri
Para së gjithash, ne e lexojmë fjalën e Perëndisë me një qëndrim dashurie. Teologu i madh Gjergj Florovski shkroi: “Askush nuk mund të përfitojë nga Ungjijtë, derisa ai së pari të ketë  dashuri për Krishtin. Krishti nuk është një tekst, por një person i gjallë dhe Ai banon në trupin e Tij, në Kishë”.
c)  Të afrohemi me një qëndrim lutësor
Hapi i tretë është t’i afrohemi Biblës në një mënyrë lutësore. Kurdoherë që hapim Biblën, ne duhet të themi një lutje të shkurtër, duke kërkuar Shpirtin e Shenjtë të na ndriçojë dhe të na udhëheqë, dhe të falenderojmë Perëndinë për privilegjin e madh të leximit të fjalës së Tij të Shenjtë.
Shën Isak Siriani thotë: “Mos iu drejto fjalëve të mistershme të Shkrimit pa lutje dhe pa kërkuar ndihmë nga Perëndia duke thënë: Perëndi, më ndihmo të perceptoj fuqinë që ndodhet në Shkrim”!
Eshtë një lutje e bukur të cilën priftërinjtë e ofrojnë në Liturgjinë Hyjnore para leximit të Ungjillit, të cilën mund ta mësojmë përmedësh:
“Zot njeridashës, bëj që të shkëlqejë në zemrat tona drita e kulluar e njohjes së hyjnisë sate, dhe çel syt e mendjes sonë për të kuptuar mësimet e tua ungjillore. Futna dhe frikën e porosive të tua të lumtura, që pasi të shtypim të gjitha epshet trupore, të mundim të kalojmë një jetë shpirtërore, duke menduar dhe duke bërë të gjitha ato që të pëlqejnë.  Se ti je ndriçimi i shpirtrave dhe i trupave tanë, o Krisht Perëndi, dhe ty ta drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin tënd pa fillim, dhe Shpirtin Tënd të Tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve.  Amin.
d) Të presim për të dëgjuar Perëndinë
Hapi i katërt që ne kemi pasi lexojmë Biblën është pritshmëria. Kur Perëndia flet personalisht me ne,  duhet të dëgjojmë dhe të presim atë që Ai do të na thotë (diçka që ka lidhje me jetën tonë). Duhet të presim, në mënyrë që fjalët e Tij të jenë përgjigje të problemeve tona. Të mos e shikojmë Biblën si një libër historik 2000- vjeçar, por si një libër bashkohor që ka të bëjë me jetën e tanishme. Sa herë që ta hapim thesarin tonë, të presim që ta takojmë Jisuin në mënyrë të gjallë dhe dinamike.
e) Ta lexojmë Biblën me përulësi dhe bindje
Të gjithë së bashku me një qëndrim pritjeje, të jemi gjithashtu edhe më mendje të përulur dhe të bindur. Përulësi nënkupton, që do të mësojmë shumë të vërteta. Shkrimet e Shenjta do të ngjallin tek ne sensin e habisë dhe frikës pasi do të shfaqen gjëra të cilat s’i dimë. Nëse ulemi dhe dëgjojmë Perëndinë të flasë me ne, atëherë vazhdimisht do të zbulojmë gjëra të reja.
Sigurisht, do të ketë gjëra, që ne nuk do t’i kuptojmë. Megjithatë le ta përulim veten dhe të kuptojmë se mënyrat e Perëndisë janë shumë më të larta se të tonat dhe kohë pas kohe do të mund të kuptojmë gjithnjë e më tepër. Edhe pse mund të dimë shumë, gjithmonë do të ketë të vërteta të cilat në s’mund t’i kuptojmë. Pra, kur të lexojmë Biblën të jemi të përulur dhe të përqendrohemi në atë që kuptojmë, dhe jo të arrijmë të luftojmë me ato që nuk  i kuptojmë.
Krah për krah me këtë qëndrim të përulur duhet të kemi një mendje të bindur. Bindje, në dëgjimin e asaj që Perëndia ka për të thënë dhe në të qënët gati për të përmbushur çfarëdo që Ai na thotë (e pëlqejmë  apo jo ). Disa gjëra që thotë Bibla kërkojnë një vëzhgim të mirë të vetvetes, pendim të sinqertë si edhe ndryshim të rrugës së jetës sonë. Mbi të gjitha kemi nevojë të presim për Shpirtin e Shenjtë dhe t’i bindemi fjalëve të Tij.
 f) Ta lexojmë Biblën me Kishën si Autoritet
Një mendje e tillë e bindur, kërkon gjithashtu që të jemi të bindur edhe ndaj autoritetit të Kishës. Ne duhet të kuptojmë se Shkrimi është marrë nga Kisha. Pasi Jisui vdiq, u ngjall dhe u ngjit në qiell, Kisha qe ajo që u la në tokë dhe jo Bibla, Bibla erdhi nga Kisha. Pra, Bibla kurrë nuk mund të shihet  e veçuar nga Kisha.
Kisha na tregon se si t’i interpretojmë Shkrimet.(Lexo Veprat 8: 30-31)
Megjithëse Shkrimi është një dialog personal, ne gjithashtu kemi nevojë për drejtim, dhe drejtuesja jonë është Kisha. Përfundimisht, duhet të mbajmë mend, se ne gjithmonë duhet t’i nënshtrohemi mendimeve private të eksperiencës totale të Kishës. Ne s’mund të vendosim interpretimin tonë mbi atë të Kishës.
Gjithashtu kuptojmë se, si libër i Kishës, qëllimi i Biblës është që gjithmonë të jetë një libër i cili udhëheq njerëzit drejt Krishtit dhe shpëtimit të Tij. Në Shkrime nuk thuhet se ato janë libra të shkencës. Në orthodhoksët nuk besojmë që çdo pjesë në Bibël është diktuar nga Perëndia fjalë për fjalë. Bibla është një dokument i së vërtetës, jo e vërteta vetë. E vërteta është vetëm Perëndia. Pra, Kisha beson se Shkrimi është i pagabueshëm kurdoherë që ai na flet për Perëndinë, për vullnetin e Tij, për ne dhe rrugën tonë të shpëtimit. Megjithatë nuk është i pagabueshëm në të gjitha faktet përsa i përket  historisë, gjeologjisë, biologjisë,etj.
g) Ta bëjmë Biblën personale
Hapi i shtatë që ne kemi kur i drejtohemi Shkrimit të Shenjtë është të parët e Biblës në planin personal. Perëndia na ka dërguar të gjithëve një shkrim dashurie. Edhe pse librat janë shkruar mijëra vjet më parë, akoma ato veprojnë si një letër personale për secilin prej nesh.
Pra vazhdimisht duhet të pyesim “Çfarë nënkupton ky paragraf për mua?” Çfarë mundohet të më thotë Perëndia? Si përdoret kjo e vërtetë në jetën time?  Çfarë lidhje ka kjo ngjarje me besimin tim?
h) Të jemi të disiplinuar në lexim
Së fundi le t’i drejtohemi Shkrimit me një mendje të disiplinuar. Le ta disiplinojmë veten tonë duke lexuar Biblën çdo ditë. Le ta konsiderojmë këtë ushqimin tonë të përditshëm. Pa ushqim fizik ne s’mund të jetojmë shumë. Në të njëjtën mënyrë, pa një ushqim të tillë shpirtëror shpirtrat tanë do të thahen.
Si një disiplinë gjithashtu të mësojmë që asnjëherë të mos e lëmë Shkrimin pa  fiksuar një paragraph, apo një rresht. Shën Joan Gojarti thotë : “Shkrimet nuk na janë dhënë kot, për t’i pasur vetëm si libra, por që ne të mund t’i ngulisim ato në zemrat tona”.
Ndërsa shën Pavli shkruan: “Fjala e krishtit banoftë tek ju me begatinë e vet”. (Kolosianët 3:16).
Dhe psalmisti vazhdon “E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time  që të mos mëkatoj më kundër Teje”. (Ps. 119: 11)

Edhe mugjërve të hershëm të shkretëtirës iu kërkohej që të paktën të dinin përmendësh gjithë Dhiatën e Re dhe Psalmet (një praktikë kjo e murgjërve rumunë dhe në kohët moderne). Ata i trajtonin psalmet dhe Shkrimin në të njëjtën mënyrë si murgjërit e tjerë  përdornin lutjen e Jisuit. Nëse mbushim mendjen tonë me mendime të bukura nga fjala e Perëndisë, atëherë do të kemi një shoqërues të përhershëm që na jep forcë, ngushëllim, frymëzim, paqe dhe dashuri gjatë gjithë ditës.

Pra, Shkrimet tona të shenjta, arka jonë e thesarit nga qielli, dera jonë për në Mbretërinë e Perëndisë, një letër e dashur nga Zoti ynë drejtuar secilit prej nesh - kjo është Bibla për të krishterët Orthodhoksë.

Megjithatë pyetja mbetet - si do t’i përgjigjemi? A do ta marrim këtë arkë, do ta hapim dhe do të marrim nga thesari brenda saj?!. Një thirrje që dua t`ju bëj është kjo:
“Le t’i vemë vetes një qëllim në jetën tonë – të zotërojmë Shkrimet, ashtu si etërit e Kishës”.
Ne kemi një jetë të tërë përparë, por le të fillojmë nga sot, që  tani. Le të vendosim qëllimet e duhura dhe dalëngadalë të zotërojmë Ungjijtë (të dimë për çfarë  flasin, të fiksojmë paragrafe të ndryshme që të arrijmë të njohim se cili është me të vërtetë Jisu Krishti, pastaj le të përqendrohemi tek Veprat dhe Letrat dhe më pas të mësojmë psalmet dhe çdo pjesë të Dhiatës së Vjetër. Natyrisht, e gjithë kjo kërkon kohë, mund dhe disiplinë në jetën tonë të krishterë, por çmimi në marrjen e thesarit të Perëndisë është i pabesueshëm.

Sugjerime për disiplinën shpirtërore

Që të zotërojmë Shkrimet, të takojmë në to Perëndinë dhe të përjetojmë jetën na nevojitet të gjithëve një disiplinë shpirtërore, e cila do të na udhëheqë gjatë gjithë udhëtimit të jetës sonë.
Perëndia na dhuroi jetën dhe ne që sot le të vendosim që jetën tonë, këtë dhuratë të çmuat t’ia përkushtojmë Atij. Por si?
Që sot të marrim vendimin që jeta jonë të mos jetë gjë tjetër, veçse një udhëtim i mrekullueshëm me mikun më të mirë në botë, me vetë Zotin. Kjo do të jetë edhe dhurata e vetme dhe më e çmuar që ne mund t’i bëjmë Atij, mënyra e jetës sonë. Jeta jonë e përkushtuar ndaj Tij dhe e karakterizuar nga një dashuri sakrifikuese mund të jetë oferta jonë më e mirë në shkëmbim të dashurisë së Tij të pafund. Një jetë me disiplinë shpirtërore mund të na çojë në thellësitë e jetës së begatë  të mbushur  me virtytat e Shpirtit të Shenjtë, një jetë sipas shembullit të vetë Zotit tonë. Le ta fillojmë udhëtimin me Perëndinë duke u përpjekur të jetojmë sipas disiplinës së mëposhtme:  

Të marrim pjesë çdo të Dielë në Meshën Hyjnore.


Të lexojmë Biblën çdo ditë.

Të caktojmë  kohë për lutje dhe meditim çdo ditë.

Të kungohemi rregullisht, të paktën një herë në muaj.
Të bëjmë vazhdimisht vepra bamirësie (dashuri në veprim).
Të marrim pjesë në shërbesat e adhurimit gjatë ditëve të javës, ditëve të shenjta, ditëve të festave dhe gjatë Kreshmës sa më shumë të mundemi.
Të vëmë në përdorim dhe në shërbim të të tjerëve të gjithë gjërat që na ka dhënë Perëndia... kohën, talentet dhe burimet tuaja.
Të ndajmë besimin tonë me të tjerët.
Kohë e qetë çdo ditë
Që të bëhemi  të krishterë të mirë dhe të fortë, duhet të lëmë një Kohë të Qetë çdo ditë.  Ja disa këshilla ndihmëse për t’ia dal me sukses.
- Të gjejmë një vend të qetë larg njerësve, zhurmës, radios, TV, telefonit, etj.
- Të vendosim se sa kohë do t’i kushtojmë kohës sonë të qetë, 10 minuta? 15? 30? 60 minuta?  Ta ruajmë  këtë kohë si të shenjtë, pa e ndërprerë.
- Të lexojmë Biblën gjatë kohës së qetë. Të mendojmë për ato që lexojmë.  Të pyesim vetveten se çfarë mund të mësojmë nga ato që lexouam. Të kërkojmë që Perëndia të na ndihmojë të zbatojmë  ato që mëson Bibla.
- Të lutemi sepse “Shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (Jakovi 5:16)
- Të përdorim një bllok shënimesh. Disa njerësve u duket e dobishme të kujtojnë leximet Biblike dhe lutjet.
 - Të kërkojmë vullnetin e Perëndisë: “Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh.” (Romakët 8:3)
Duke ndjekur këtë praktikë të gjithë ne do të arrijmë të dëgjojmë Krishtin të na drejtohet ashtu si thotë edhe shën Joan Gojarti: “Unë At, Unë vëlla, Unë dhëndërr, Unë shtëpi, Unë strehë, Unë veshje, Unë rrënjë, Unë themel, gjithçka që dëshiron ti, Unë jam. Nuk do të kesh nevojë për asnjë gjë kur më ke mua. Erdha të shërbej dhe jo të shërbehem. Unë edhe shok, edhe gjymtyrë, edhe motër edhe vëlla, edhe nënë edhe at, gjithçka Unë, vetëm ti të dëshirosh të jesh pranë meje. Unë i varfër për ty, dhe kusar për ty, në kryq për ty, brenda në varr për ty, në qiell gjendem për dëshirën tënde përkrah Atit, në tokë u dërgova nga Ati si ndërmjetës për ty. Ti për mua je gjithçka, edhe vëlla edhe bashkëtrashgimtar dhe shok dhe gjymtyrë e imja. Çfarë do më tepër o njeri?!
Dhe ne me plot bindje dhe dashuri duke pasur si shembull jetën dhe sakrificën e vet Zotit tonë le t’i përgjigjemi me këtë lutje:
Çdo gjë që dëshiron Ti, o Zot, dua edhe unë!
Çdo gjë që Ti zgjedh, e zgjedh edhe unë!
Çdo gjë që do Ti, unë do ta bëj!
Çdo gjë që do të më japësh, unë do ta pranoj!
Edhe atë që nuk ma jep, unë do ta pranoj!
Për  çdo gjë që Ti planifikon, unë do të gëzohem!
Çdo gjë, o Zot, çdo gjë!
Gjithashtu duke vazhduar edhe më tej themi se edhe mjaft shkencëtarë të shquar, njerëz të mëdhenj të të gjithë fushave e dëshmojnë me plot guxim marrëdhënien e tyre me Perëndinë si edhe ndihmesën e madhe që Shkrimi i Shenjtë ka pasur në jetën e tyre. Ata e pranuan Krishtin udhëtimin e jetës së tyre dhe na lanë dëshmi për këtë.
Ja disa nga dëshmitë e tyre:
“Për çdo ditë të jetës sime i lutem Shpëtimtarit tim, i cili më ka krijuar dhe nga njeri i dobët, i varfër, me dëshira të mëdha, mendjemadh dhe xheloz, më bëri njeri, i cili përmes fuqisë së mëshirës së Tij, është liruar prej të gjitha këtyre të këqijave. Ai që është burimi i të gjitha lavdive më shpëtoi, sepse unë vetë nuk jam asgjë, pëveç  se një varfanjak dhe njeri i humbur”. (Blaise Pascal)
“Të gjithë librat së bashku që unë kam lexuar, nuk më kanë dhënë aq ngushëllim, sa vargjet e psalmistit: “Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër” (Emanuel Kant)

“Qysh në librin tim më të ri në “Romazero”, unë kam theksuar mbi shdërrimin që, në lidhje me gjërat e Shenjta, është zhvilluar në jetëm time. Ndriçimin tim, krejt thjesht, ia di për nder leximit të një libri.Të një libri? Po, ky libër quhet “BIBLA”…Kush e ka humbur Zotin e tij, mund ta gjejë përsëri në këtë libër, dhe kush nuk e ka njohur Atë kurrë, këtu i vjen si frymëmarrje fjala e Shenjtë. Ringjalljen e ndjenjës simë fetare ia di për nder çdo libri të shenjtë”. (Henrik Heine)

“…..Vetë lidhja e drejtpërdrejtë me Zotin na jep neve forcë në vetvete dhe na garanton qetësi shpirtërore të vazhdueshme, që ne patjetër e çmojmë si gjënë më të mirë në jetë…” (Maks Planck)

“Kush dëshiron t’i besojë Krishtit, ai patjetër duhet të shohë se si mund të jetojë vetë pa të. Unë e ti nuk mundemi. Na nevojitet dikush i cili na ngre derisa ne jetojmë dhe na i vë duart nën kokë kur ne vdesim; këtë mundet ta bëjë Ai shumë mirë, pasi prej tij kështu  është  shkruar dhe ne nuk njohim tjetër që ta bënte këtë më me dëshirë se Ai”.  (Matthias Claudius)

“Nuk ka burim më të pastër, prej nga ku ne mund të marrim fuqi dhe guxim të ri, përveçse bisedës së përditshme me Zotin”. (L. B. Jonson )
“Sa shpirtvegjël, të prishur, ziliqar, mburravecë janë mohuesit e Zotit dhe të jetës pas vdekjes. Duke larguar Krishtin ata shkatërrojnë qëllimin e paarritshëm të bukurisë së mirësisë së njerëzimit. Dhe çfarë na parashtrojnë ata si zëvendësim të kësaj?! Realisht në këtë kohë është vetëm një e vërteë e vetme: KRISHTI – shpëtimi i gjithë njerëzve. Ky shpëtim përfshihet në këto fjalë: “Dhe Fjala u bë mish…”. (F. Dostojevski)

“Problemi i vërtetë nuk qëndron në zemrën dhe mendjen e njeriut. Ky nuk është një problem fizik, por etik. Ajo që na tremb ne nuk është fuqia e shpërthimit të bombës atomike, por fuqia e ligësisë së zemrës së njeriut, fuqia e saj shpërthyese për të keqen. Në emrin e Zotit, nëse ju i besoni Atij, merreni ju Atë me seriozitet, zotëroni dhe zbutni zbulimet shkencore, nëse jo, ne jemi të humbur”. (Albert Ainshtajn)

“S’ka  gjë mbi dhe që nuk tregon mjerimin e njeriut dhe njëkohësisht edhe mëshirën e Zotit, sa pafuqia e njeriut pa Zot, aq edhe fuqia e njeriut me Zot”. (Blaise Pascal)

“Gjatë jetës unë kam mësuar dy gjëra të vërteta: E para që unë jam mëkatar i madh dhe e dyta, që Jisu Krishti është Shpëtimtari i vetëm i Shenjtë”. (Isak Njuton)


3 comments:

  1. Përshëndetje të gjithëve, A po kërkoni një tregtar profesionist, menaxher Forex dhe binar i cili do t'ju ndihmojë të tregtoni dhe menaxhoni llogarinë tuaj me një sasi të mirë dhe masive fitimi në këmbim. mund të kontaktoni MR. Benson për planin tuaj të investimit inorder për të filluar. sepse ai më ndihmoi të fitoja 50.000 € me pak para investimi. Benson ju jeni tregtari më i mirë që mund të rekomandoj për këdo që dëshiron të investojë dhe tregtojë me një tregtar të mirëfilltë, ai gjithashtu ndihmon në rikuperimin e fondeve të humbjes .. mund ta kontaktoni në WhatsApp e tij: +17168691327

    ReplyDelete
  2. Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
    : email { dawnacuna314@gmail.com}
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete
  3. Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund t'i shërojnë. Kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( dawnacuna314@gmail.com )
    Whatsapp:+2349046229159/
    +3550685677099

    ReplyDelete